Lajmet
14 parti politike aplikojnë në KQZ për certifikim, afati mbyllet në ora 16:00
Published
5 years agoon
By
Betim GashiKQZ-ja ka pranuar aplikimet nga 49 subjekte politike, prej të cilave 14 parti politike, 18 iniciativa qytetare dhe 17 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është: 35 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 677 kandidatë për Kuvende Komunale.
KQZ-ja është duke vazhduar të presë aplikimet nga subjektet politike. Afati përmbyllet në orën 16:00 të ditës së sotme, e hënë, 16 gusht.
PARTITË POLITIKE
- Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;
- Partia Demokratike e Unitetit ka apllikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Pejë;
- Partia Ura ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Mitrovicë të Jugut;
- Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet Kuvend Komunal në Prizren;
- Organizata Balli Kombëtar Demokrat ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Podujevë;
- Srpska Lista ka palikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune (Graçanicë, Partesh, Shtërpcë, Zubin Potok, Leposaviq, Novobërdë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Obiliq, Kllokot, Ranillug) dhe për Kuvende Komunale (Partesh, Pejë, Prishtinë, Zubin Potok, Graçanicë, Lipjan, Leposaviq, Rahovec, Zveçan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Ranillug, Shtërpcë, Vushtrri, Klinë, Mitrovicë e Veriut, Skënderaj);
- Građanska Inicijativa Gore ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Dragash;
- Jedinstvena Goranska Partija ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Dragash dhe Prizren;
- Kosova Adalet Tűrk Partisi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Mamushë;
- Naša Inicijativa ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Prizren;
- Fjala ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Prishtinë dhe Kuvend Komunal në Prishtinë dhe Skënderaj;
- Partia Balliste ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvende Komunale në Pejë dhe Prishtinë;
- Socijaldemokratska Unija ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Prizren;
- Pokret za Gora ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Dragash dhe Prizren;
INICIATIVAT QYTETARE
- Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
- Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
- Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;
- Iniciativa Qytetare për Obiliq ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Obiliq;
- Bashkë për Shtërpcën ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Shtërpcë;
- Iniciativa Qytetare për Skënderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;
- Iniciativa Erdem ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Mamushë;
- Iniciativa Qytetare për Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;
- Iniciativa e Therandës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Suharekë;
- Iniciativa Qytetare Mogillë – Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;
- Reformimi Demokratik për Ferizajn ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
- Gi Sloboda Štrpce ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Shtërpcë;
- Lista e Pavarur Bekim Jashari ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Skënderaj;
- Mir – Ostanak ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Ranillug;
- Unioni i Blakçorëve ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Podujevë;
- Gradanska Inicijativa Bošnjaka Istok ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Istog;
- Shqiptarët e Bashkuar ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Graçanicë;
- Iniciativa Qytetare Green për Drenas ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Drenas;
KANDIDATËT E PAVARUR
- Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;
- Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;
- Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Lipjan;
- Radoš Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
- Bojan Saičić ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Klinë;
- Dragan Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
- Isa Elezaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar.
Vendi
Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria
Published
60 minutes agoon
April 2, 2026By
ubtnews
Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.
Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.
Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.
Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.
Aktualitet
Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës
Published
5 hours agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku fokus i diskutimit ishte fuqizimi i raporteve mes dy vendeve dhe interesi strategjik kombëtar.
Gjatë kësaj bashkëbisede, u vu theksi te nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për harmonizimin e qëndrimeve në diplomacinë ndërkombëtare.
Palët u pajtuan se rritja e koordinimit në politikën e jashtme është në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të përbashkëta në arenën globale.
Në kuadër të këtij takimi, ambasadori Malaj i përcolli ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, i cili organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë.
Ky samit tashmë është kthyer në një platformë kyçe për forcimin e lidhjeve me mërgatën dhe bashkimin e forcave për qëllimet kombëtare.
Nga ana e tij, Konjufca ritheksoi se për Republikën e Kosovës mbetet prioritet i vazhdueshëm thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si rrugën kryesore drejt avancimit të interesave strategjike të të dyja shteteve.
Vendi
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi i materialeve pas mbylljes së rastit
Published
6 hours agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Trupi Gjykues në rastin e madh të Speciales ku po gjykohen krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit, e përkrahur edhe nga mbrojtja e Selimit, se Prokuroria nuk duhet të dorëzojë apo zbulojë materiale të tjera, cilado qofshin ato, që nga momenti i mbylljes së çështjes gjyqësore – 18 shkurt 2026.
Sipas Trupit Gjykues, Prokuroria me materialet që ia ka komunikuar gjyqtarëve në sistemin e brendshëm të punës më 4 dhe 10 mars 2026, respektivisht më 4 mars ka dorëzuar katër materiale dhe gjashtë ditë më vonë edhe një material tjetër, nuk janë prova të reja në proces, raporton Klan Kosova.
“Për dallim nga parashtrimet e Mbrojtjes, Paneli gjen se dorëzimi nuk përbën parashtrim apo prova drejtuar Panelit në kuadër të këtij Rregulli. Zbulimi i provave nuk i është komunikuar gjykatës për qëllime të pranueshmërisë por si njoftim për palën e kundërt, pjesëmarrësit dhe Panelin”, thuhet në vendimin e Charles Smith.
“Paneli gjithashtu nuk sheh ndonjë meritë në argumentin e Mbrojtjes se, me mbylljen e rastit, interesi legjitim i Panelit në mbikëqyrjen e detyrimeve të zbulimit, siç përcaktohet në vendimin e kornizës ligjore, nuk vlen më”.
Mbrojtja e Hashim Thaçit i konsideroi materialet e dorëzuara javë pas mbylljes së rastit, të padrejta dhe të papranueshme. Sipas kryembrojtësit të Thaçit, Luka Misetiq, paraqitja e njëanshme e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në këtë fazë, përfshirë materiale që ZPS i sheh si inkriminuese në procese tjera, mohojnë të drejtën e Thaçit për një proces kundërshtues. /Ekonomia Online/
Lajmet
Zhvilloni të ardhmen e turizmit modern përmes vizionit akademik të UBT-së
Published
6 hours agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Misioni i Fakultetit të Turizmit në UBT është përqendruar në aplikimin e përsosmërisë në mësimdhënie dhe kërkime shkencore, duke krijuar një mjedis gjithëpërfshirës ku studenti është në qendër të vëmendjes për t’u përgatitur si udhëheqës i ardhshëm në biznes, shërbime publike dhe industri.
Ky program studimi ofron njohuritë më të avancuara në të gjitha dimensionet e turizmit, duke ndërthurur ekspertizën ndërkombëtare me nevojat e tregut lokal për të rritur bashkëpunimin midis studentëve, stafit akademik dhe komunitetit.
UBT, gjithashtu ka marrëveshje bashkëpunimi për Diplomë të Dyfishtë (Double Degree) me IMC Krems – University of Applied Sciences në Austri, një nga modelet më të suksesshme evropiane në arsimin për turizëm.
Përmes një natyre të fokusuar aplikative, programi synon formimin e specialistëve të mirëfilltë të cilët pajisen me aftësi të thelluara zbatuese për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale në një mjedis ekonomik gjithnjë e më kompleks.
Gjatë rrugëtimit akademik, studentët zhvillojnë kuptim kritik mbi teoritë ekonomike, mësojnë të përdorin teknologjinë e informacionit në dizajnimin e organizatave turistike dhe fitojnë aftësi inovative për zgjidhjen e problemeve të paparashikuara në këtë fushë.
Një nga pikat më të forta të këtij programi është lidhja e ngushtë me sektorin e industrisë, përfshirë hotelierinë, gastronominë dhe agjencitë turistike, çka siguron që kurrikula t’u përgjigjet plotësisht nevojave reale të tregut të punës.
Studentët përgatiten të menaxhojnë projekte komplekse, të kuptojnë pozicionin financiar të bizneseve turistike dhe të zbatojnë procedurat e menaxhimit të rreziqeve në operacionet e përditshme.
Për të mbështetur zhvillimin e gjeneratave të reja, UBT ofron mundësi të shkëlqyera financiare, duke përfshirë një bursë prej 20% për tre vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen në këtë fakultet.
Kjo mbështetje, e kombinuar me transferimin e njohurive dhe nxitjen e krijimtarisë, bën që të diplomuarit në Turizëm të jenë të gatshëm të marrin role udhëheqëse dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin arsimor, kulturor dhe ekonomik të vendit dhe rajonit.
Aplikimet e hershme kanë filluar, këtu gjeni linkun për me shumë informata.
Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria
Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës
Nora Gjakova nis karrierën si trajnere në Belgjikë
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi i materialeve pas mbylljes së rastit
Dorëhiqet Gabriele Gravina, Italia mbetet jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi
Zhvilloni të ardhmen e turizmit modern përmes vizionit akademik të UBT-së
Kuvendi ratifikon shtatë marrëveshje ndërkombëtare
Promovohet libri “Rrugëtimi drejt lirisë 1941-1991”, dëshmi e rëndësishme historike për Kosovën
Zendaya dhe Tom Holland shmangin zërat për martesë, theksojnë privatësinë e lidhjes
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
