Lajmet

12 të vdekur dhe 728 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Published

on

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (80, 74 dhe 57 vjeç), Gjilan 2 raste (81 dhe 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (86 dhe 81 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (59 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

Ndërkaq bëhet e ditur se janë regjistruar 728 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 316 raste, komuna Gjilan 52 raste, komuna Prizren 47 raste, komuna Gjakovë 45 raste, komuna Pejë 41 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Fushë Kosovë 25 raste, komuna Mitrovicë 21 raste, komuna Suharekë 18 raste, komuna Vushtrri 18 raste, komuna Shtime 16 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Kaçanik 11 raste, komuna Deçan 9 raste, komuna Obiliq 9 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Dragash 2 raste dhe komuna Istog 1 rast.

“Numri total i rasteve pozitive është 22 mijë e 934 nga 103 mijë e 839 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 732 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./UBTNews

1827 TESTIME, 60 TË SHËRUAR DHE 728 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Friday, November 6, 2020

Lajmet

Mbi 100 prokurorë do të mbikëqyrin zgjedhjet e 7 qershorit

Published

on

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se mbi 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial do të angazhohen për mbikëqyrjen e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, me qëllim garantimin e integritetit të procesit zgjedhor në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe për sigurimin e një procesi zgjedhor të rregullt dhe transparent.

“Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht, Prokurori i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve, subjekteve politike dhe organizatave që të raportojnë çdo rast të dyshuar për keqpërdorim apo manipulim të votës.

“Ftojmë qytetarët dhe të gjitha palët e përfshira që të denoncojnë çdo rast për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre”, theksohet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Aktori i Hollywood-it James Handy vdes në moshën 81-vjeçare pas sulmit me thikë

Published

on

Aktori veteran i Hollywood-it, James Handy, ka vdekur në moshën 81-vjeçare pasi u sulmua me thikë për vdekje në shtëpinë e tij në Tarzana të Los Angelesit, ka raportuar The Guardian.

Sipas Policisë së Los Angelesit (LAPD), Handy është gjetur pa ndjenja në oborrin e shtëpisë së tij me plagë të shumta në kraharor.

Për rastin është arrestuar 44-vjeçari Michael Gledhill, djali i partneres së aktorit, i cili jetonte në të njëjtën shtëpi me nënën e tij dhe viktimën. Ai po hetohet për vrasje.

Sipas autoriteteve, personi që kishte telefonuar në numrin emergjent 911 ka deklaruar: “Unë jam biri i njeriut, sapo e vrava njeriun e mëkatit”. Ndërkohë, i dyshuari më vonë u ka thënë policëve: “Jam personi që po kërkoni”, kur ata mbërritën në vendngjarje.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari banonte në këtë adresë së bashku me nënën e tij, e cila ishte partnerja e viktimës.

James Handy ka lindur në New York dhe ka ndërtuar një karrierë që ka zgjatur pothuajse pesë dekada. Ai është bërë i njohur për role në filma si “Jumanji”, “Logan” dhe “Top Gun: Maverick”, si dhe në seriale të njohura si “Law & Order”, “NCIS: Los Angeles” dhe “Criminal Minds”.

Karrierën e nisi në vitin 1977 me serialin “Ryan’s Hope”, ndërsa paraqitja e tij e fundit në film ishte në vitin 2022 me “Top Gun: Maverick”.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se hetimet për motivin e ngjarjes vazhdojnë.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën

Published

on

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, u takua me kryeministrin e Çekisë, Andrej Babish, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Çekia i ka dhënë Kosovës në shtetndërtim, në proceset euroatlantike dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ajo vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, duke theksuar se avancimi i përfaqësimit diplomatik me ambasadorë të plotë pasqyron nivelin e bashkëpunimit dhe besimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve.

Presidenca njoftoi se në takim u diskutua për rrugën evropiane të Kosovës dhe për rëndësinë e një procesi të besueshëm të zgjerimit.

Haxhiu kërkoi mbështetjen e Çekisë edhe për hapat e ardhshëm të Kosovës, përfshirë dërgimin e Pyetësorit të Komisionit Evropian dhe ecjen drejt statusit të vendit kandidat.

“U.d. Presidentja Haxhiu theksoi se Kosova e sheh Çekinë si partnere të rëndësishme edhe në fushën ekonomike, me mundësi të reja bashkëpunimi në energji, teknologji të gjelbra, inovacion, digjitalizim, shëndetësi, infrastrukturë dhe industri të avancuar”, u njoftua nga zyra.

Continue Reading

Lajmet

FSK realizon ushtrimin fushor “Ujku i Pamposhtur 01” në Gjakovë dhe Babaj të Bokës

Published

on

Në kuadër të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Komanda e Forcave Tokësore dhe njësi të kombinuara, përfshirë togun e IVR-së, Kompaninë Mbështetëse të RML-së, togjet e Komandës së Logjistikës dhe Policisë Ushtarake, kanë realizuar ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01”.

Ushtrimi është zhvilluar në zonat e Aeroportit të Gjakovës dhe Babaj të Bokës.

FSK ka publikuar edhe fotografi nga ushtrimi përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit, qëllimi i ushtrimit ishte validimi i aftësive operacionale, rritja e gatishmërisë luftarake, forcimi i koordinimit ndërmjet njësive si dhe zhvillimi i kapaciteteve për përmbushjen e detyrave në përputhje me standardet më të larta profesionale.

Continue Reading

Të kërkuara