Lajmet

1/3-ta e popullatës nuk merr shërbime shëndetësore

Kjo tryezë e organizuar nga PRAK u mbështet edhe nga UNFPA-ja.

Published

on

Rreth 1/3 e popullatës në Kosovë nuk marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore, ndërsa 18% e popullatës nuk kërkojnë fare shërbime shëndetësore për shkak të vështirësive financiare. Bazuar në këto shifra u theksua si tejet e nevojshme të fillohet me sigurimet shëndetësore në Kosovë, e nga institucionet përgjegjëse u tha se do ketë lëvizje në këtë drejtim.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, me temën “Sigurimet Shëndetësore po fillojnë?!”, me rastin e shënimit të Ditës së Mbulimit Universal të Shërbimeve Shëndetësore.

Përfaqësuesi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve të Kosovës, Fadil Kryeziu u shpreh se ndonëse qeveritë kanë ndërruar vazhdimisht në aspektin e sigurimeve shëndetësore nuk ka pasur asnjë lëvizje.

Kryeziu theksoi se shumë qytetarë në Kosovë nuk kanë arritur të marrin shërbime shëndetësore sidomos tani edhe gjatë ballafaqimit me pandeminë COVID-19.

“Në vendin tonë del se shumë qytetarë mbeten pa marr kujdesin shëndetësor, hulumtime të ndryshme edhe të Shoqatës sonë edhe të institucioneve të tjera flasin se gjatë kësaj kohe një pjesë e mirë e qytetarëve kanë mbetur pa mbuluar me shërbime shëndetësore. Raporti i Progresit thekson edhe më tej se 1/3 e popullatës në Kosovë nuk merr shërbimin e nevojshëm shëndetësor, ndërsa 18% e popullatës nuk kërkojnë fare shërbim shëndetësor për shkak të vështirësive financiare edhe hulumtimet tona rreth shërbimeve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë vetëm sa e ka thelluar këtë problem mbulueshmërinë shëndetësore”, theksoi Kryeziu.

Por Jusuf Ulaj këshilltar për shëndetësi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti u shpreh se si ekzekutiv do të lëvizin me një dinamik tjetër për të nisur impelemntimin e sigurimeve shëndetësore. Ai tha se do krijohet një grup punues në kuadër të Qeverisë për të analizuar punën e bërë dhe për të vendosur se si do vazhdohet tutje në këtë drejtim.

Ulaj shtoi tha se mosfunksionalizimi i Bordit Mbikëqyrës së Fondit të Sigurimeve Shëndetësore tregon se duhet të merren me urgjencë me këtë aspekt.

“Ajo që e ka ngadalësuar pak këtë proces është e dhe koha e pandemisë dhe tash po bëhen 2 vite me pandeminë dhe natyrisht që fokusi i gjithë strukturave ka qenë në pandemi dhe luftimin e saj, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të ndalemi dhe të merremi vetëm me pandeminë dhe gjërat e tjera të ngecin kështu që alternativën qeverisëse dhe në planin qeverisës të kësaj qeverie ne do të lëvizim përpara natyrisht me një dinamik tjetër dhe besoj që do të formohet një grup punues tjetër në kuadër të Qeverisë i cili do bëjë analizën e asaj që bërë deri tani dhe do të caktohet një dinamikë e zhvillimeve të mëtutjeshme drejt rregullimit të sigurimeve shëndetësore, fillimisht duhet të punohet në infrastrukturën ligjore, ligjet tashmë kanë nevojë të rishikohen nga profesionistët e fushës pastaj siç e kemi prioritet edhe Sistemin Informativ Shëndetësor i cili po ashtu zvarritet me vite të tëra, dhe bashkërisht të fillojmë të bëjmë një dinamikë kohore se kur sigurime shëndetësore do të realizohen”, theksoi ai.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, u shpreh se ndërhyrja në ligje është e domosdoshme.

“Sigurimet shëndetësore publike është një nga prioritet kryesore të Qeverisë dhe në planin Qeverisës së Kosovës, ku ne do të ndërhyjmë në ligje sepse e do edhe koha që të jemi në nivel bashkëkohor që të fuqizohet kapaciteti administrativ njerëzor, infrastrukturor si kusht për fillimin e grumbullimit të kontributeve. Prioritet do të jetë regjistri qendror i institucioneve private dhe publike që ofrojnë shërbime shëndetësore është lista e pacientëve ku ne kemi edhe grupin e formuar që do të punojë për mënyrën se si do bëhet zoonimi do jetë regjistri i shërbimeve, ku do të përfshihet vëllimi i shërbimeve që ofron do jetë çmimorja e shërbimeve të tilla, çmimorja e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore të cilat janë pararendëse që të fillojmë edhe tek mbledhja e kontributeve për sigurime shëndetësore” , u shpreh Berisha.

Ulrika Richardson, koordinatore për Zhvillim e OKB-së në Kosovë, u shpreh se pandemia COVID-19 ka treguar për nevojën për investime në sektorin e shëndetësisë. Ajo u shpreh se në mungesë së sigurimeve shëndetësore në Kosovë pacientët e atakuar nga COVID-19 shërbimet shëndetësore i kanë mbuluar nga xhepi i tyre.

“Përkundër shumë dobësive Kosova ka bërë menaxhimin shumë të mirë të të pjesës së pandemisë dhe mendoj se për shkak të faktit se nuk kemi sigurime shëndetësore të sigurisë publike dhe natyrisht që është një limitim mjaftë i madh për personat që të jenë në gjendje që të kenë qasje në kujdesin shëndetësor, sepse nëse shohim Evropën dhe jashtë shpenzimeve të xhepit pra të dhënat nuk janë aq të fuqishme në Kosovë ka shumë boshllëqe sa i përket të të dhënave, por për familjet individuale është më e larta në Evropë që i kanë pasuar të gjitha vetë ato shpenzime dhe ndoshta është njëra prej më të larta kam qenë dëshmitare se si personat, familjet kanë bërë shpenzime marramendëse për remdesivir që e kanë porositur online dhe nëse kanë shkuar në spital kanë menduar se nuk do jetë në dispozicion”, tha ajo.

Richardson po ashtu theksoi se vetëm 7% e grave dhe 12% e burrave në Kosovë kanë sigurime shëndetësore.

“Shëndetësia, kujdesi shëndetësor është e drejtë në Kushtetutën e Kosovës dhe nuk duhet që të jetë problem për personat dhe nëse e shohim në mënyrë globale dimë gjysma kanë pjesërisht qasje në shërbime shëndetësore, në Kosovë të dhënat na tregojnë se 1/5 e popullatës ka qasje të limituar në kujdesin shëndetësor dhe statistikat multidimensionale dhe raportet e UNICEF që ka bërë dhe ka mbuluar 2019-2020 na kanë treguar se vetëm 7% të grave, 15, 18,dhe 12% të burrave të njëjtë moshë janë të mbuluar me sigurim shëndetësor”, theksoi Richarsdon.

Kjo tryezë e organizuar nga PRAK u mbështet edhe nga UNFPA-ja.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara