Lajmet

141 të shëruar dhe 66 raste të reja me COVID-19

Published

on

Në 24 orët e fundit në në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 503 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 66 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 7 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste,komuna Kamenicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK-ja njofton se brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15 mijë e 208 raste nga 63 mijë e 110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 mijë e 815 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 778./UBTNews

141 TË SHËRUAR DHE 66 RASTE ME COVID-19! Situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, September 22, 2020

Vendi

PDK: Përpjekjet për zgjedhjen e presidentit në mënyrë jokushtetuese janë shqetësuese

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka deklaruar se përpjekjet për vazhdimin e procesit të zgjedhjes së presidentit në mënyrë jokushtetuese janë shqetësuese për opozitën, përfshirë edhe PDK-në, si dhe për përfaqësues të shoqërisë civile.

Sipas tij, zgjedhja e presidentit është çështje me interes të përgjithshëm dhe nuk është dashur të trajtohet në mënyrë të njëanshme.

“Tendenca që kemi parë për të vazhduar zgjedhjen e presidentit në mënyrë jokushtetuese ka qenë shqetësuese jo vetëm për ne si PDK, por edhe për të gjitha subjektet opozitare, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe qytetarët”, deklaroi Tahiri.

Ai theksoi se opozita ka pasur një qasje konstruktive gjatë gjithë procesit, duke filluar nga konstituimi i institucioneve deri te votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Nuk kemi dashur të jemi sonte në konferencë për këtë temë, por kjo ka qenë një situatë e imponuar, për të cilën kemi alarmuar vazhdimisht”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Berisha: Bashkimi i opozitës do të zgjidhte krizën politike

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar në një konferencë për media se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e, siç e quajti ai, një procesi që po dëmton rendin kushtetues dhe po shndërrohet në një spektakël politik që ka zgjatur tash e katër muaj.

Sipas Tahirit, ky proces nuk përfaqëson një procedurë të mirëfilltë demokratike për zgjedhjen e presidentit, por një përpjekje për manipulim të opinionit publik. Ai theksoi se AAK-ja nuk do të marrë pjesë në atë që e cilësoi si “komplot ndaj shtetit”, në asnjë rrethanë.

Ndërkohë, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, u shpreh se nëse partia e tij do të kishte një rol më të madh në këtë proces, çështja do të mund të zgjidhej brenda një kohe shumë të shkurtër.

Berisha gjithashtu theksoi se bashkimi i opozitës do të ishte çelësi për tejkalimin e situatës aktuale. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti po kontribuon në përçarje, ndërsa shtoi se ndalimi i kësaj përçarjeje do t’i hapte rrugë zhvillimit dhe përparimit të vendit.

Continue Reading

Vendi

Kurti fton LDK-në të propozojë kandidat, ofron mbështetje me nënshkrime; Hoxha gati të tërhiqet

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm t’i japin LDK-së edhe 15 nënshkrime për cilindo kandidat që kjo parti propozon. Ai bëri të ditur se ka zhvilluar bisedë edhe me Hatixhe Hoxhën, e cila ka shprehur gatishmëri të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK-ja del me një emër të saj.

Sipas Kurtit, kjo do të mundësonte një garë mes një kandidateje nga shoqëria civile, Feride Rushiti, dhe një kandidati apo kandidateje të LDK-së.

“Kam biseduar me Hatixhe Hoxhën. Ajo është pajtuar të tërhiqet nëse LDK-ja i siguron 15 nënshkrime për kandidaten e saj. LVV-ja do t’i shtojë edhe 15 nënshkrime, duke krijuar kështu mundësinë për një përballje mes një kandidati të shoqërisë civile dhe një kandidati të LDK-së. Sonte mund ta zgjedhim presidentin/en e Kosovës. Unë jam në zyrën e LVV-së pranë Kuvendit, ku LDK-ja mund t’i dorëzojë nënshkrimet. Edhe nëse kanë vetëm 13 apo 14, ne i plotësojmë. Nuk kemi asnjë pengesë për cilindo kandidat që propozon LDK-ja”, ka thënë Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Tentimi i fundit për zgjedhjen e Presidentit sonte në orën 23:00

Published

on

By

Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës është shtyrë për në orën 23:00, pak para skadimit të afatit kushtetues të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se deputetët do të mblidhen edhe një herë gjatë natës për një përpjekje të fundit për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Seanca e sotme, sikurse edhe ato paraprake, është karakterizuar nga mungesa e partive opozitare, të cilat kanë bojkotuar procesin. Pas rifillimit të shkurtër të punimeve, Haxhiu e ndërpreu sërish seancën për shkak të mungesës së kuorumit të plotë, duke bërë të ditur se ajo do të vazhdojë në orën 23:00.

Në seancën e së hënës, ku morën pjesë vetëm deputetët e shumicës, u hodhën në votim dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha nuk arriti të sigurojë asnjë votë; një votë rezultoi e pavlefshme.

Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile kanë kundërshtuar procesin, duke vlerësuar se votimi pa pjesëmarrjen e plotë të deputetëve cenon rendin kushtetues.

Nëse Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin deri në mesnatë, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të reja.

Continue Reading

Të kërkuara