Kronika e zezë

AGK dënon sulmin ndaj kameramanit në Veri të Mitrovicës

Bëhet fjalë për kameramanin Jetmir Muji.

Publikuar

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, sot ka dënuar sulmin ndaj kameramanit Jetmir Muji, në Veri të Mitrovicës.

AGK-ja ka shprehur shqetësim dhe tronditje me sulmin dhe njëherësh e ka ftuar Policinë e Kosovës, që ta hetojë me urgjencë rastin dhe t’i identifikojë personat përgjegjës.

“Kameramani i portalit “Insajderi”, Jetmir Muji, është sulmuar sot paradite në Mitrovicën e veriut nga një grup i serbëve lokalë, derisa ishte duke xhiruar për një emision. Sipas kësaj medie, Muji bashkë me gazetarin, Visar Duriqi, kanë qenë në veri për të përgatitur një emision, kur kanë parë futjen në veturë të një të riu nga disa persona. Kur Muji e ka xhiruar ngjarjen, ai është sulmuar nga këta persona, dhe ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit në jug të Mitrovicës”, është bërë e ditur nga AGK.

Kronika e zezë

“Vrasje në tentativë” në Hajvali

I dyshuari që ka kryer plagosjen është lokalizuar.

Publikuar

nga

Policia ka informuar se një “Vrasje në tentativë” ka ndodhur dje në Hajvali.

Personi që është plagosur me armë zjarri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt, derisa i dyshuari që ka kryer plagosjen është lokalizuar.

Lidhur me rastin, edhe një person tjetër është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar për një përleshje në mes të dy familjeve, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur. Një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer plagosjen, është lokalizuar. I njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në spital pasi që ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari mbetet i shtrirë në spital nën sigurimin e policisë. Revolja e cila dyshohet se është përdorur në rast, dhe një karikator pa fishek janë sekuestruar. I dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt. I dyshuari i tretë mashkull kosovar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka informuar Policia.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Ndërkohë, rasti do të vazhdojë të hetohet.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Policia jep detaje për vrasjen në Podujevë

Lidhur me rastin, nuk është raportuar për të arrestuar.

Publikuar

nga

Një burrë është gjetur i vdekur dje në afërsi të shtëpisë së tij në fshatin Dumnicë të Epërme të Podujevës.

Policia rastin e ka cilësuar si “Vrasje”.

Lidhur me rastin, nuk është raportuar për të arrestuar.

“Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion”, ka informuar Policia.

Ndërkohë, rasti është në hetime.

Lajmin për vdekjen e një personi në Podujevë mbrëmë për KosovaPress ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Shenjëstrohet një rast i krimeve të rënda, sekuestrohen mbi 2 milionë euro

Rasti i ri është koduar “Frangu”.

Publikuar

nga

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur të premten takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar një rast të ri të koduar “Frangu” e ku janë të përfshirë katër persona.

Prokuroria njofton se rasti është shënjestruar për veprat penale “Shpëlarje e parasë”, “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Pengim i të privuarit apo procedurës zyrtare”.

“Sa i përket hetimeve financiare, rasti është hetuar paralelisht dhe ditën e operacionit është arritur të ngrihen llogaritë bankare të të dyshuarve dhe familjarëve të ngushtë. Në llogaritë e tyre rrjedhëse dhe të afatizuara janë ngrirë gjithsej 2,131,223.31 euro dhe 878,632.47 franga. Kurse në vazhdimësi të hetimeve janë identifikuar edhe prona dhe patundshmëri të cilat me urdhër të Gjykatës janë ngrirë gjashtëmbëdhjetë (16) parcela. Në ketë rast për momentin janë të përfshirë katër (4) persona, tre (3) prej tyre janë në paraburgim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Arrestohet një burrë në Gjilan, ishte në kërkim

Rasti është iniciuar si arrestim i personit të kërkuar.

Publikuar

nga

Të enjten rreth orës 21:00 është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti është iniciuar si arrestim i personit të kërkuar.

“Gjilan 23.03.2023 – 21:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara