Kuriozitete

Dhjetë fshatrat më të bukur në botë!

Publikuar

Ngjyrat pastel, shtëpitë e ndërtuara me gur e dru dhe rrugica të lulëzuara – këto fshatra duken jorealë, por ekzistojnë vërtet dhe mund t’i vizitoni.

Rothenburg ob der Tauber, Gjermani

Një fshat mesjetar në Bavari, i mbyllur brenda mureve të lashta të fortifikuara. Është një nga fshatrat më të vizituar në Gjermani, për arkitekturën tipike e cila është ruajtur mirë deri në ditët tona.

Gjendet përgjatë një prej rrugëve turistike më të frekuentuara Romantische Strasse, e cila lidh Füssen me Alpet bavareze, në rrethinat e të cilave ndodhen kështjella të famshme mbretërore të Bavarisë, ndër më të famshmet kështjella e Neuschëanstein, në Würzburg. Duket se Walt Disney është frymëzuar nga fshati Rothenburg ob de Tauber, kur në vitin e largët 1940 prodhoi filmin e animuar Pinoku.

Eguisheim, Francë

Është një fshat i vogël me pak më shumë se 1500 banorë, që ndodhet në Alsazia në veriperëndim të Francës, i cili bën pjesë në listën e fshatrave më të bukura të Francës.

Foroglio, Zvicër

Është një fshat mjaft piktoresk, me shtëpi që janë ndërtuar rreth e qark kishës së vogël që të kujtojnë jetën e gjeneratave të kaluara, të cilat praktikonin migrimin dhe jetonin në Val Bavona në kantonin Ticino nga pranvera në vjeshtë. Sfond i këtij fshati është një ujëvarë. Canton Ticimo në majë të Valle Maggia është një ndër më spektakolaret në Zvicër.

Gokayama, Japoni

Nga viti 1995 bën pjesë në Listën e Trashëgimisë së UNESCO-s bashkë me fshatin Ogi Shirakawa.

Këto dy fshatra janë të famshme për shtëpitë të ngritura në stilin gassho-zukuri, të cilat karakterizohen nga një çati e ndërtuar prej kashte, që të sjell ndër mend dy duar kur luten.

Vetitë e kashtës, të kombinuara me formën e çatisë i bëjnë këto ndërtime rezistente nga reshjet e mëdha të borës gjatë dimrit.

Hamnøy, Norvegji

Ky fshat i vogël peshkatarësh ndodhet në Ishujt Lofoten me pamje nga Vestfjorden (det në Norvegji). Njëherë e kohë, aty mund të shkohej vetëm nga deti, por kohët e fundit është ndërtuar një rrugë e mirë që e lidh me Reine, një tjetër fshat që shërben si qendër administrative.

Bibury, Angli

Është një nga fshatrat më të bukur të Europës që ndodhet në Gloucestershire, në Anglinë Juglindore. Shkrimtari anglez, William Morris, e cilësoi si fshati më i bukur në Angli.

Këtë bukuri përrallore ia japin shtëpitë prej guri që datojnë në shekullin XIV, të banuara nga pak më shumë se 600 persona, që shtrihen rreth e qark kishës antike saksone të Shën Marisë. Një tjetër tipar dallues janë muret me lule të pjesës më të madhe të shtëpive prej guri. Nëse ju ecni përgjatë lumit Coln, do t’ju duket vetja sikur jeni në një vend zanash.

Gasadalur, Danimarkë

Ky fshat spikat për bukurinë përrallore. Ngrihet mbi një kep të ishujve Faroe, thuajse në pjesën veriore të kontinentit, në Detin e Veriut. Rreth e qark nuk do të shihni tjetër veç ngjyrën e gjelbër dhe blu, sa do t’ju krijojë përshtypjen se jeni në një botë tjetër. Të gjithë adhuruesit e tregimeve fantastike, kanë mundësi të shumta për të kaluar një javë si në përralla.

Hallstatt, Austri

Hallstatt, për shkak të pozicionit të saj, arkitekturës dhe kontekstit në të cilin ndodhet, konsiderohet fshati më i bukur në Austri. Është aq piktoresk sa që është përfshirë në listën e trashëgimisë së UNESCO-s.

Monemvasia, Greqi

Është një fshat idilik në Peloponez, ndërtuar në rrëzë të një shkëmbi dhe lidhet me plazhet e Greqisë nëpërmjet një rripi toke. Krahasuar me destinacionet tradicionale turistike është më pak i njohur, por jo më pak i bukur. Këtë mund ta kuptoni duke e parë nga lart.

Aty mund të shkoni nëpërmjet një ure, e cila në fakt nuk ju përgatit për peizazhin e një fortese mesjetare, ndërtuar në një anë të ishullit dhe e rrethuar nga mure të padepërtueshme.

Bagnone, Toskana

Bagnone është një fshat mesjetar që ndodhet në Toskana, në territorin e Lunigiana. Pika më e lartë dominohet nga një kështjellë antike. Duke ecur nëpër rrugët e ngushta e duke kaluar urën, do t’ju duket sikur po udhëtoni në të kaluarën. Ndër të tjera ka edhe lokale të shumta që ofrojnë pjata tradicionale të vendit, të cilat mund t’i shijoni me peizazhe të mrekullueshme./K.C/dritare.net

Kuriozitete

Rikonstruktohet fytyra e gruas 75 mijëvjeçare të Neandertalit

Publikuar

nga

Arkeologët kanë arritur të bashkojnë kafkën e një skeleti 75 mijëvjeçar të Neandertalit.

Studiues nga Universiteti i Kembrixhit dhe Liverpulit zbuluan kafkën në shpellën Shanidar, 500 milje në veri të Bagdadit në Irak.

Në kuadër të një dokumentari të ri të Netflixit, Sekretet e Neandertalëve, ata arritën të vendosin sërish kafkën dhe të rikrijojnë fytyrën e gruas të cilës dikur i përkiste.

Kafka u gjet për herë të parë në vitin 2018, ku ishte rrafshuar në rreth dy centimetra të trashë. Ai ishte grimcuar, ndoshta nga rënia e gurëve, menjëherë pas vdekjes dhe ishte ngjeshur më tej nga dhjetëra mijëra vjet sediment.

Arkeologët e quajtën skeletin Shanidar Z./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara