Kulturë

12 këshilla “të mëdha” për biznesin e vogël

“Jini të hapur ndaj rrugëtimit pa qenë shumë të ngurtë për rezultatin”

Published

on

Në Dreamforce 2018, të pranishmëve iu kërkua të ndajnë këshillat më thelbësore për pronarët e bizneseve të vegjël. Gjatë katër ditëve u thanë mbi 1000 këshilla.

Në këtë artikull, ju sjellim vetëm 12 prej tyre.

Çdo udhëtim fillon me një hap – sigurohuni që të keni këpucë e duhura për të shkuar larg”

Nisja e një biznesi të vogël përfshin shumë vendime të rëndësishme, të mëdha dhe të vogla. Zgjedhjet që bëni sot mund të ndikojnë në biznesin tuaj për vitet që vijnë, prandaj është e rëndësishme që të keni një fillim solid dhe të vendosni biznesin tuaj në rrugën e suksesit.

Mos mendoni të vloni oqeanin – mendoni dhe veproni shpejt”

Mos lejoni që të mbingarkoheni nga kompleksiteti ose të paralizoheni nga kërkesa për përsosmëri – mbajini gjërat sa më të thjeshta kur dhe ku mundeni.

Besojini instinktin tuaj – mund ta dijë se cili do të jetë trendi i ardhshëm i industrisë!”

Drejtimi i një biznesi të vogël është i frikshëm, por ju po e bëni këtë. Ju jeni kapiteni i anijes, prandaj besoni që po ecni në drejtimin e duhur.

Ëndrroni për gjëra të mëdha, por mos harroni t’i hidhni hapat një nga një për të ardhmen. Planifikimi është mjeti juaj më i mirë për të siguruar sukses të vazhdueshëm“

Është mirë të keni një vizion se ku dëshironi që kompania juaj të shkojë. Por është edhe më e rëndësishme që të planifikoni përpara, në mënyrë që vendimet që merrni sot të mos ju kufizojnë në të nesërmen.

Jini të hapur ndaj rrugëtimit pa qenë shumë të ngurtë për rezultatin”

Drejtimi i një biznesi të vogël është një aventurë e paparashikueshme. Fleksibiliteti është një nga mjetet më të mira të sipërmarrësit për tejkalimin e vështirësive të papritura.

Një punonjës i shkëlqyer është më i mirë se 10 punonjës të këqinj”

Punonjësit janë pasuria juaj më e madhe. Punësimi (dhe pastaj dëgjimi dhe besimi) i njerëzve të duhur është një nga hapat më të rëndësishëm të suksesit.

Dëgjoni. Dëgjoni. Ju keni dy veshë dhe një gojë. Përdorini ato në këtë raport”

Detajet (dhe komunikimi i mirë) kanë rëndësi. Askush nuk di gjithçka, mësoni të bashkëpunoni dhe të komunikoni siç duhet me punonjësit dhe klientët tuaj.

“Njihni stastikat tuaja, por njihni klientët tuaj më mirë!”

Konsumatorët janë oksigjeni i çdo biznesi, sidomos për bizneset e vogla. Trajtimi i tyre si duhet dhe dhënia e një arsye për t’u kthyer është kritike.

“Nëse mendoni se është e mundur apo jo, keni të drejtë!”

Elvis këndoi më së miri – “Vetëm më të fortët mbijetojnë”. Kur sipërmarrja bëhet e vështirë, sipërmarrësit e një biznesi të vogël të suksesshëm bëhen më energjikë për të ecur përpara.

Punoni për një kompani për të cilën jeni krenar”

Sapo të keni punësuar punonjësit më të mirë ju duhet t’i trajtoni ata në mënyrën më të mirë të mundshme që të qëndrojnë me ju. Lëvizjet e vazhdueshme të punonjësve mund të dobësojnë edhe biznesin më të fortë.

Bëni atë që thoni se do të bëni!”

Çfarë përfaqëson kompania juaj? Nëse nuk qëndroni për atë që përfaqëson, ka gjasa që nuk do të jetë vërdallë për shumë kohë.

Ju keni për të jetuar vetëm një jetë. Çfarë është e rëndësishme për ju?”

Ekziston vetën një si JU! Është e pamundur të krijoni dhe të udhëhiqni një kompani të suksesshme nëse nuk funksionon 100%. Jini të mirë për veten tuaj, në mënyrë që të jeni gati për të shijuar frutet e punës tuaj.

Continue Reading

Lajmet

Po rinovohet Teatri ODA në Prishtinë, investim prej 1.3 milionë eurosh

Published

on

Po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të Teatrit ODA në Prishtinë, një nga hapësirat më të rëndësishme të skenës së pavarur dhe artit bashkëkohor në Kosovë.

Pas më shumë se dy dekadash veprimtari artistike, objekti po transformohet me synim krijimin e kushteve më të mira për artistët dhe publikun, duke ruajtur rolin e tij në jetën kulturore të kryeqytetit.

Projekti kap vlerën prej 1.3 milionë eurosh dhe synon forcimin e infrastrukturës kulturore, si dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e skenës artistike në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu në Prizren

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu, një aset me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe etnologjike, i cili ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit.

Kjo shtëpi tradicionale ruan elemente karakteristike të arkitekturës qytetare prizrenase, ndër to edhe hajatin dhe çardakun, që i japin objektit veçoritë e tij tipologjike.

Përmes restaurimit synohet ruajtja e këtij objekti dhe e vlerave të tij të trashëgimisë kulturore, duke mbrojtur një pjesë të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit historik të Prizrenit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër ditë krijimtari për fëmijët në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës po organizon një program të veçantë për familje, i dedikuar fëmijëve dhe i fokusuar në afrimin e tyre me artin përmes lojës, krijimtarisë dhe eksplorimit të teknikave të ndryshme artistike.

Programi do të zhvillohet për katër ditë, duke filluar nga ora 11:00, ndërsa punëtoritë do të frymëzohen nga veprat e ekspozitës që aktualisht është e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Gjatë aktiviteteve, fëmijët do të kenë mundësi të eksperimentojnë me pikturë, kolazh, media të përziera dhe tekstil, duke eksploruar tema si natyra, ngjyrat, format dhe imagjinata.

Përmes punës praktike, pjesëmarrësit do të inkurajohen të shprehen lirshëm dhe të zhvillojnë qasjen e tyre krijuese ndaj artit.

Të gjitha punëtoritë do të udhëhiqen nga edukatorja e artit Rina Gosalci, ndërsa Galeria Kombëtare e Kosovës ka ftuar familjet t’i bashkohen programit dhe të kalojnë kohë së bashku në një hapësirë të dedikuar artit dhe krijimtarisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Promovohet libri i ri i Prof. Dr. Halil Krasniqit: “Religjioni dhe mjekësia”

Published

on

By

Në Bibliotekën Qendrore të Kampusit UBT në Lipjan është promovuar libri më i ri i Prof. Dr. Halil Krasniqit, i titulluar “Religjioni dhe mjekësia – Besimi, shëndeti, jeta dhe rruga e njeriut drejt së vërtetës”. Ngjarja mblodhi familjarë, kolegë, profesorë, studentë e profesionistë të shëndetësisë e kulturës.

Vepra analizon raportin e thellë mes shkencës mjekësore dhe besimit, duke trajtuar lidhjen trup-shpirt, përballjen me sëmundjen dhe kërkimin e paqes së brendshme.

Gjatë fjalës së tij, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, vuri në dukje se libri shërben si një pikëtakim thelbësor mes besimit dhe shkencës, veçanërisht në momentet kur njeriu përballet me dilema të brendshme.

“Ajo që profesori Halil e thotë edhe në libër është se religjioni dhe mjekësia janë një ftesë për dialog ndërmjet mjekut dhe pacientit, shkencës dhe etikës, trupit dhe shpirtit, dijes dhe besimit. A është ky një formulim i qëndrueshëm? Po, sepse e gjejmë në pjesën praktike atëherë kur njeriu përballet me ato shqetësimet e veta të brendshme,” u shpreh Sejdiu.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, vlerësoi gjithashtu kontributin e gjatë të Dr. Krasniqit në akademi dhe mjekësi, duke e cilësuar librin si një hap të guximshëm për të hapur debate të nevojshme shoqërore.

“E falënderoj doktor Halilin për kontributin e tij në gjenerimin e dijeve përmes punës si profesor në UBT, si dhe e vlerësoj jashtëzakonisht shumë përkushtimin e tij në fushën e mjekësisë. Libri i tij i fundit është mjaft interesant dhe sfidues… Një guxim i tillë është i nevojshëm, sepse kemi nevojë të debatojmë për çështje që lidhin religjionin me shëndetin,” theksoi Hajrizi.Në përmbyllje, vetë autori Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi tregoi se shtysa kryesore pse një kirurg i përkushtohet shkrimit lidhet drejtpërdrejt me vlerën e vetë njeriut dhe forcën hyjnore që udhëheq jetën.

“Shtrohet pyetja se pse shkruan një mjek, një kirurg, vendi i të cilit është në sallën e operacionit pranë pacientëve? Përgjigja ime është shumë e thjeshtë: të gjitha librat shkruhen për njeriun — qenien më të përsosur, e cila vuan, sëmuret, përjeton faza të ndryshme të jetës dhe që është ajo që e ndryshon botën. E në ndikimin e njeriut ekziston edhe një forcë natyrore që e quajmë Zot (Allah), i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin, jetën dhe vdekjen e njeriut,” përmbylli Krasniqi.

 

Continue Reading

Të kërkuara