Magazinë

100 vjet nga lindja e Marilyn Monroe: Publikohen imazhe të rralla nga fotosesioni i saj i fundit

Published

on

Në 100-vjetorin e lindjes së saj, fotografitë nga fotosesioni i fundit i ikonës së Hollywood-it, Marilyn Monroe, zbulojnë një anë të lumtur dhe të çlirët të aktores, larg tragjedisë që tronditi botën me vdekjen e saj.

Në korrik të vitit 1962, Monroe u fotografua në plazhin e Santa Monicas nga fotografi George Barris. Në imazhe, ajo shfaqet e buzëqeshur, lozonjare dhe plot jetë, me flokët e lëkundur nga era e detit, ndërsa pozon e mbështjellë me një peshqir të gjelbër ose me veshje të ngrohta. Në fotografinë e fundit të sesionit, aktorja shihet e shtrirë në rërë, me duart e bashkuara, sikur po i dërgon një puthje aparatit fotografik.

Këto fotografi konsiderohen portretet e fundit të Marilyn Monroe gjatë jetës së saj. Vetëm pak javë më vonë, në orët e para të 5 gushtit 1962, ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Los Anxhelos, në moshën 36-vjeçare.

Marilyn Monroe mbetet një nga figurat më të njohura të Epokës së Artë të Hollywood-it. Bukuria e saj magjepsëse dhe prania e veçantë në ekran e bënë yll të filmave të suksesshëm si “Gentlemen Prefer Blondes” dhe “Some Like It Hot”. Megjithatë, përtej suksesit kinematografik, ajo u shndërrua në një simbol kulturor që vazhdon të frymëzojë breza artistësh, stilistësh dhe adhuruesish të modës në mbarë botën.

Interesi i publikut për jetën dhe trashëgiminë e saj mbetet i pandryshuar edhe sot. Më 1 qershor 2026 shënohen 100 vjet nga lindja e Monroe, ndërsa në kuadër të këtij përvjetori janë planifikuar aktivitete të shumta ndërkombëtare, përfshirë një ekspozitë të madhe në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Londër me titull “Marilyn Monroe: A Portrait”.

Ekspozita, e kuruar nga Rosie Broadley dhe Georgia Atienza, paraqet në mënyrë kronologjike jetën dhe evolucionin e imazhit të Monroe. Ajo përfshin fotografi ikonike dhe materiale të rralla nga bashkëpunimet e saj me emra të njohur të fotografisë dhe artit, si Eve Arnold, Cecil Beaton dhe Andy Warhol. Mes tyre janë edhe gjashtë fotografi nga sesioni i fundit në Santa Monica.

Sipas Rosie Broadley, ekspozita synon të tregojë se si u formësua imazhi i Marilyn Monroe përmes bashkëpunimeve të ndryshme artistike gjatë karrierës së saj. Ajo thekson se, ndonëse shpesh pretendohet se po zbulohet “gruaja pas mitit”, qëllimi i kësaj ekspozite është të paraqesë mënyrën se si Monroe ndërtoi dhe zhvilloi identitetin e saj publik, duke u shndërruar në një nga yjet më të mëdhenj të historisë së kinemasë.

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti muzikor IlirOs

Published

on

Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, në moshën 55-vjeçare. Sipas njoftimit, ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

IlirOs ishte një nga emrat e rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës.

Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, si dhe krijoi muzikë për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas angazhimit si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues novator, me vizion të veçantë artistik dhe ide që shpesh ishin përpara kohës së tij.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej kontribuuesve të rëndësishëm të skenës muzikore alternative në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora feston 36-vjetorin, “Vogue Australia” rikthen intervistën me bashkëshortin e saj

Published

on

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të. Me këtë rast, revista prestigjioze “Vogue Australia” ka rikthyer në vëmendje një bashkëbisedim të artistes me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, të zhvilluar në kuadër të serisë së ngjarjeve “Forces of Fashion”.

Gjatë diskutimit, çifti ka folur për ndërthurjen e muzikës, filmit dhe modës, si dhe për bashkëpunimin e tyre krijues. Ata kanë ndarë përvojat e ndërtimit të karrierave ndërkombëtare në industri të ndryshme dhe sfidat e të qenit në qendër të vëmendjes publike.

Bashkëbisedimi ka trajtuar edhe mënyrën se si Rita Ora dhe Taika Waititi arrijnë të balancojnë angazhimet profesionale me jetën e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në rrugëtimin e tyre artistik.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares, “Vogue Australia” ka rikthyer këtë diskutim, duke vënë sërish në fokus lidhjen personale dhe bashkëpunimin krijues të çiftit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Published

on

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” (Çmimi për Krijuesen e Hitit Global) në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Ky vlerësim iu nda artistes për kontributin e saj në industrinë muzikore dhe krijimin e këngëve që kanë kryesuar listat botërore me miliona dëgjime. Në një postim zyrtar, “Billboard Canada” kujtoi se si këngëtarja, e cila dikur shfletonte çdo javë revistat e shtypura duke shpresuar ta shihte emrin e saj në to, arriti ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet.

Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku ndau me të pranishmit kujtime nga fëmijëria dhe rrugëtimi i saj drejt suksesit. Ajo tregoi se kur ishte e vogël shkonte me nënën e saj në dyqan dhe drejtohej menjëherë te sektori i revistave për të parë botimet e “Billboard”-it, ndonëse kostoja e lartë e revistës e pengonte ta blinte rregullisht.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu artistja. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara