Aktualitet

11 korrik – Dita Botërore e Popullsisë

Published

on

Dita Botërore e Popullsisë kremtohet çdo vit më 11 korrik, është një festë që i kushtohet fokusimit në rëndësinë e çështjeve demografike.

DITA u krijua nga Kombet e Bashkuara si rezultat i shprehjes së interesit të shtuar të njerëzve pikërisht në datën e cituar kur popullsia arriti shifrën pesë miliard në vitin 1987.

Sigurisht, ju mund ta dini se sot ka më shumë se shtatë miliardë njerëz në Tokë, por sa shpesh ndaloni të mendoni se, çfarë do të thotë në të vërtetë kjo shifër.

Dhe shikoni sa është rritur popullsia që nga 11 korriku i vitit të largët 1987. Çështjet e popullsisë mbulojnë shumë territore, shumë agjenda: nga planifikimi familjar, barazia gjinore, ndikimet mjedisore e deri te shqetësimet e të drejtave të njeriut.

Dita Botërore e Popullsisë u lançua në vitin 1989 nga Këshilli Drejtues i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, dhe rezoluta 45/ 216 e zyrtarizoi këtë në dhjetor 1990.

Dita Botërore e Popullsisë shërben për të nxjerrë në pah problematikat që vijnë me mbipopullimin dhe ndërgjegjësimin për efektet që ka kjo në zhvillim dhe natyrë. Mbipopullimi është çështje thelbësore, veçanërisht duke pasur parasysh se burimet e planetit ku jetojmë po shterohen me ritëm të paqëndrueshëm.

Rritja e popullsisë hedh dritë edhe mbi problemet shëndetësore me të cilat përballen gratë gjatë shtatzënisë dhe lindjes, duke e bërë nevojën për planifikimin familjar, barazinë gjinore dhe shëndetin e nënës më të rëndësishme se kurrë.

Çështja e popullsisë po shkakton gjithashtu tensione në shoqëri: Krime të tmerrshme po ndodhin më shumë se kurrë në fushën e pabarazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut, veçanërisht në vendet në zhvillim. Liderët tashmë po bëjnë një punë nën nivelin e kujdesit për qytetarët e tyre dhe ndërsa më shumë njerëz vijnë në botë, shkeljet si trafikimi i qenieve njerëzore dhe puna e fëmijëve po bëhen gjithnjë e më normale.

DITA konsiderohet ngjarje me rëndësi dhe festohet në vende të ndryshme të botës duke organizuar seminare dhe diskutime publike, qofshin ato virtuale apo në konferenca.

Vendi

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara