Aktualitet

13 vjet nga tërmeti shkatërrimtar në Haiti

Tërmet i fuqishëm goditi Haitin më 12 janar 2010.

Published

on

Një tërmet i fuqishëm goditi Haitin më 12 janar 2010, si pasojë e të cilit humbën jetën mbi 300 mijë persona, bazuar në të dhënat e autoriteteve vendore.

Qytetet më të shkatërruara dhe më të prekura ishin Leogane dhe kryeqytetit Port-au-Prince, duke bërë që një e katërta e popullatës së këtij vendi në Amerikën Qendror të vdisnin dhe një pjesë tjetër e tyre të konsiderohej i humbur.

Tërmeti i fuqishëm prej 7 shkallë Rihter, ishte më i rëndi në 200 vitet e fundit.

Dëmet ekonomike që shkaktoi ky tërmet ishin 8.5 miliardë dollarë.

Haiti ka nëntë milionë banorë dhe është ndër vendet më të varfra në hemisferën perëndimore.

Aktualitet

Lushaku-Sadriu: Propozimi i Kurtit synon ta çojë kandidaten e VV-së në presidencë

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se oferta e fundit e kryeministrit Albin Kurti do të çonte në zgjedhjen e kandidates së Vetëvendosjes, Feride Rushiti, në postin e presidentes.

Pak më herët, Kurti ishte shprehur i gatshëm që t’i japë edhe 15 nënshkrime LDK-së, nëse kjo parti propozon cilindo kandidat, duke hapur kështu rrugë për një garë mes Feride Rushitit dhe një kandidati të LDK-së.

Megjithatë, Lushaku-Sadriu e ka kundërshtuar këtë propozim, duke theksuar se nuk mund t’i japin Kurtit atë që, sipas saj, nuk ia ka dhënë vota e qytetarëve. Ajo ka thënë se një veprim i tillë do të nënkuptonte mbështetje për përqendrimin e pushtetit në duart e një kryeministri.

Sipas saj, kjo ofertë kishte për qëllim krijimin e një kandidature të dytë vetëm për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kandidates së VV-së si presidente.

Continue Reading

Lajmet

Kurti fton LDK-në të propozojë kandidat, ofron mbështetje me nënshkrime; Hoxha gati të tërhiqet

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm t’i japin LDK-së edhe 15 nënshkrime për cilindo kandidat që kjo parti propozon. Ai bëri të ditur se ka zhvilluar bisedë edhe me Hatixhe Hoxhën, e cila ka shprehur gatishmëri të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK-ja del me një emër të saj.

Sipas Kurtit, kjo do të mundësonte një garë mes një kandidateje nga shoqëria civile, Feride Rushiti, dhe një kandidati apo kandidateje të LDK-së.

“Kam biseduar me Hatixhe Hoxhën. Ajo është pajtuar të tërhiqet nëse LDK-ja i siguron 15 nënshkrime për kandidaten e saj. LVV-ja do t’i shtojë edhe 15 nënshkrime, duke krijuar kështu mundësinë për një përballje mes një kandidati të shoqërisë civile dhe një kandidati të LDK-së. Sonte mund ta zgjedhim presidentin/en e Kosovës. Unë jam në zyrën e LVV-së pranë Kuvendit, ku LDK-ja mund t’i dorëzojë nënshkrimet. Edhe nëse kanë vetëm 13 apo 14, ne i plotësojmë. Nuk kemi asnjë pengesë për cilindo kandidat që propozon LDK-ja”, ka thënë Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Tentimi i fundit për zgjedhjen e Presidentit sonte në orën 23:00

Published

on

By

Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës është shtyrë për në orën 23:00, pak para skadimit të afatit kushtetues të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se deputetët do të mblidhen edhe një herë gjatë natës për një përpjekje të fundit për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Seanca e sotme, sikurse edhe ato paraprake, është karakterizuar nga mungesa e partive opozitare, të cilat kanë bojkotuar procesin. Pas rifillimit të shkurtër të punimeve, Haxhiu e ndërpreu sërish seancën për shkak të mungesës së kuorumit të plotë, duke bërë të ditur se ajo do të vazhdojë në orën 23:00.

Në seancën e së hënës, ku morën pjesë vetëm deputetët e shumicës, u hodhën në votim dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha nuk arriti të sigurojë asnjë votë; një votë rezultoi e pavlefshme.

Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile kanë kundërshtuar procesin, duke vlerësuar se votimi pa pjesëmarrjen e plotë të deputetëve cenon rendin kushtetues.

Nëse Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin deri në mesnatë, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të reja.

Continue Reading

Lajmet

PDK mbledh Kryesinë: Zgjedhja e njëanshme e presidentit po rrezikon rendin kushtetues

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbledhur urgjentisht Kryesinë e saj për të diskutuar zhvillimet e fundit politike, nga ku ka lëshuar një alarm për rrezikimin e rendit kushtetues në vend. Sipas PDK-së, përpjekjet e mazhorancës për të zgjedhur presidentin në mënyrë të njëanshme përbëjnë një shkelje flagrante të aktit më të lartë juridik të shtetit.

Në komunikatën e lëshuar pas mbledhjes, kjo parti ka bërë thirrje për respektimin e procedurave demokratike dhe ka paralajmëruar veprime për të parandaluar atë që e cilëson si cenim të demokracisë.

“Në përfundim, Partia Demokratike e Kosovës zotohet se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme politike dhe institucionale për mbrojtjen e Kushtetutës, rendit demokratik dhe të ardhmes së vendit, duke ftuar njëkohësisht qytetarët të jenë vigjilentë dhe aktivë në mbrojtje të shtetit të së drejtës”, thuhet në njoftimin zyrtar të PDK-së.

Ky reagim i PDK-së vjen në një kohë kur procesi i zgjedhjes së presidentit ka hyrë në një fazë bllokimi, duke rritur tensionet mes pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara