Botë
10 qytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në Evropë
Published
4 years agoon
By
UBT newsPas më shumë se një viti të mbyllur e duke mbajtur maska anti-COVID, po bëhet më se e zakonshme që çmojmë më shumë daljet në ajër të pastër.
Por për ata që jetojnë në qytete të mëdha, kjo mund të kthehet në një luks të paarritshëm – veçanërisht kur valët e të nxehtit kontribuojnë dhe më tepër në ndotjen e ajrit.
Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) ekspozimi ndaj grimcave të imëta – një prej ndotësve kryesorë që shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes – përbën rreth 417 mijë të vdekje të parakohshme në mbarë kontinentin vetëm për vitin 2018.
Por, cilat janë vende që gëzojnë ajrin më të pastër në Evropë?
Kompania britanike ‘HouseFresh’ ka analizuar raportin “Cilësia e Ajrit në Botë 2020” përpiluar nga ekspertët zviceranë të ajrit, IQAir, dhe renditi qytetet në bazë të përqendrimit të grimcave të imëta. Renditja vlen për Evrope
Sakiai, Lituani (5.0 μg/m3)
Qyteti i vogël pranë Kaliningradit ndodhet në një prej rajoneve më të pastra të Lituanisë dhe është shtëpiza e shtatë rezervave natyrore.
Corte, Francë (4.6 μg/m3)
Ngritur në një prej maleve të Korsikës, Corte ishte dikur kryeqyteti i këtij ishulli, gjatë një periudhe pavarësie të shkurtër në shekullin XVIII.
Neuchatel, Zvicër (4.5 μg/m3)
Qyteti mesjetar që shtrihet përgjatë liqenit, e me të cilin ndan edhe të njëjtin emër, është një prej pikënisjeve më të mira për të eksploruar malet Jura.
Almeria, Spanjë (4.4 μg/m3)
Qyteti andaluzian, i njohur për ditët me më shumë diell në Spanjë, rrethohet nga një sërë plazhesh mbresëlënëse. Këtu, ajri është i pastër, por rrallëherë i freskët gjatë orëve të ditës.
Umea, Suedi (4.3 μg/m3)
Qyteti më i madh i Suedisë së Veriut renditet edhe si ndër më të pastrit nga EEA. Një qytet studentësh me një jetë të gjallë kulturore vetëm 400 kilometra larg rrethit Arktik ku vizitorë të shumtë shkojnë për të parë Aurorën Polare.
Crieff, Skoci dhe Enniskillen, Irlandë e Veriut (4.3 μg/m3)
Për të marrë një dozë ajri të pastër në Mbretërinë e Bashkuar duhet shkuar në Crieff, një qytet tipik skocez në Perthshire. Ose mund të shkoni në Enniskellen, dikur një prej pikave kryesore të dhunës sektare në Irlandën e Veriut, sot njihet më tepër për kështjellën dhe liqenin përreth.
Fundao, Portugali (4.2 μg/m3)
Qyteti rural ndodhet midis dy parqeve kombëtare – Serra da Estrela dhe Serra da Malcata – dhe ka disa kështjella të shekullit XVII dhe pemishte me qershi.
Vielsalm, Belgjikë (4.2 μg/m3)
Vielsalm ndodhet në zemër të Ardennes dhe është një vend ende sekret për ata që preferojnë natyrën e që kërkojnë të eksplorojnë vende të qeta në pyll.
Bodo, Norvegji (3.4 μg/m3)
Qyteti norvegjez, midis maleve dhe detit, është një tjetër vend i mrekullueshëm për të ngjitur malet apo për të parë Dritat e Veriut.
Muonio, Finland (2.8 μg/m3)
Për të thithur ajrin më të pastër në Evropë duhet të shkoni në Lapland. Muonio rrethohet nga parku i çmuar kombëtar i Finlandës “Pallas-Yllästunturi”. \euronews
Konferencat
Në UBT do të organizohet Konferenca Ndërkombëtare “TURK-COSE 2025” me pjesëmarrje nga pesë shtete
Published
13 hours agoon
November 12, 2025By
Driton Iseni
UBT do të jetë nikoqir i Konferencës së VII Ndërkombëtare të Botës Turke për Shkencë dhe Inxhinieri – TURK-COSE 2025, e cila do të mbahet nga 13 dhe 14 nëntor, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan.
Kjo ngjarje e madhe shkencore do të organizohet në formën fizike dhe online, duke mbledhur studiues, profesorë dhe kërkues nga e gjithë bota.
Konferenca organizohet në bashkëpunim mes UBT-së, Universitetit Kirgizo-Turk “Manas” (KTMU – Kirgizi), Universitetit Teknik të Azerbajxhanit (AZTU – Azerbajxhan), Universitetit “Akhmet Yasawi” (Kazakistan) dhe Universitetit “Niğde Ömer Halisdemir” (NOHU – Turqi).
TURK-COSE 2025 do të përqendrohet në tema bashkëkohore të fushave të ndryshme shkencore dhe teknologjike, përfshirë:
- Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikimit
- Shkencat Natyrore dhe të Aplikuara
- Shkencat Fizike dhe Teknike
- Inxhinierinë e Ndërtimit dhe Teknologjitë Arkitekturore
- Shkencat Bujqësore dhe Mjedisore
- Transportin dhe Energjjinë e Rinovueshme
Në fokus do të jenë edhe konceptet moderne si Industria 4.0, Inteligjenca Artificiale, Interneti i Gjërave (IoT), Energjia e Gjelbër, dhe Qytetet e Mençura.
Në konferencë do të marrin pjesë folës nga të paktën pesë shtete të ndryshme, ndërsa gjuhët zyrtare të punimeve do të jenë: turqishtja, kazakishtja, kirgizishtja, azerbajxhanishtja, anglishtja dhe rusishtja.
Punimet e pranuara dhe prezantuara do të publikohen në Librin e Abstrakteve dhe Librin e Punimeve me ISBN, ndërsa versionet e zgjeruara në anglisht do të kenë mundësi botimi në revista të indeksuara si SCOPUS, TRDizin dhe Crossref.
Organizatorët ftojnë studiues, akademikë, profesionistë dhe studentë të diplomuar të kontribuojnë me punime shkencore që reflektojnë zhvillimet më të fundit në shkencë dhe inxhinieri.
Botë
Rusia e gatshme të rifillojë bisedimet me Ukrainën në Stamboll
Published
18 hours agoon
November 12, 2025By
UBT News
Rusia është e gatshme të rifillojë bisedimet e paqes me Ukrainën në Stamboll, ka bërë të ditur të mërkurën një zyrtar i Ministrisë së Jashtme në Moskë, raporton agjencia shtetërore ruse.
Asnjë takim sy më sy nuk është zhvilluar mes dy palëve që nga ai i mbajtur më 23 korrik në qytetin turk.
Agjencia TASS e ka cituar zyrtarin Alexei Polishchuk, i cili tha se zyrtarët turq kanë bërë thirrje të përsëritura për vazhdimin e bisedimeve të paqes.
“Ekipi rus është gati për këtë, topi është në fushën e Ukrainës,” tha Polishchuk.
Ukraina e mohon akuzën e Rusisë se Kievi ka faj për ngecjen e procesit të paqes, ndërkohë që lufta po i afrohet katërvjetorit të saj.
Në takimin e 23 korrikut, i cili kishte zgjatur vetëm 40 minuta, pala ukrainase kishte propozuar që të mbahej një takim tjetër në gusht mes dy presidentëve, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin.
Kremlini më pas kishte deklaruar se Putini ishte i gatshëm të takohej me Zelenskyn, por vetëm në Moskë- një kusht që u refuzua nga Ukraina./S.K/EO/
Live
Turqia konfirmon vdekjen e 20 ushtarëve pas rrëzimit të avionit në Gjeorgji
Published
19 hours agoon
November 12, 2025By
UBT News
Ministri i mbrojtjes i Turqisë njoftoi të mërkurën se të gjithë 20 personat në bordin e një aeroplani ushtarak mallrash që u rrëzua në Gjeorgji humbën jetën.
Avioni C-130 ishte nisur nga Ganja, Azerbajxhan dhe po kthehej në Turqi kur u rrëzua të martën në Sighnaghi të Gjeorgjisë, pranë kufirit me Azerbajxhanin, ndërkaq shkaku i rrëzimit po hetohet.
Rrënojat ishin të shpërndara në një fushë që përfshin tokë bujqësore dhe është e rrethuar nga kodra, raportoi transmetuesi privat turk NTV nga vendi i ngjarjes. Mbeturinat e avionit ishin të shpërndara në vende të shumta, tha raporti.
“Bashkëluftëtarët tanë heroikë u martirizuan më 11 nëntor 2025, kur avioni ynë ushtarak i mallrave C-130, i cili ishte nisur nga Azerbajxhani në rrugën drejt vendit tonë, u rrëzua pranë kufirit Gjeorgji-Azerbajxhan”, tha ministri i Mbrojtjes Yasar Guler në një mesazh të postuar në X, së bashku me fotografi të personelit ushtarak që humbën jetën, raporton Associated Press.
Të martën, Agjencia shtetërore turke Anadolu citoi autoritetin e aviacionit gjeorgjian të thoshte se kontakti me avionin u humb disa minuta pasi ai kishte hyrë në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë. /S.K/EO/
Lajmet
Drejtori i BBC: Duhet të luftojmë për gazetarinë tonë
Published
22 hours agoon
November 12, 2025By
UBT News
Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, iu drejtua gjithë stafit të BBC-së në një thirrje online duke e hapur fjalimin me një pranim në një periudhë të vështirë për BBC-në.
Sipas The Guardian, ai inkurajoi ekipin, duke pranuar në mënyrë të tërthortë ekzistencën e armiqve të BBC-së dhe armatizimin e gabimeve të saj.
“Këto janë kohë të vështira për BBC-në, por ne do t’i kalojmë. Do t’i kalojmë dhe do të lulëzojmë. Kjo narrativë nuk do të jepet vetëm nga armiqtë tanë. Është narrativa jonë. Ne e zotërojmë atë”, tha ai.
Gjithashtu, ai tha se kishte dëgjuar thirrjet nga stafi për të mbrojtur gazetarinë e tyre.
“E shoh shtypin e lirë nën presion. Shoh armatizimin. Mendoj se duhet të luftojmë për gazetarinë tonë. Kemi bërë disa gabime që na kanë kushtuar, por duhet të luftojmë për këtë”.
Edhe vetë kryetari i BBC-së, Samir Shah, iu drejtua stafit gjatë thirrjes./S.K/KP/
Në UBT do të organizohet Konferenca Ndërkombëtare “TURK-COSE 2025” me pjesëmarrje nga pesë shtete
Si ta largoni mykun nga shtëpitë tuaja?
Galeria Kombëtare e Kosovës – Restaurimi dhe modernizimi për një hapësirë bashkëkohore artistike
Durkee për 1999-ën: S’e dinim cilat ishin kapacitetet ushtarake të UÇK-së, donin pavarësi
Basha takon përfaqësuesin e Komisionit Evropian, diskuton për buxhetin dhe Marrëveshjen për Planin e Rritjes
Tentoi ta mbysë me veturë një person, arrestohet edhe një i dyshuar në Istog
Shenjat që tregojnë mungesën e jodit dhe si ndikon në shëndetin tuaj?
Hajdari: Stërvitja është shumë intensive, po udhëtojmë për t’i marrë tre pikët në Slloveni
Shishet e ujit strehojnë baktere nëse nuk pastrohen rregullisht
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet3 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
