Kronikë e zezë

1 muaj paraburgim ndaj një personi në Prizren për “Vrasje në tentativë”

Gjithashtu, Gjykata ka vlerësuar se faza hetimore është në fazën fillestare.

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren, sot ka informuar se ka caktuar masën e paraburgimit prej një 1 muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.11.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 15.12.2022 ndaj të pandehurit A.V., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të “Vrasjes në tentativë”.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: Me datë 14 nëntor, në orët e mbrëmjes, në Prizren, me dashje tenton të privon nga jeta të dëmtuarin, B.V., në atë mënyrë që, për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës, në momentin që i dëmtuari parkon automjetin para dyerve të shtëpisë, i pandehuri me mjetë të prehtë – thikë, e godet disa herë të dëmtuarin në kokë, qafë, dhe shpatullën e majtë të krahut të pjesë së pasme, duke ia rrezikuar jetën të përshkruara si në Raportin Mjekësore të Qendrës Emergjente të Spitalit. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, ka bërë të ditur Gjykata.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se me lënien në liri i pandehuri mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, pasi që pas ngjarjes kritike i pandehuri është fshehur dhe prezenca e tij është siguruar nga ana e Policisë pas 24 orëve në kërkim.

Gjithashtu, siç është potencuar, Gjykata ka vlerësuar se faza hetimore është në fazën fillestare, dhe në vazhdim duhet të dëgjohet i dëmtuari, dëshmitarët të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes, dhe të mblidhen edhe prova tjera për të zbardhur ngjarjen e ndodhur.

“Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, apo me qëllim të parandalimit të kryerjes së ndonjë vepre edhe më të rëndë penale. Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, është bërë e ditur tutje në komunikatë.

Kronikë e zezë

Sekuestrohen armë AK-47 dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin e saj njëditor ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi armatimi dhe pajisje ushtarake në fshatin Radoshevika të Zubin Potokut.

Gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar, njësitet policore kanë gjetur një armë zjarri AK-47, dy karikatorë me fishekë dhe pajisje të tjera luftarake.

Pas identifikimit të pronarit, policia ka bastisur edhe shtëpinë e tij të dytë në Zubin Potok, ku ka gjetur edhe një tjetër armë AK-47 dhe katër karikatorë me 120 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Rastet janë regjistruar në Graçanicë, Gjilan dhe Istog.

Në rastin e parë në Graçanicë, një burrë është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka sulmuar një grua dhe më pas ka kanosur edhe persona të tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Gjilan është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Gjatë ndërhyrjes, policia i ka konfiskuar të dyshuarit edhe një armë zjarri me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Istog është regjistruar një incident i ngjashëm, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua, shtetase e Shqipërisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet armë gjatë bastisjeve për fajde në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se gjatë hetimit të një rasti të fajdesë, është bastisur shtëpia e një të dyshuari në Prizren.

Aksioni është ndërmarrë të mërkurën nga hetuesit e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pistoletë si provë materiale.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dhunim në Rahovec, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është raportuar për një rast dhunimi të ndodhur në Rahovec.

Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00, ku viktima grua është dhunuar nga një burrë i dyshuar.

I dyshuari aktualisht gjendet në arrati, rasti është në procedurë hetimore deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.  I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Continue Reading

Të kërkuara