Kulturë

115 vite nga çelja e së parës shkollë kombëtare pedagogjike në Shqipëri

Published

on

Muzeu Historik Kombëtar organizoi një ceremoni përkujtimore për të shënuar 115-vjetorin e çeljes së së parës shkollë kombëtare pedagogjike në Shqipëri, Shkollës Normale të Elbasanit. Kjo ngjarje ka një rëndësi të madhe historike, pasi paraqet një moment kyç në zhvillimin e arsimit kombëtar dhe të formimit të arsimtarëve që kontribuan në ngritjen e institucioneve arsimore të vendit.

Shkolla Normale e Elbasanit u themelua më 1 dhjetor 1909, si rezultat i vendimeve të Kongresit Kombëtar të mbajtur më 2-8 shtator të atij viti në Elbasan. Kjo shkollë e parë pedagogjike kombëtare do të kishte një ndikim të jashtëzakonshëm në formimin e brezave të rinj, duke ofruar arsimim për nxënës të ardhur nga çdo krahinë e Shqipërisë. Gjatë vitit akademik 1909-1910, shkolla kishte 160 nxënës, të cilët morën një formim të lartë dhe të pasur teorik dhe praktik.

Drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit ishte Luigj Gurakuqi, një figurë e shquar e arsimit dhe kulturës shqiptare. Pjesë e stafit mësimor të kësaj shkolle ishin emra të njohur të arsimit kombëtar, si Aleksandër Xhuvani, Sotir Peci, Simon Shuteriqi, Kristo Dako, Hafiz Ibrahim Dalliu, Ahmet Gashi, Mahir Domi, Salih Çeka, Eqrem Çabej, Thanas Floqi, etj. Këta individë, përmes punës së tyre të palodhur, kanë kontribuar jo vetëm në përhapjen e dijeve, por edhe në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe kulturore të Shqipërisë.

Historia e kësaj shkolle është ngushtë e lidhur me zhvillimet politike dhe shoqërore të vendit. Shkolla u mbyll për herë të parë në vitin 1912, pas shpalljes së Pavarësisë, por u rindërtua në vitin 1913-1914 gjatë periudhës së Qeverisë së Vlorës dhe të Princ Vidit. Pas Luftës së Parë Botërore, ajo u rindërtua sërish në vitin 1921 dhe funksionoi pa ndërprerje deri në vitin 1943, kur shumë nxënës u angazhuan në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke lënë shkollën për të marrë pjesë aktivisht në luftën për çlirimin e atdheut. Gjatë periudhës së Luftës, Shkolla Normale e Elbasanit dha 63 dëshmorë, një pasuri njerëzore dhe kombëtare, të cilët u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Përkushtimi dhe sakrifica e atyre që morën pjesë në këtë shkollë dhe kontribuuan në zhvillimin e arsimit janë një shembull i paçmueshëm për brezat e sotëm. 115 vjet pas themelimit të saj, Shkolla Normale e Elbasanit vazhdon të jetë një simbol i ngritjes së arsimit shqiptar dhe një trashëgimi e vyer për gjithë kombet./UBTNews/

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci dhe ambasadori i BE-së diskutojnë për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Published

on

Ministrja Saranda Bogujevci dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi kanë pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Gjatë takimit u diskutua për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e mbështetjes evropiane dhe avancimit të projekteve në fushën e kulturës dhe turizmit.

Ndërkaq, ambasadori Schuebel ritheksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Kosovës, duke theksuar se mbështetja e BE-së përfshin edhe zhvillimin e kulturës dhe turizmit në vend.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara