Vetëm një portokall përmban 100% të nevojave ditore në vitaminë C. Vitamina C rrit kolesterolin e mirë dhe na forcon kockat. Flavonoidet e agrumeve ndihmojnë në ndaljen e rritjes së qelizave kanceroze dhe veprojnë si anti-inflamator.
Këshillë: Shtoni një fetë limon në çajin jeshil. Në një studim u pa se limoni rriste aftësinë e trupit për të përthithur antioksiduesit e çajit me 80%.
Brokoli
Brokoli përmban sasi të mëdha vitamine K dhe C të cilat janë esenciale në formimin e kockave. Mjafton një tas i vogël me brokoli për të marre përbërës mbrojtës kundër kancerit.
Këshillë: Zierja në avull i ruan më mirë përbërësit ushqyes sesa zierja në ujë.
Boronicat
Boronicat përmbajnë një numër të madh antioksidantësh të cilët rrisin mrekullisht forcën antioksiduese të sistemeve të ndryshme fiziologjike të trupit të njeriut si p.sh., sistemi kardiovaskular, sistemi muskular dhe nervor. Ato njihen për ndikim në jetëgjatësi, në ruajtjen e kujtesës, në luftën kundër tumoreve dhe në parandalimin e plakjes.
Këshillë: Boronicat kanë një sezon të shkurtër prej vetëm 1 muaji, zakonisht korrik – gusht. Shfrytëzojeni këtë periudhë për të blerë sasi të mëdha, i pastroni dhe i vendosni në ngrirje të ndara në porcione gjysmë kilogramëshe. Ato e ruajnë forcën e tyre antioksiduese pothuaj të paprekur deri në 6 muaj.
Patatet e zakonshme dhe të ëmbla
Një patate e kuqe përmban 66 mikrogram acid folik – një ndërtues i qelizave. Një patate e ëmbël ka 8 herë sasinë e nevojshme të vitaminës A, një vitaminë e rëndësishme për imunitetin ndër të tjera.
Këshillë: Lëreni pataten të ftohet para se ta konsumoni. Në këtë mënyrë mund të digjni 25% më shumë yndyre pas vaktit.
Sardelet
Ja pse bëjnë mirë: Një burim i shkëlqyer i acideve lyrore omega -3 të cilat na ndihmojnë të luftojmë depresionin, kancerin dhe sëmundje të zemrës. 90 gr përmbajnë 50% të nevojave ditore te Niasin, e cila ndihmon mbrojtjen kundër sëmundjes së alcajmerit.
Këshillë: Piqini në furrë me limon dhe hudhra, në këtë mënyrë bashkëveprojnë duke forcuar imunitetin ndjeshëm.
Arrat
Përmban sasinë më të lartë të acideve lyrore omega -3 nga të gjitha frutat e thata. Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe pagjumësinë.
Këshillë: 6-7 arra në ditë mjaftojnë.
Vaji i ullirit ekstra i virgjër
I pasur në antioksidues dhe flavonoidë, substanca mikroskopikë që luajnë një rol madhor në mbrojtjen e kancerit. Rrit kolesterolin e mirë dhe ndihmon djegien e dhjamit sidomos në zonën e barkut.
Këshillë: Përdoreni gjithmonë në sallatë ose me bukë të zezë. Nëse dëhsironi ushqim të skuqur preferoni vajin e ullirit pasi është mjaft rezistent ndaj oksidemit.
Hudhra
Hudhra është një luftëtar i fortë i sëmundjeve duke penguar rritjen e baktereve, përfshirë edhe E.colin. Allicin, një përbërës i gjetur te hudhrat vepron si një agjent antiinflamator i fuqishëm dhe ndihmon në uljen e kolesterolit dhe tensionit.
Këshillë: Hudhra e shtypur lëshon sasinë më të madhe të allicine-s. Mos e gatuani shumë, sepse humb shumë nga vlerat e saj.
Spinaqi
Spinaqi përmban lutein dhe zeaxanthin, antioksidant të rëndësishëm për shikimin dhe imunitetin. Sipas studimeve të fundit, është gjetur se ndër fruta-zarzavatet më të shëndetshme spinaqi renditet nga të parët.
Këshillë: Spinaqi përdoret më së miri në lëngje zarzavatesh, për shembull: 1 kupë spinaq, një karrote, 1 banane dhe 1 kupë lëng molle bëjnë një pije për t’u provuar.
Fasulet
Duke ngrënë 4 herë në javë nga një 1 kupë fasule ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës me 22%. I njëjti zakon mund të ulë rrezikun e kancerit te gjirit.
Këshillë: Sa më e errët ngjyra e fasuleve, aq më shumë antioksidues përmban. Lëvoret e fasuleve të kuqe dhe të zeza përmbajnë 40 herë më shumë antioksidues se lëvoret e fasuleve të bardha.
Shëndeti i zemrës nuk përcaktohet vetëm nga një diagnozë, por nga kompleksiteti i dëmtimeve, gjendja e përgjithshme e pacientit dhe mënyra më e sigurt për të rikthyer qarkullimin e duhur të gjakut në muskulin e zemrës. Për këtë arsye, jo çdo problem i arterieve koronare mund të zgjidhet me vendosjen e një stenti apo vetëm përmes trajtimit medikamentoz.
Në rastet kur bllokimet janë të shumta, të përhapura ose anatomikisht komplekse, kirurgjia e bypass-it mund të jetë një alternativë e rëndësishme terapeutike, e cila vendoset pas vlerësimit të plotë të pacientit nga ekipi specialistik.
Pikërisht për këtë çështje, Dr. Sulejman Kusi, specialist i kardiologjisë/kardiokirurgjisë në United Hospital, shpjegon se vendimi ndërmjet stentit dhe bypass-it duhet të bazohet në karakteristikat konkrete të sëmundjes koronare dhe në gjendjen e përgjithshme shëndetësore të pacientit. Zgjedhja e trajtimit nuk është një vendim që merret në mënyrë të njëjtë për të gjithë, por kërkon ekzaminime, vlerësim të enëve koronare dhe gjykim të specializuar mjekësor.
Rikuperimi pas bypass-it kërkon kujdes dhe disiplinë
Pas një operacioni bypass, rikthimi në aktivitetet e përditshme është një proces gradual. Kujdesi për plagën operative, aktiviteti fizik i kontrolluar dhe ushqyerja e shëndetshme janë pjesë të rëndësishme të periudhës së rikuperimit.
Pacientët këshillohen që plagën operative ta mbajnë të pastër dhe të thatë, të ecin çdo ditë sipas udhëzimeve të mjekut dhe të kryejnë ushtrimet e frymëmarrjes pa e sforcuar organizmin. Po ashtu, një regjim ushqimor i balancuar, me më shumë fruta, perime dhe peshk dhe me kufizim të kripës së tepërt, mund të jetë pjesë e rëndësishme e kujdesit afatgjatë për shëndetin kardiovaskular.
Rikuperimi kërkon durim, terapi dhe monitorim
Periudha pas operacionit të zemrës nuk duhet parë si një kthim i menjëhershëm në ritmin e mëparshëm të jetës. Ajo kërkon disiplinë, durim dhe ndjekje të vazhdueshme mjekësore. Ecja e përditshme, ushtrimet e frymëmarrjes, marrja e rregullt e terapisë së përshkruar dhe pushimi i mjaftueshëm janë ndër elementet që mund ta mbështesin rikuperimin.
Në javët e para mund të shfaqen lodhje, shqetësime të menaxhueshme në kraharor, çrregullime të gjumit apo ulje e oreksit. Megjithatë, çdo simptomë e re, e fortë ose që përkeqësohet duhet t’i komunikohet ekipit mjekësor dhe nuk duhet të trajtohet vetëm me vetëkujdes.
Mosha e shtyrë nuk është kriteri i vetëm për kirurgjinë
Një prej pyetjeve të rëndësishme për pacientët dhe familjarët është nëse operacioni në zemër është i sigurt te personat në moshë të shtyrë. Sipas Dr. Sulejman Kusit, mosha në vetvete nuk e përcakton sigurinë e ndërhyrjes. Vlerësimi duhet të marrë parasysh gjendjen e përgjithshme shëndetësore, funksionimin e organeve, sëmundjet shoqëruese, gjendjen e zemrës dhe kompleksitetin e problemit koronar.
Për këtë arsye, vendimi për ndërhyrje kirurgjikale duhet të merret individualisht, pas një vlerësimi të plotë specialistik dhe pas peshimit të përfitimeve dhe rreziqeve për secilin pacient.
Në fund, mesazhi kryesor është i qartë: kujdesi për zemrën nuk përfundon me ndërhyrjen kirurgjikale. Bypass-i apo stenti mund të jenë pjesë e trajtimit, por kontrolli i faktorëve të rrezikut, terapia e përshkruar, aktiviteti fizik i përshtatur dhe ndjekja mjekësore mbeten thelbësore për shëndetin afatgjatë.
Për informacione dhe konsultime në United Hospital:
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
Vendimi ndërmjet trajtimit medikamentoz, stentit dhe bypass-it duhet të merret vetëm nga mjeku/ekipi specialistik pas vlerësimit individual të pacientit./rajonipress/
Prokuroria Speciale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore thanë se në Zubin Potok, në lokacionet ku dyshohet se ka varre masive, bazuar në vlerësimet preliminare janë identifikuar mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 individëve.
“Identifikimi i plotë do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse”, u tha në njoftim.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, më herët kishte deklaruar se mbetjet mortore të gjetura në Kalludër të Vogël, mund t’u përkasin grupit të 23 shqiptarëve që ishin zhdukur në atë pjesë të Kosovës në vitin 1999.
Ky grup, i njohur si “grupi i intelektualëve të Mitrovicës” është i zhdukur që nga 19 prilli i vitit 1999. Në mesin e tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profile të tjera.
Gërmimet në Zubin Potok nisën më 28 korrik dhe gërmimet janë kryer në Kalludër të Vogël, Jakubë dhe në një lokacion tjetër në këtë komunë, në veri të Kosovës.
Gërmimet nisën pas një hetimi dyvjeçar lidhur me dyshimet për krime lufte.
Më 15 gusht, autoritetet kishin njoftuar se në Kalludër ishin gjetur mbetje eshtërore të të paktën tre personave.
“Aktualisht, lidhur me këtë rast janë duke u hetuar tre persona J.R., M.J dhe M.B. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’, të cilët ndodhen në masën e paraburgimit”, tha Prokuroria Speciale e Kosovës.
Njëri nga të arrestuarit, sipas autoriteteve, dyshohet se në kohën e luftës kishte qenë pjesë aktive e Armatës Jugosllave.
Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.
Kosova ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe qasje në arkivat ushtarake që sipas autoriteteve mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme.
/REL/
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i kanë dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të thirrur vazhdimin e seancës ditën e enjte, më 20 gusht.
Përmes një letre, PDK-ja ka theksuar se caktimi i seancës është një obligim kushtetues dhe procedural i kryesuesit, duke paralajmëruar se vonesat e mëtejshme thellojnë shkeljet ligjore.
“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, ,thuhet në kërkesen e PDK-së.
Kjo kërkesë vjen në kuadër të aksioneve të vazhdueshme të PDK-së, deputetët e së cilës po protestojnë çdo mëngjes para Qeverisë dhe po mblidhen çdo dy ditë në sallën e Kuvendit.
Në anën tjetër, që nga vazhdimi i fundit më 8 gusht, kryesuesi Avni Dehari nuk ka thirrur seancë të re, duke mbështetur qëndrimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se pa një marrëveshje politike seancat mbeten “shterpe”. Kurti ka kërkuar më shumë kohë për negociata, me arsyetimin se pa një dakordim për postin e presidentit, vendi do të shkojë pashmangshëm në zgjedhje të reja.
Përderisa PDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar takimet me Kurtin, ky i fundit ka zhvilluar negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), përfshirë një takim me liderin e saj, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. Ndërkohë, afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit pas certifikimit të rezultateve tashmë ka kaluar. /E.A/
Dyshja e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda, kanë dhënë paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Italisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës sipas platformës së specializuar të statistikave, SofaScore.
Portieri Arijanet Muric dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë në fitoren 3-0 të Sassuolos ndaj Cesenas, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.7.
Nga ana tjetër, mbrojtësi Mërgim Vojvoda po ashtu ishte vendimtar në triumfin e Udineses kundër Padovas me rezultat 1-0, ku për performancën e tij u shpërblye me notën 8.3.
Përfshirja e të dy futbollistëve kosovarë në 11-shen më të mirë konfirmon formën e tyre të mirë në fillim të këtij edicioni në futbollin italian. /E.A/