Lajmet

11 metodat e bazuara në shkencë për të frenuar urinë dhe oreksin

Në këtë listë keni 11 mënyra të bazuara në shkencë për të ndihmuar në uljen e urisë dhe oreksit.

Published

on

Në përgjithësi, uria dhe oreksi janë sinjale që trupi juaj jep për të treguar se nevojë për energji ose dëshiron një lloj të caktuar ushqimi.

Por nëse ndjesia e urisë vazhdon edhe kur sapo keni mbaruar një vakt, kjo mund të jetë një shenjë që nuk po hani mjaftueshëm ose nuk po konsumoni kombinimet e duhura të ushqimeve.

Nëse jeni duke u përpjekur të humbisni peshë, duke ndjekur një rutinë të re vaktesh si agjërimi, mund të pyesni veten se në çfarë mënyrë të reduktoni ndjesinë e urisë përgjatë ditës.

Për ta bërë më të lehtë, në këtë listë keni 11 mënyra të bazuara në shkencë për të ndihmuar në uljen e urisë dhe oreksit.

Konsumoni mjaftueshëm proteina

Shtimi i proteinave në regjimin tuaj ushqimor mund të frenojë ndjenjën e urisë, të ulë nivelet e hormoneve të urisë dhe mund t’ju ndihmojë të konsumoni më pak ushqim në vaktin tuaj të ardhshëm. Proteinat, qoftë ato shtazoret apo ato bimoret, janë të dobishme për t’ju mbajtur të ngopur për një kohë të gjatë. Kjo mund t’ju ndihmojë në humbjen e peshës, pjesërisht duke reduktuar oreksin e tepërt.

Zgjidhni ushqime të pasura me fibra

Fibrat ju ndihmon të ngopeni duke ngadalësuar tretjen dhe duke ndikuar në çlirimin e hormoneve të ngopjes. Ndjekja e një regjimi me fruta, perime, fasule, arrorë dhe fara mund të promovojë gjithashtu shëndetin tuaj afatgjatë, përkrah rënies nga pesha.

Pini ujë

Shkencëtarët besojnë se konsumi i rreth 500 ml ujë mund të dërgojë sinjale të ngopjes në tru. Meqenëse uji zbrazet shpejt nga stomaku, kjo këshillë mund të funksionojë më mirë të konsumoni ujë sa më afër vaktit. Fillimi i vaktit me një supë, mund të veprojë në të njëjtën mënyrë! Të ulë urinë dhe të reduktoje marrjen e kalorive të tepërta nga vakti. Megjithatë, ky mund të mos jetë rasti për të gjithë. Gjenetika, lloji i supës që hani dhe faktorë të tjerë të ndryshëm janë të gjithë në lojë.

Hani me kujdes dhe me ngadalë

Të ngrënit shumë shpejt ose ndërkohë që jeni të hutuar apo të shpërqëndruar, e bën më të vështirë për trurin tuaj që të vërejë sinjalet e ngopjes që trupi dërgon. Ngadalësimi i ritmit me të cilin hani mund të jetë një mënyrë për të frenuar tendencën për të ngrënë tepër, së bashku me eleminimin e çdo paisjeje që ju shpërqëndron gjatë ngrënies.

Mësoni se cilat enë funksionojnë për ju

Zvogëlimi i madhësisë së enëve tuaja mund t’ju ndihmojë gjithashtu të zvogëloni në mënyrë të pandërgjegjshme racionet e vaktit dhe të konsumoni më pak ushqim pa u ndjerë të privuar. Shpesh ngrënia nga një pjatë më e vogël ose përdorimi i një ene me madhësi të caktuar mund t’ju ndihmojë të hani më pak.

Ushtrohuni rregullisht

Ushtrimet aerobike dhe ato me rezistencë mund të ndihmojnë në rritjen e hormoneve të ngopjes dhe të çojnë në uljen e urisë dhe marrjes së kalorive. Aktivitetet me intensitet më të lartë mund të kenë efekte edhe më të mëdha.

Flini mjaftueshëm gjumë

Gjumi i mjaftueshëm dhe cilësor mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e urisë dhe mbrojtjen kundër shtimit të peshës. Sipas ekspertëve, të paktën 7 orë gjumë në natë ka të ngjarë të zvogëlojë nivelet e urisë gjatë gjithë ditës.

Menaxhoni nivelet e stresit

Stresi i tepërt dihet se rrit nivelet e hormonit kortizol. Edhe pse efektet mund të ndryshojnë nga personi në person, nivelet e larta të kortizolit përgjithësisht mendohet se rrisin dëshirën për të ngrënë. Megjithatë disa njerëz reagojnë ndryshe ndaj stresit. Ku në periudhat akute të stresit, këta individë kanë tendencë të mos kenë fare oreks.

Konsumoni pak xhenxhefil

Përveç shtimit të shijes dhe qetësimit të stomakut, xhenxhefili mund të ndihmojë në uljen e ndjenjës së urisë. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar këtë efekt.

Zgjidhni ushqime të plota

Për të nxitur ndjenjën e ngopjes, zgjidhni ushqime me përmbajtje të lartë të proteinave, të fibrave, të yndyrnave të shëndetshme dhe të karbohidrateve komplekse.

Mos e privoni veten

Marrëdhënia midis oreksit, urisë dhe dëshirave është komplekse dhe përfshin shumë rrugë biologjike. Shijimi i ushqimeve që dëshironi në mënyrë të moderuar mund të jetë më efektiv në reduktimin e urisë dhe dëshirave tuaja, sesa t’i privoni plotësisht ato.

Në fund të fundit, uria dhe oreksi janë funksione normale trupore. Në mënyrë tipike, ato janë thjesht një shenjë se trupi juaj ka nevojë për energji dhe është koha për të ngrënë. Këshillat e lart përmendura janë vetëm disa mënyra të thjeshta për të reduktuar oreksin dhe urinë gjatë kohës kur ndiheni sikur ato ndjesi janë më të larta se zakonisht. /AgroWeb.org

Lajmet

Dyshohej për varrezë masive në ish-shkollën teknike në Obiliq, Policia: U tentua të kultivohej drogë

Published

on

Gjatë pastrimit të ish-shkollës teknike në Obiliq, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Pastrimit “Kastrioti” në bodrumin e shkollës, kanë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.

Fillimisht është dyshuar për varrezë masive, por sipas Policisë, më pas u kuptua se në këtë objekt është tentuar kultivimi i disa substancave narkotike.

Pastrimi i objektit pati filluar të bëhej pas vendimit të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit që kjo shkollë të rikthehet dhe të fillojë mësimi përsëri.

Në bodrumin e objektit, shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, i cili kishte thënë se rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

“Sipas policëve dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substanca, siç më tha eprori i policisë. Mirëpo, sido që të jetë, prokuroria edhe policia këtë punë e kanë në dorë dhe ato merren me rastin. Ndërsa sa i përket varrezës masive, unë nuk pashë, apo edhe policia qysh ma ka konfirmuar, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, ka dekalruar ai, raportoi EO.

Kjo shkollë që nga viti 1990, kur nxënësit ishin dëbuar nga forcat serbe, nuk kishte funksionuar më. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

3 milionë euro për efiçiencë të energjisë, mbi 1,400 qytetarë do të përfitojnë

Published

on

Rreth 3 milionë euro do të investohen në masa të efiçiencës së energjisë, projekt nga i cili pritet të përfitojnë mbi 1,400 qytetarë në Kosovë.

Deri më tani, në kuadër të këtij projekti janë rinovuar 51 shtëpi të familjeve të cenueshme, me një investim prej rreth 610 mijë eurosh. Në mesin e përfituesve është edhe familja Dragidella në Prishtinë.

Para renovimit, kjo familje konsumonte mbi 85 MWh energji në vit, ndërsa pas përfundimit të punimeve pritet të kursejë rreth 74 për qind të energjisë.

Deri në fund të këtij viti, pritet të përkrahen 192 familje përmes renovimit të shtëpive të tyre, ndërsa deri në vitin 2028 numri i familjeve përfituese pritet të arrijë në 280, në të gjithë Kosovën.

Përfituese do të jenë familjet që marrin asistencë sociale, me përparësi të veçantë për familjet me pensionistë, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit vetushqyes.

Projekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Danimarkës, UNDP-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kryeprokurori i Speciales takon shefin e ri të EULEX-it

Published

on

Prishtinë, 8 shtator 2026 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur të martën në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.

Në këtë takim të parë njohës, Isufaj dhe Lopes kanë diskutuar për çështje me interes të përbashkët lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria Speciale.

Gjatë takimit është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, ka theksuar se misioni evropian do të vazhdojë të mbështesë punën dhe përkushtimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti për varrimin e Mlladiqit: Serbia ka kaluar në glorifikim shtetëror të gjenocidit

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj ceremonisë së varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, duke akuzuar Beogradin zyrtar për glorifikim shtetëror të një krimineli të dënuar për gjenocid.

Kurti ka krahasuar zhvillimet e fundit në Kosovë me ato në Serbi, duke përmendur 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës dhe Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Në anën tjetër, ai ka thënë se Serbia fundjavën e ka kaluar duke u përgatitur për ceremoninë e Mlladiqit.

“Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dokumentuar përmes dëshmive, identifikimeve forenzike dhe dokumentimit të krimeve.

Kurti e ka krahasuar Mlladiqin me ish-presidentin jugosllav, Slobodan Millosheviq, duke e cilësuar atë si një prej figurave kryesore të aparatit ushtarak të tij.

Ai ka kritikuar gjithashtu ceremoninë e organizuar për Mlladiqin, duke thënë se Serbia ka kaluar nga mohimi i krimeve në glorifikimin e tyre.

“Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore”, ka shkruar Kurti.

Në fund, ai ka deklaruar: “Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara