“La Casa De Papel” (Money Heist) do të publikohet në dy pjesë, pjesa e parë do të dalë më 3 shtator dhe e dyta më 3 dhjetor, ka njoftuar më parë Netflix.
Sipas platformës, pikërisht kur duket se asgjë tjetër nuk mund të shkojë keq, një armik del në skenë që është shumë më i fuqishëm se kushdo që janë përballur: ushtria. Fundi i grabitjes më të madhe në histori po afron dhe ajo që filloi si një grabitje do të kthehet në luftë.
Deri në publikimin e serive, fansat kanë shpalosur idetë e tyre për zhvillimin e ngjarjeve dhe këto janë 10 teoritë që qarkullojnë në internet, të cilat janë goxha bindëse për hir të së vërtetës, përcjellë KultPlus.
1. Profesori do të detyrohet të mashtrojë grupin.
Sezoni 4 përfundoi me Alicia Sierra që ndjek profesorin dhe i drejton një armë. Askush nuk është i sigurt se cila është lëvizja tjetër pasi Sierra është një grua jashtëzakonisht hakmarrëse, e zemëruar për mënyrën se si kanë shkuar ngjarjet. Kjo ka bërë që disa të spekulojnë se Sierra do ta detyrojë Profesorin të kthehet me grupin, duke i mashtruar qëllimisht ata. Teksa disa mund të argumentojnë se Profesori nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë, siç ka thënë edhe Berlini, të gjithë mund të binden. Nëse siguria dhe liria e Lisbonës garantohen, është e mundur që Profesori të jetë i gatshëm të bëjë një marrëveshje.
2. Alicia nuk është shtatzënë.
Alicia duket që është shtatzënë, por nuk merr asnjë nga masat paraprake që marrin zakonisht nënat shtatzëna. Ajo shpesh shfaqet duke pirë duhan, duke pirë kafe dhe duke ngrënë karamele. Ky fëmijë është një lidhje e fortë me bashkëshortin e ndjerë, ndaj fansat mendojnë që ajo do të kujdesej për të nese do të ishte vërtet shtatzënë. Ata mendojnë se ajo është shumë e aftë për të manipuluar të tjerët dhe po e trillon shtatzëninë për të ndikuar te ndjenjat e të tjerëve.
3. Gandia është ende gjallë.
Gandia i shkaktoi shumë telashe bandës kur zbërtheu prangat dhe filloi një kundërsulm. Ai plagosi disa prej tyre dhe vrau Nairobi. Fansat mendojnë që kur Gandia u qëllua dhe ra përtokë, pesonazhet po festonin ardhjen e Lisbonës dhe nuk e kontrolluan vrasjen e tij. Kamera nuk lëvizi mbi trupin e vdekur, ndaj shumë prej tyre mendojnë se që ai është ende gjallë.
4. Alicia bashkohet me bandën.
Alicias nuk i pëlqen të keqtrajtohet. Kur u publikua informacioni rreth torturës që përjetoi Rio, asaj iu bë presion për të marrë përgjegjësi personale për të ruajtur perceptimin e qeverisë. Fansat e kanë të vështirë të besojnë që Alicia do të kthehet dhe të ndihmojë njerëzit që i imponuan fajin.
5. Tatiana do të ndihmojë policinë.
Në pjesët e përqendruara në të kaluarën, Berlini feston martesën me një grua të quajtur Tatiana. Ai ndan informacione me të dhe Profesori vazhdimisht e paralajmëron se sa me rrezik është një veprim i tillë. Tatiana mund të hyjë në lojë në të tashmen. Disa mendojnë se ajo do të ndihmojë policinë.
6. Tatiana do ta shpëtojë Profesorin.
Nëse Tatiana nuk do të paraqitet për të ndihmuar policinë, atëherë mbase do të ndihmojë Profesorin. Sergio ka të ngjarë ta ketë konsideruar këtë fund dhe megjithëse nuk e kemi parë akoma, është e mundur që Tatiana të jetë disi e përfshirë me planin.
7. Tokio është e vetmja e mbijetuar.
Tokio është ajo që tregon historinë, duke folur për ngjarjet në kohën e kaluar. Edhe pse seriali ka shumë personazhe, ajo është e vetmja që rrëfen ngjarjet. Atëherë lind pyetja, sipas fansave, pse është Tokio e vetmja që tregon historinë?
8. Tatiana dhe Alicia kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Ekziston një ngjashmëri e midis Tatianës dhe Alicias. Kjo ka bërë që shumë fansa të besojnë se janë i njëjti person. Por kjo teori ka disa mangësi, pasi nuk përputhet mosha dhe njohuritë për ngjarje dhe personazhe. Është më e mundshme që të kenë lidhje me njëra-tjetrën.
9. Banda do t’i hedhë drej turmës copëza ari për të shpëtuar.
Fansat mendojnë se banda po planifikon që të hedhë copëza ari drejt turmës. Pak a shumë si skena kur hedhin para në rrugë.
10. Lisbona do të vritet nga policia
Kur Profesori ishte i ri, babai i tij u qëllua nga policia teksa dilte nga një grabitje. Kjo bëri që ai të jetonte një jetë të izoluar me pak lidhje teksa planifikonte grabitjen e Royal Mint në nder të të atit. Por tani, ai ka thyer rregullin numër 1 dhe ka formuar një lidhje me Raquel. Ka të ngjarë që Lisbona të vritet dhe kjo ngjarje ta kthente Profesorin sërish te jeta e izoluar.
Përsa i përket sezonit të pestë, “Kur filluam të shkruajmë pjesën e 5-të në mes të pandemisë, ne menduam se duhej të ndryshonim atë që pritej nga sezoni me 10 episode dhe përdorëm çdo mjet që mundëm për të krijuar ndjesinë e një finaleje të sezonit ose finaleje të serialit”, tha Álex Pina, krijuesi i “La Casa De Papel”. “Ne vendosëm të punojmë në një zhanër jashtëzakonisht agresiv”.
Krijuesi u shpreh se në pjesën e dytë të sezonit të pestë, janë përqendruar më shumë te situata emocionale e personazheve. “Është një udhëtim në hartën e tyre emocionale që na lidh drejtpërdrejt me largimin e tyre,” tha ai.
“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.” – shkruan Netflix.
Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.
Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.
“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.
Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.
Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.
Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.
Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.
Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.
Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.