Lajmet

12 të vdekur dhe 832 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur 12 pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkaq janë regjistruar 832 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan, 27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë, 11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh, 3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 19 mijë e 384 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar./UBTNews

lajme

Publikohet studimi shumëvjeçar në stomatologji me kontributin e Prof. Asoc. Dr. Jeta Kiseri Kubati në International Journal of Dental Hygiene

Published

on

By

Një tjetër rezultat i rëndësishëm i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e shkencave dentare vjen nga Prof. Asoc. Jeta Kiseri Kubati, nga Fakulteti i Stomatologjisë në UBT, e cila është bashkëautore e një studimi shkencor të realizuar në bashkëpunim me studiues të Fakultetit të Mjekësisë Dentare të Universitetit të Rijekës, Kroaci.

Studimi, i cili është rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare dhe i një bashkëpunimi akademik ndërinstitucional, është publikuar në International Journal of Dental Hygiene, revistë shkencore ndërkombëtare e botuar nga Wiley dhe revista zyrtare e International Federation of Dental Hygienists. Revista është e indeksuar në Web of Science – Science Citation Index Expanded (SCIE), Scopus dhe MEDLINE/PubMed, duke i dhënë publikimit një shtrirje të gjerë në komunitetin ndërkombëtar të kërkimit shkencor.

Punimi, me autorë Milan Kos, Marija Kolceg Batinic, Jeta Kiseri Kubati, Daniela Kovacevic Pavicic dhe Stjepan Spalj, trajton perceptimin e pacientëve dhe efektet psikososiale të ndryshimit të ngjyrës së dhëmbëve pas zbardhimit dentar, duke ndjekur ndryshimet jo vetëm në periudhën e menjëhershme pas ndërhyrjes, por edhe gjatë një periudhe njëvjeçare.

Rezultatet sjellin një perspektivë interesante mbi lidhjen ndërmjet estetikës dentare, perceptimit të pacientit dhe mirëqenies psikososiale. Ndryshimi i ngjyrës së dhëmbëve ishte dukshëm më i madh në grupin aktiv pas një jave, ndërsa diferenca u zvogëlua gjatë një viti për shkak të rikthimit gradual të ngjyrës. Në të njëjtën kohë, të dy grupet raportuan rritje të kënaqësisë me estetikën orofaciale në periudhën afatshkurtër.

Ky publikim përbën një dëshmi të rëndësishme të vlerës së bashkëpunimit akademik ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe Kroaci, duke krijuar mundësi për realizimin e projekteve kërkimore klinike me standarde ndërkombëtare.

Continue Reading

Vendi

Besnik Tahiri i kërkon takim Avni Deharit për caktimin e seancës së radhës së Kuvendit

Published

on

By

Besnik Tahiri i kërkon takim Avni Deharit për caktimin e seancës së radhës së KuvenditShefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i ka kërkuar sot zyrtarisht takim kryesuesit të seancës knstituive, Avni Dehari, për të koordinuar përgatitjet rreth mbajtjes së seancës së radhës së Kuvendit të Kosovës.

Tahiri ka theksuar se, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe afatin e përcaktuar 48-orësh, seanca konstituive duhet të mbahet ditën e premte.

“Sot i kam drejtuar një kërkesë Kryesuesit të Seancës Konstituive, z. Avni Dehari, për zhvillimin e një takimi lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër”, ka njoftuar Tahiri.

Përfaqësuesi i AAK-së ka propozuar që takimi të zhvillohet deri në orën 13:30 në ambientet e Kuvendit, duke nënvizuar se kjo kërkesë bëhet në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe respektimit të procedurave parlamentare.

“Pres konfirmimin e kohës dhe vendit të takimit”, ka deklaruar më tej Tahiri. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kush është personi i arrestuar nën dyshimet për spiunazh dhe bashkëpunim me BIA-n?

Published

on

Fehim Sali është arrestuar nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës, BIA, dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq.

I arrestuari punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit, ndërsa më herët ka qenë i angazhuar edhe në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes.

Sipas raportimeve, ai dyshohet se është marrë edhe me ndërmjetësimin për prona dhe dokumente serbe, ndërsa ndaj tij ka dyshime se është angazhuar në grumbullimin e votave për persona që mbështesin presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen dhjetëra thika e boksa metalikë në Pejë

Published

on

By

Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Pejë, në bashkëpunim me inspektorët e tregut, kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mjeteve të mprehta dhe të rrezikshme që po shiteshin nga shitësit ambulantë në zonën e “Qarshisë së Gjatë”.

Sipas komunikatës zyrtare të Policisë së Kosovës, aksioni ka nisur më 5 gusht 2026, kur gjatë aktiviteteve rutinë u vërejt se shitësit ambulantë po tregtonin mjete të mprehta dhe boksa metali.

Në vazhdën e këtij aksioni, më 12 gusht 2026, inspektorët e tregut të asistuar nga Policia e Kosovës kanë zhvilluar një tjetër kontroll në të njëjtin lokacion, ku te personat e dyshuar u gjetën dhe u sekuestruan: 86 mjete të mprehta, 19 boksa metalikë, 2 shufra metali, 3 fotrolla thike

Policia e Kosovës bën të ditur se të gjitha veprimet janë ndërmarrë duke përfillur procedurat ligjore në fuqi, me qëllim parandalimin e rreziqeve dhe rritjen e sigurisë publike. /E.A/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara