Aktualitet

10 të plagosur në një sulm në Nju-Jork

Published

on

Dy burra hynë dje në një turmë para një salloni flokësh në Queens, Nju-Jork, dhe hapën zjarr duke plagosur dhjetë njerëz para se të iknin me motoçikleta, njofton policia lokale.

Të shtënat ndodhën në bashkinë Corona, dhe tetë burra dhe dy gra, të moshës midis 19 dhe 72-vjeç, u plagosën dhe u shtruan në spital, dhe sipas informacioneve nga policia, askush nuk ka një dëmtim të rrezikshëm për jetën, raporton AP .

Personi që u godit në stomak ishte më i plagosuri rëndë, shtoi policia, e cila zbuloi se sulmuesit erdhën në vendin e sulmit në këmbë, por më pas ikën me motoçikleta, të cilat ishin gati të prisnin me shoferët.

Të katër kishin veshur xhupa me kapuç, shtoi policia.

Tre nga të plagosurit janë anëtarë të Trinitarios, një bandë rruge nga Republika Dominikane, dhe besohet se ata kanë qenë shënjestra, shtoi policia.

“Ky ishte një sulm i koordinuar, i cili është i papranueshëm dhe duhet të ndalet,” tha një nga oficerët e policisë.

Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani, dhe policia tha se do të publikonte fotografi dhe video nga vendi i të shtënave.

Aktualitet

​Vapa afrikane vazhdon edhe këtë javë

Published

on

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikan, të shoqëruara me temperatura të larta dhe pa reshje shiu.

Kushtet e motit do të karakterizohen nga vapë e fortë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar nga rrezet e diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Qytetarët këshillohen që të qëndrojnë të hidratuar dhe të shmangin ekspozimin në diell gjatë periudhës kohore 11:00 deri në orën 17:00.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.temperaturat minimale sot lëvizin nga 14-18 gradë, ndërkaq maksimale 33-37 gradë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, thuhet në raportin e IHMK.

Continue Reading

Aktualitet

Vrasja e rëndë në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

Published

on

Rasti i rëndë i të shtënave me armë zjarri që ndodhi sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan ka marrë përmasa edhe më tragjike.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se pas dy viktimave të vdekur në vendin e ngjarjes, ka humbur jetën edhe personi i tretë i cili ishte në mesin e dy të plagosurve.

Jozyrtarisht është raportuar se në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vdekur babë e birë, S.H dhe E.H.

I dyshuari është në arrati dhe i njohur për policinë. Hetimet janë në zhvillim e sipër.

Në vendin e ngjarjes janë parë forca të shumta policore dhe ekipe forenzike.

Autoritetet kanë bllokuar zonën për disa orë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e motivit të krimit.

Continue Reading

Aktualitet

UBT zhvillon qendrën e saj të sigurisë kibernetike në njërën nga qendrat më të avancuara në rajon

Published

on

UBT ka transformuar qendrën e saj të sigurisë kibernetike në njërën nga qendrat më të avancuara në rajon, duke forcuar rolin si një ndër institucionet më të rëndësishme në rajon për kërkimin, inovacionin dhe reagimin ndaj kërcënimeve kibernetike.

Në qendër të kësaj qëndron UBT CERT, i cili ofron zgjidhjet më të fundit për detektim dhe reagim ndaj incidenteve dhe sulmeve kibernetike, me teknikat më moderne dhe bashkëkohore për të siguruar asetet dhe infrastrukturat.

Përveç të tjerash, UBT posedon njërin nga laboratorët më të mëdhenj të sigurisë kibernetike në rajon, laborator i cili simulon skenare reale në fushën e sigurisë kibernetike për të përgatitur studentët dhe personel për tregun e punës. Këto skenare përfshijnë qindra laboratore virtuale në fusha të specializuara të sigurisë kibernetike si: offensive cybersecurity, defensive cybersecurity, dhe incident response.

Me transformimin e kësaj qendre, UBT pozicionohet si një aktor kyç në nivelin kombëtarë dhe atë ndërkombëtarë për siguri kibernetike, duke ofruar ekspertizë, infrastrukturë dhe inovacion.

Continue Reading

Aktualitet

Vendimi i gjykatës: Popoviq dëbohet nga Kosova

Published

on

By

Igor Popoviq është shpallur fajtor dhe është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me gjobë prej 3 mijë eurosh dhe me masën plotësuese të dëbimit nga territori i Kosovës për një periudhë dyvjeçare, pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 gusht 2025 nga PSRK-ja , Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mos durim midis grupeve etnike.

Në atë mënyrë që i njëjti me datën 18 korrik 2025, rreth orës 12:00 në Rahovec ka mbajtur një fjalim publik me të cilin i është drejtuar një mase të gjerë të qytetarëve, ku mes tjerash ka përdorur gjuhë me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Kujtim Krasniqi, tha se i akuzuari Igor Popoviq, me është shpallur fajtor për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, gjykata, në përputhje me dispozitat penale dhe procedurale, e ka dënuar Popoviqin me 6 muaj burgim, dënim i cili, me pëlqimin e të akuzuarit, zëvendësohet me gjobë në shumën prej 3 mijë eurosh.

Krasniqi tha se gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues, dëbimin e Popoviqit nga territori i Republikës së Kosovës dhe ndalimin e hyrjes së tij për një periudhë prej dy vitesh.

I akuzuari Igor Popoviq me shënime personale si në shkresë të lëndës është fajtor për veprën penale nxitja e përqarjes dhe mos durimit nga neni 141, paragrafi 1 i kodit penal të Republikës së Kosovës. Andaj gjykata konform dispozitave penale dhe procedurale të njëjtin e gjykon me dënim me burgim me kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 3 mijë eurove… Koha e kaluar në masën e paraburgimet nga data 18.07.2025 deri më datën 08.08.2025 i llogaritet në dënimin me burgim të shqiptuar. Po ashtu, Gjykata i shqipton edhe dënim plotësues. Urdhërohet dëbimi i të pandehurit Igor Popoviq nga territori i Republikës së Kosovës dhe i ndalohet hyrja për dy vite”, tha Krasniqi.

Mëngjesin e sotëm, më 8 gusht, Prokuroria Speciale i propozoi gjykatës që ndaj Popoviqit të shqiptohet i njëjtit dënim, sipas marrëveshjes, për veprën penale për të cilën akuzohet, gjashtë muaj burgim, i cili të zëvendësohet me gjobë në shumën prej 3 mijë eurosh.

Sot, prokurorja e rastit, Fikrije Krasniqi-Zejnullahu i propozoi gjykatës që ndaj Popoviqit të shqiptohet edhe dënimi plotësues – dëbimi nga territori i Kosovës për një afat prej dy vitesh, për çka palët janë pajtuar.

Avokati i Popoviq, Millosh Delliviq tha se i qëndrojnë mbrapa marrëveshjes së arritur me Prokurorinë Speciale.

Kujtojmë se arrestimi i Popoviq ndodhi pas mbajtjes së një fjalimi në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ku ai u shpreh kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokuroria vlerësoi se përmes këtyre deklaratave, Popoviq ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, duke nxitur mosbesim dhe tensione ndëretnike, dhe duke rrezikuar bashkëjetesën në shoqërinë kosovare.

Continue Reading

Të kërkuara