Kronikë e zezë

131 persona u gjobitën në Prizren pasi nuk respektuan masat anti-COVID

Sipas policisë, janë shtuar edhe aktivitetet në parandalim të aksidenteve.

Published

on

Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se gjatë ditëve të vikendit ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19 dhe parandalimin e aksidenteve në komunikacion.

Sipas Policisë, në datat 17/18 dhe 19 dhjetor, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-COVID në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 131 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit.

“Jo vetëm këto, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 535 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion. Aktiviteti i policisë ishte përkushtuar në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, vetëm gjatë javës së kaluar janë realizuar gjithsej 47 urdhëresa, ku 47 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren dhe Suharekë. Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi”, thuhet në njoftim.

Lajmet

​Dogana konfiskon një sasi barnash të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve

Published

on

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, gjatë një kontrolli të realizuar në një barnatore në Prishtinë, kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja.

Këto produkte nuk janë importuar përmes zinxhirit zyrtar të furnizimit dhe nuk figurojnë të jenë futur në Kosovë nëpërmjet procedurave ligjore doganore.

Barnat e gjetura përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, pasi origjina, cilësia dhe kushtet e ruajtjes së tyre nuk janë të garantuara sipas standardeve të kërkuara, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka sekuestruar të gjitha produktet dhe ka iniciuar procedurat ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të qarkullimit të produkteve ilegale në treg./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Policia bastis një shtëpi në Kaçanik, sekuestrohen dy armë e dhjetëra fishekë

Published

on

Njësia e Hetimeve, në bashkëpunim me patrullën policore në Kaçanik dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ka kryer një bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar 43 vjeçar, A.S.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri – pistoleta dhe 67 fishekë dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor Kaçanik për intervistim.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Aksident në dalje të Lushnjës, një i plagosur

Published

on

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Lushnjës.

Një automjet tip “Audi” është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjës, duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi rrugor në rrethrrotullimin e Savrës.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe drejtuesi i mjetit Aleksandro B. ka marrë plagë të shumta, duke u dërguar menjëherë në spitalin e Fierit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan rtsh.al./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vritet biznesmeni i njohur në Shqipëri

Published

on

Ka humbur jetën tragjikisht biznesmeni E.M, pas disa të shtënave me armë zjarri dje në Elbasan.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur Shqipërinë, ku sipas burimeve viktima humbi jetën pasi u ekzekutua nga persona të paidentifikuar pranë biznesit të tij në Elbasan.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktima kishte marrë dy plumba në kokë ndërsa ndodhej në makinë në biznesin e tij.

Atentati duket se ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka vdekur./S.K/KP/TCh/

Continue Reading

Të kërkuara