Kuriozitete

12 gjërat që u shpikën nga femrat dhe ndryshuan jetën moderne

Published

on

Identifikuesi i telefonatave dhe telefonata në pritje, Shirley Ann Jackson

Afrikano-amerikania e parë që mori një doktoraturë në “Massachusetts Institute of technology” (MIT), e dyta që ka bërë një karrierë në fizikë në të gjithë Amerikën dhe gruaja e parë që ka marrë Medaljen Kombëtare në Shkenca, Shirley Ann Jackson u specializua në teori mbi grimcat elementare dhe ka bërë kërkime në fushën e telekomunikacionit. Nga viti 1976-1991, ndërsa drejtonte laboratorin e “AT &T Bell” mori pjesë në zhvillimin e identifikimit të telefonatave dhe telefonatës në pritje, dy hallka pa të cilat nuk mund të konceptohet praktika telefonike. Gjithashtu i detyrohet asaj edhe kompozimi me tone dhe faksi portabël mes shpikjeve të tjera.

Akullorebërësja, Nancy Johnson

Patenta me numër 3274 e 9 shtatorit 1843 tregon një kovë rrethore prej druri, një cilindër të brendshëm prej kallaji dhe një lopatë në brendësi e lidhur me një manivelë. Është e regjistruar në emër të Nancy Johnson, lindur në 1795 dhe ka mahnitur breza të tërë fëmijësh; është një ftohës artificial, emrin ia vuri shpikësja e tij që shërbente për të bërë akullore. Kova e jashtme mbushej me akull, cilindri i brendshëm me dy shije ftohej kur rrotullohej manivela. Nancy e shiti shumë lirë, megjithatë u kthye në mekanizmin standard për shumë vite dhe njerëzit janë pasuruar me këtë mjet.

Azatioprina, një medikament që bën të mundur transplatet, Gertrude Elion

Gjatë adoleshencës, në vitet 1920 kimistja që do të fitonte çmimin Nobel, pa të vdiste nga kanceri gjyshi i saj dhe vendosi që në të ardhmen t’i kushtohej kësaj sëmundje. Edhe pse u kthye nga Universiteti i Nju Jorkut nuk arrinte të gjente punë, vetëm atëherë kur gjatë Luftës së Dytë Botërore shumë shkencëtarë ishin në front arriti të hynte në laboratorë që sot i përkasin GlaxoSmithKline. Këtu Gertrude Eliot njohu George Hichings, i cili kërkonte medikamente që ndërprisnin një mekanizëm të veçantë. Ajo sintetizoi për herë të parë purinat, një lloj medikamenti që bëri të mundur trajtimin e leukemisë. Së bashku me Hitchings, me të cilin ndau Nobelin dhe me James Black në vitin 1988 krijoi medikamente të tjera kundër malaries, herpesit, Hivit. Medikamenti e saj më i njohur është azatioprina që është një imunosupresor që lejon realizimin e transplantit, pra kontrollon refuzimin e organit.

Çantat e letrës, Margaret Knight

Në moshën 12 vjeçare habitë të ëmën, pasi kishte vënë re një incident në një fabrikë tekstilesh në Maine, kur krijoi një mjet sigurie për të ndaluar automatikisht një makinë, nëse mbetej diçka brenda. Pas Luftës civile u zhvendos në Massachusetts, ku punoi në një fabrikë çantash letre, Columbia. Në atë kohë çantat ishin pak a shumë sa një zarf dhe Margaret Knight  mendoi sa praktike do të ishin, nëse do të kishin një bazë të sheshtë për të krijuar volum për objektet. Një shok pune, Charles Annan i vodhi prototipin dhe e patentoi. Kur Knight e denoncoi, argumenti ishte se një grua nuk mundte kurrë të dizenjojë një makinë kaq novatore, por ajo shpjegoi hapat e shpikjes së saj dhe mori meritat; patenta kaloi në emër të saj pas një gjyqi të gjatë në 1871.

Kevlar, fibra antiplumb, Stephanie Kwolek

Është femra e katërt që ka hyrë në Sallonin e Famës së Shpikësve në vitin 1995 dhe ka fitur Medaljen Kombëtare të Teknologjisë në Amerikë. Gjithë karrierën e saj e zhvilloi në DuPont, kur në vitin 1964 po punonte për një fibër të lehtë, por rezistente për të prodhuar goma. Në një vit krijoi diçka që ishte 5 herë më e fortë se çeliku. Shoqëria e patentoi me emrin Kevlar dhe sot përdoret për jelekët antiplumb, helmetat ushtarake dhe për velat e garave.

Gjuha informatike COBOL, Grace Murray Hopper

Kundëradmiralja ishte një nga tre programueset moderne dhe ka punuar me kompjuterat e famshëm Mark I të Harvardit. Ideja e saj për të krijuar gjuhë programesh të pavarura nga makinat çoi në zhvillimin e Cobol (common business-oriented language) në vitin 1959 që ende përdoret edhe sot. Grace Murray Hopper vdiq në 1992 dhe mori Medaljen e Lirisë dhënë nga presidenti Obama pas vdekjes, sepse jo vetëm që krijoi gjuhën e kompjuterit më të përdorur në botë gjatë dekadës 1970, por edhe për kontributet e saj në informatikë.

Monopoli, Elizabeth Magie

Në vitin 1904 një stenografe dhe shkruese krijoi “The Landlord’s Game”  për të shpjeguar në mënyrë të këndshme rrezikun e monopoleve, kapitalizmi pa kontroll dhe të këqijat e grumbulluara në shumë të mëdha në kurriz të të tjerëve dhe për këtë mori një patentë. Elizabeth Magie ishte një femër përparimtare, feministe dhe militante politike dhe mbështeste “taksën unike” që promovonte Henry George, një politikan karizmatik dhe ekonomist i shek XIX. Si pjesë e aktivizmit ajo krijoi lojën që u popullarizua në veri të Amerikës. 30 vite më vonë, një shitës i papunë, Charles Darrow, kopjoi lojën e saj dhe ia shiti sipërmarrjes Parker Brothers dhe u bë milioner. Në vitin 1935 kjo sipërmarrje kishte negociuar me Magie-n për blerjen e “The Landlord’s Game”  për 500 dollarë.

Avullorja për rigjenerimin e lëkurës, Fiona Wood

Në vitin 1992 një mësues shkolle mbërriti në spitalin Perth në Australi me djegie nga benzina në masën 90% të trupit. E mori nën kurim një mjeke që i shpëtoi jetën me një teknikë që aplikohej në SHBA për të rigjeneruar lëkurën, por në vend që të priste për kulturën e indeve që donte disa ditë dhe që pacienti nuk i kishte, sepse infeksio

net do ta vrisnin më parë, mendoi për një alternativë. Fiona Woods kaloi net në laborator me një kolege Marie Stoner  duke u përpjekur të ndryshonte kriterin e inxhinierisë së indeve. Duke gjetur një mënyrë të vaporizimit qelizor të lëkurës në vend që të kultivonte inde revolucionarizoi trajtimin e djegieve. Ky proces vazhdon e përmirësohet dhe Wood punon në klinikën e saj “Clinical Cell Culture”. Spraj i quajtur ReCell u përdor në vitin 2002 për të trajtuar viktimat e atentatit në Bali, Indonezi.

Fshirëset, Mary Anderson

fshireseMary Anderson shkonte në Nju Jork në një ditë të ftohtë në vitin 1902, kur mendoi se duhej të bënte diçka për të hequr borën që grumbullohej në xhamat e përparmë të tranvajit, me të cilin udhëtonte, meqë pasagjerët ngrinin dhe shoferi i mbante të dyja dritaret hapur për të parë. Kur u kthye në Alabama, aty ku edhe rrinte, filloi të vizatojë një mjet që vepronte manualisht që nga brenda mjetit, të cilin e patentoi në vitin 1903 për 17 vjet. Kur donte ta shiste nuk gjeti blerës. Në vitin 1920 kur patenta kishte skaduar biznesi i automjeteve shpërtheu dhe dizenjoja e Andersenit u kthye në standard.

Enëlarëset, Josephine Cochrane

enelaresetNë shtëpinë e saj në Shelbyville, Ilinois i pëlqente të organizonte festa dhe që t’u shërbente të ftuarve me enë porcelani të trashëguar nga familja. Personeli i kuzhinës thyente sa herë ndonjë, kështu që Josephine Cochrane pati idenë e një makine që të pastronte më mirë dhe më e sigurt. “Nuk gjeta asnjë mashkull që ta bënte ashtu si e doja unë, provonin dhe dështonin,” – tha në 1880 kur e vizatoi modelin e saj. Tre vjet pas vdekjes së të shoqit krijoi një makinë për t’ia shitur restoranteve dhe hoteleve. Themeloi një sipërmarrje që mbajti emrin e saj e që sot njihet si KitchenAid.

Pelena njëpërdorimshe, Marion Donovan

pelenatPas vdekjes së të ëmës, i ati e çonte në një fabrikë ku punonte. Duke u rritur në këtë mjedis e ndihmoi shumë kur lindi djali i dytë; ndërronte shumë pelena dhe çarçafë nga një fëmijë tek tjetri. Marion Donovan filloi të ideonte një pelenë me filtra dhe bëri disa prova me perdet e banjës dhe në fund me një copë parashutash. Ajo e quajti kanotiera dhe pati shumë sukses në vitin 1949. Një vit më vonë kur prezantoi pelenën një përdorimëshe të bërë nga një letër shumë e fortë dhe thithëse të gjithë u tallën, sepse kishte prezantuar një send kaq pak praktik. Victor Mills, krijues i Pampers e rimendoi këtë ide një dekadë më vonë dhe krijoi perandorinë e tij.

Biskota me copëza çokollate, Ruth Wakefield

Një produkt i ëmbëlsirave më popullore lindi si një aksident në Whitman, Massachusetts në vitin 1930. Ruth Wakefield një ditë po përgatiste biskota kur vuri re se nuk kishte kakao për t’i gatuar. Atëherë mori një copë çokollatë, e theu në copëza, i futi në një masë sheqeri të kuq dhe tek arrat, duke imagjinuar se nxehtësia do ta shkrinte çokollatën. Kur i nxori nga furra vuri re se copëzat ishin si kristale të vogla, lindi kështu ajo ide që më vonë do të blihej nga Nestle./syri.net/

Kuriozitete

Skandal në Kullën e Londrës! Protestuesit hedhin krem mbi Kurorën Mbretërore, arrestohen katër persona

Published

on

Një mëngjes turistik në Kullën e Londrës u shndërrua në incident kur protestuesit hodhën thërrime dhe krem pastiçerie mbi vitrinën ku ekspozohen Kurorët Mbretërorë.

Katër persona u arrestuan nga autoritetet britanike, në bashkëpunim me Policinë e Qytetit të Londrës dhe ekipin e sigurisë së Kullës.

Ata i përkasin grupit Take Back Power, që kërkon krijimin e një asambleje të përhershme qytetare dhe taksimin më efektiv të pasurive të mëdha. Shtëpia e Xhevahireve u mbyll përkohësisht për publikun për shkak të hetimeve.

Kurora Perandorake, e krijuar më 1937 për kurorëzimin e Mbretit George VI, është e zbukuruar me mijëra diamante, perla, safirë dhe smeralde. Incidenti nuk shkaktoi dëme, por ngriti shqetësime mbi sigurinë e trashëgimisë mbretërore.

Protestuesit mbajtën një tabelë me mbishkrimin: “Demokracia ka rënë. Taksoni të pasurit”, ndërsa një punonjës i Kullës ndërhyri menjëherë, duke lejuar arrestimin e tyre para se situata të përshkallëzohej.

Hetimet vazhdojnë dhe seksioni i ekspozitës do të mbetet i mbyllur deri në përfundimin e tyre. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Çfarë është stërvitja e mendjes, si ta praktikoni?

Published

on

Sipas të dhënave, gjatë pandemisë Covid-19, 4 në 10 të rritur raportuan simptoma të depresionit ose ankthit.

Ky numër është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2019, kur raportoheshin vetëm 1 në 10.

Pandemia duket të ketë qenë një nga arsyet kryesore të kësaj rritjeje.

Mënyrat për të trajtuar këto çrregullime mund të jenë individuale ose mjekësore, duke përfshirë konsultimet me psikologë ose psikiatër.

Megjithatë, ka edhe metoda që mund t’i praktikoni për të përmirësuar shëndetin mendor e lehtësuar simptomat e ankthit dhe depresionit.

1. Stërvitja e trurit

Psikologu Sutton Smith sugjeron që lojrat janë një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur trurin aktiv dhe për të larguar depresionin.

Lojrat, qoftë elektronike apo të tjera, aktivizojnë zona të ndryshme të trurit që lidhen me motivimin, të mësuarit dhe arritjen e qëllimeve.

Mund të provoni:

Lojëra kompjuterike ose në telefon

Fjalëkryq, sudoku, pazëll, domino, shah

Çdo aktivitet që sfidon mendjen dhe stimulon kreativitetin

Sa më shumë të stërvitni trurin, aq më shumë do të ndiheni të konfidentë dhe të sigurt në vetvete.

2. Shmangni krahasimet

Krahasimi me të tjerët e rrisin ankthin dhe ndjenjat e ulëta të vetëvlerësimit. Fokusohuni tek vetja juaj, pasionet e hobi-t që ju bëjnë të ndiheni mirë. Mësoni të gëzoheni edhe nga gjërat e vogla, duke i dhënë trurit tuaj arsye për t’u ndjerë i lumtur dhe i lirë.

3. Psikoterapia

Këshillimi profesional dhe psikoterapia janë të rekomanduara për ata që vuajnë nga çrregullime të ankthit dhe depresionit.

Një studim i publikuar në Journal of Personality tregon se mënyra më e mirë për të menaxhuar emocionet negative është të qetësoni veten, edhe kur ndiheni të tensionuar.

Disa teknika të thjeshta:

Numëroni deri në 10

Përsëritni me vete një frazë ose mendim qetësues

Këto praktika ndihmojnë trurin të mësojë të kontrollojë emocionet dhe të mbrojë shëndetin mendor. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Dimër i pazakontë në horizont, studiuesit paralajmërojnë ndryshime atmosferike të rralla

Published

on

Meteorologët kanë vënë re së fundmi një model të pazakontë dimëror.

Studiuesit e NOAA kanë zbuluar se disa pjesë të atmosferës po sjellin sjellje të pazakonta që nuk janë parë për dekada, duke përfshirë La Nina, një kthesë stratosferike të erës dhe një ndryshim të hershëm në vorbullën polare të Arktikut.

Amy Butler nga Laboratori i Shkencave Kimike i NOAA-s dhe Daniela Domeisen nga ETH Cyrih shpjegojnë se këto kushtet atmosferike mund të kenë ndikime të mëdha në dimrat e vendeve, duke sjellë një model dimëror mjaft të pazakontë.

Sipas raportit, temperaturat e sipërfaqes së detit gjatë shtatorit dhe tetorit ishin më të ulëta se normalja. La Nina shoqërohet me vorbull polare më të fortë, por këtë vit ajo nuk po sillet në mënyrën e zakonshme.

Klimatologu Judah Cohen e përshkruan vorbullën si gardh që mban ajrin e ftohtë të rrethuar, por ngjarjet e fundit të ngrohjes së papritur në stratosferë po e dobësojnë. Ngrohjet e tilla rrisin temperaturat në stratosferën polare me 30–50°C brenda pak ditësh.

Parashikimet e NOAA-s në fund të vjeshtës e kishin paralajmëruar ngrohjen para fillimit të dimrit, një fenomen i pazakontë që është regjistruar vetëm në vitet 1958, 1968 dhe 2000. Ngjarjet kryesore priten midis mesit të dhjetorit dhe mesit të janarit.

Ndryshimet shkaktojnë që ajri i ftohtë nga Arktiku të zbresë në jug, duke sjellë temperatura të ulëta e reshje bore në zona që kanë dimër të butë. Një vorbull e trazuar dhe një rrjedhë uji me valë mund të krijojnë stuhira më të gjata dhe xhepa bore në vende të papritura.

Efektet nuk do të jenë të njëjta kudo. Parashikimi aktual i dimrit nga NOAA tregon modele tipike të La Nina, me Veriperëndim të Paqësorit më të lagësht, Jug më të thatë dhe Juglindje më të ngrohtë.

Por ndryshimet stratosferike mund të modifikojnë këto pritshmëri dhe të sjellin mot më ekstrem. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Gjetje arkeologjike 12,000-vjeçare tregon artin e hershëm neolitik

Published

on

Arkeologët në Turqinë Juglindore kanë zbuluar fytyra njerëzore të gdhendura dhe objekte të rralla në vendin arkeologjik Sefertepe, pjesë e kompleksit Taş Tepeler, i cili përfshin edhe Göbeklitepe, Karahantepe dhe Sayburç.

Gjetjet datojnë rreth 12,000 vjet më parë dhe ofrojnë njohuri të reja mbi botën e hershme neolitike.

Në Sefertepe janë identifikuar dy fytyra njerëzore të skalitura në gur: njëra në reliev të lartë dhe tjetra në basoreliev. Stilet dhe teknikat e ndryshme tregojnë se Sefertepe mund të ketë zhvilluar një identitet artistik unik brenda traditës më të gjerë të Taş Tepeler.

Një tjetër gjetje e veçantë është një perlë e vogël e zezë prej serpentiniti, e gdhendur nga të dyja anët dhe lëmuar me kujdes.

Ministri i Kulturës, Mehmet Ersoy, vuri në dukje se tregon se artefaktet e lëvizshme kishin funksion simbolik, krahas skulpturave monumentale, u zbulua një skulpturë e vogël me fytyrë dhe gojë të mbyllur, e cila simbolizon kufirin midis jetës dhe vdekjes, duke ofruar kuptim më të thellë për ritualet funerare neolitike, përfshirë heqjen e kafkës dhe varrimet dytësore.

Gjetjet e Sefertepe konfirmojnë se Taş Tepeler ishte rajon i integruar, ku komunitetet e hershme zhvillonin arkitekturë dhe art kompleks.

Analiza e detajeve si faqet, vijat e vetullave dhe hunda sugjeron se Sefertepe mund të ketë pasur stilin skulpturor, duke mbetur brenda traditës artistike të Taş Tepeler. Këto zbulime ofrojnë një pasqyrë të rrallë mbi jetën dhe artin neolitik, duke ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë më mirë zhvillimin kulturor dhe estetik të shoqërive të hershme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara