Aktualitet

10 vitet e fundit në Itali janë ”zhdukur” një milion… makina!

Gati dy në tri makina të vjedhura tani nuk kthehen tek pronari i tyre i ligjshëm.

Published

on

Vjedhja e makinave është një emergjencë që rezulton në mbi një milion automjete të vjedhura në 10 vitet e fundit në Itali.

Pas rënies së vitit të kaluar, në pesë muajt e parë të 2021, vjedhjet filluan të rriteshin përsëri, ndërkohë që përqindja e rikuperimit të makinave të vjedhura në vendin fqinj vazhdon të bjerë (38%).

Numri i automjeteve që, sapo të vidhen, zhduken menjëherë është rritur ndjeshëm.

Këto janë tendencat kryesore që dalin nga “Dosja mbi vjedhjen e makinave”, e përgatitur nga LoJack Italia, një kompani e CalAmp Group që merret me rikuperimin e automjeteve të vjedhura, të cilat analizuan të dhënat e siguruara nga Ministria e Brendshme.

Në detaje, 2020 ishte gjithashtu një vit ”special” për vjedhjet e makinave, i cili regjistroi një tërheqje të konsiderueshme, falë qarkullimit të reduktuar të automjeteve dhe kontrolleve të rrepta nga policia dhe policia bashkiake në faza të ndryshme të vitit, ndërsa në vitin që shënoi fillimin e pandemisë, vjedhja e automjeteve u ndal në 75 000 njësi duke shkuar nga 38 000 në vitin e kaluar në 28 000 në 2020.

Gati dy në tri makina të vjedhura tani nuk kthehen tek pronari i tyre i ligjshëm.

Në detaje, rajonet që përcaktohen si “të kuqe” për vjedhjet e makinave janë Campania, Lazio, Pulia, Siçilia dhe Lombardia.

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për lëndim të rëndë trupor

Published

on

By

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tesla” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, me ç’rast i dyshuari e ka sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim të nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Smrekovnicë të Vushtrrisë: Humbin jetën dy të rinj

Published

on

By

Dy persona të moshës 22 dhe 24-vjeçare kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, përkatësisht në fshatin Smrekovnicë.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident është përfshirë një veturë në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri. Personat e përfshirë u dërguan për trajtim mjekësor, ku mjekët konstatuan vdekjen e tyre.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Njësia Rajonale e Trafikut po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /E.A/

Continue Reading

Sport

Dështon transferimi i Julian Alvarez te Barcelona

Published

on

By

Dëshira e madhe e Barcelonës për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez, ka marrë goditje përfundimtare. Transferimi i tij është anuluar plotësisht për këtë afat kalimtar.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari José Álvarez gjatë emisionit televiziv El Chiringuito TV, i cili sqaroi se dështimi i marrëveshjes nuk lidhet me kërkesat financiare apo çmimin e kartonit.

“Nuk ka të bëjë me paratë, është çështje egoje” u shpreh gazetari, duke zbuluar se pengesa kryesore doli të jetë një konflikt i fortë interesi dhe përplasje egosh mes palëve të përfshira në negociata.

Kjo situatë i jep fund papritur synimit të bordit të klubeve katalanas për të përforcuar sulmin me argjentinasin, duke e detyruar Barcelonën të kërkojë opcione të tjera në ditët e fundit të afatit kalimtar. /E.A/

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit jep premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

By

Rrëfimi prekës i një adoleshenteje nga Kosova gjatë periudhës së okupimit nga Serbia ka marrë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Filmi “Dua”, nën regjinë e regjisores së njohur Blerta Basholli, ka dhënë premierën e tij rajonale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projeksioni u shfaq në kuadër të kategorisë garuese “Narrative Feature Film”, ku u mirëprit nga vizitorët dhe kritikët e artit kinematografik.

Përmes këtij projekti, Basholli sjell një histori personale dhe kolektive të qëndresës, duke pasqyruar përjetimet dhe sfidat e të rinjve në Kosovë gjatë viteve të vështira të shtypjes politike e ushtarake. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara