Lajmet

12 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Published

on

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 65 pacientë me COVID-19.

Spitali i Pejës njofton se një pacient është në respirator, 43 pacientë në oksigjeno-terapi, ndërsa 12 pacientë në gjendje më të rëndë.

Bëhet e ditur se shtatë pacientë që po trajtoheshin në këtë spital janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews

Lajmet

Policia shqipton mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2493 gjoba për kundërvajtësit e trafikut në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 50 aksidente trafiku me dëme materiale, teksa 26 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, transmeton KosovaPress.

Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona, 18 janë dërguar në mbajtje, teksa dy persona janë në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Lajmet

​Vendimi i Supremes, LDK-ja sot i drejtohet Prokurorisë

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës do të dorëzojë sot, më 16 korrik, në Prokurorinë Speciale vendimin e djeshëm të Gjykatës Supreme. Dorëzimi do të bëhet në orën 11:30.

Bëhet fjalë për çështjen e arkave fiskale.

Veprimi i LDK-së vjen pasi Gjykata Supreme e ka shpallur të paligjshëm si dhe e ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë.

Rrjedhimisht, Supremja bëri të ditur se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë, është e kundërligjshme. Sipas gjykatës, gjithashtu shkel dispozitat kushtetuese.

Këtë vendim e ka kundërshtuar Qeveria në detyrë e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet KQZ-ja, diskutohet buxheti për zgjedhjet lokale

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje sot në orën 13:30. Një prej pikave është edhe raportimi rreth vlerësimit për rishpërndarje të buxhetit të aprovuar të KQZ për vitin 2025 për zgjedhjet lokale.

Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i procedurës standard të veprimit për krijimin e Listës së Votuesve.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor 2025.

Continue Reading

Aktualitet

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 47-të

Published

on

Kuvendi ka dështuar për herë të 47-të të konstituojë legjislaturën e nëntë, ku tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit sërish nuk mori mbështetjen e partive të tjera politike.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari sërish ftoi partitë politike për të propozuar emrat e kandidatëve për Komisionin Ad-hoc për votim të fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por as pas kësaj thirrje partitë e tjera në Kuvend nuk propozuan emrat, madje të njëjtat kërkuan që kryesuesi t’i kthehet rendit të ditës së dakorduar për votim  të hapur të zgjedhjes së të parës së Kuvendit.

Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 17 korrik në orën 11:00./Kosovapress

 

Continue Reading

Të kërkuara