Sport

​Zyrtare, shkarkohet trajneri i klubit të Superligës së Kosovës

Rezultate e dobëta në këtë fillim të sezonit ishin arsyeja pse erdhi ky vendim.

Published

on

Arsim Thaçi është shkarkuar nga posti i trajnerit të Malishevës.

Lajmi është dhenë sot nga faqja zyrtare e këtij klubi ku thuhet se rezultate e dobëta në këtë fillim të sezonit ishin arsyeja pse erdh deri te ky vendim.

FC Malisheva ka vendosur të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaçi pas asaj që ka qenë një fushatë kryesisht zhgënjyese për klubin këtë sezon. Në emër të të gjithëve në FC Malisheva, shprehim mirënjohje për trajnerin Thaçi për të gjitha përpjekjet e tij gjatë kohës sa ishte me klubin”, thuhet në këtë njoftim.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon, Malisheva ka mbledhur shtatë pikë duke u renditur në vendin e pestë në tabelë.

Lajmet

Trepça humb në momentin e fundit nga PAOK-u grek

Published

on

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, humbi në rezultat shumë të ngushtë në përballjen me PAOK-un grek.

Në momentet e fundit, mitrovicasit nuk ia dolën dhe dueli u mbyll me rezultat 75-77.

Skuadra kosovare nuk ka fituar asnjë duel në edicionin e sivjetshëm të FIBA Europe Cup deri tani, ndërsa nga ana tjetër, grekët kanë pasur dy fitore e një humbje./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Chelsea- Karabakh Agdam përfundoi me barazim

Published

on

Chelsea pati një kohë të vështirë në Ligën e Kampionëve kundër Karabakh Agdam në Baku dhe arriti të barazojë me rezultat 2:2.

Ndaj kampionëve azerbajxhanas Karabakh Agdam, të cilët kishin arritur në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve vetëm nëpërmjet kualifikimit, të kaltrit me vështirësi arritën një barazim.

Estevao solli Chelsea në epërsinë pas 16 minutash. Leandro Andrade barazoi shifrat në minutën e 29-të, ndërsa Marko Jankoviq në minutën 39 nga penalltia solli vendësit në epërsi të papritur.

Alejandro Garnacho, i cili hyri në fushë në pjesën e parë, barazoi për ekipin e Premier Ligës, në minutën e 52-të.

Pafos nga Qipro ka fituar ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve ndaj Villareal të Spanjës me rezultatin 1:0. Autor i golit të fitores ishte Derrick Luckassen në minutën e 46-të./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Milani dhe Interi blejnë stadiumin “Giuseppe Meazza”

Published

on

By

Milani dhe Interi kanë konfirmuar zyrtarisht blerjen e kompleksit të San Siros, që përfshin stadiumin “Giuseppe Meazza” dhe zonën përreth tij. Marrëveshja u finalizua sot pas miratimit nga Këshilli i Qytetit të Milanos në muajin shtator.

Në një deklaratë të përbashkët, klubet thanë se ky është “një hap historik dhe strategjik që shënon fillimin e një kapitulli të ri për qytetin e Milanos dhe për të dy klubet”.

Projekti i ri, i cili do të udhëhiqet nga studiot arkitekturore Foster + Partners dhe MANICA, parashikon ndërtimin e një stadiumi modern me standarde ndërkombëtare dhe rigjenerimin urban të zonës San Siro.

Financimi i marrëveshjes u mundësua nga bankat ndërkombëtare Goldman Sachs dhe JP Morgan, së bashku me Banco BPM dhe BPER Banca.

Ky zhvillim pritet të hapë rrugën për ndërtimin e një stadiumi të ri që do të bëhet simbol i ri i qytetit të Milanos dhe i futbollit italian./KP

Continue Reading

Lajmet

​Ronaldo: Së shpejti do të tërhiqem nga futbolli

Published

on

Cristiano Ronaldo ka pranuar se po i afrohet fundit të karrierës së tij futbollistike, duke zbuluar se pensionimi është shumë afër. Në një intervistë me gazetarin anglez Piers Morgan, sulmuesi 40-vjeçar i Al-Nassr foli me sinqeritet për fundin e rrugëtimit të tij në futboll dhe krahasimin e përjetshëm me Lionel Messin.

“Kur do të dal në pension? Së shpejti, por mendoj se do të jem gati,” tha Ronaldo. “Sigurisht, do të jetë shumë e vështirë dhe ndoshta do të qaj. Por jam përgatitur për të ardhmen time që kur isha 25 vjeç, kështu që besoj se do ta përballoj mirë. Asgjë nuk krahasohet me adrenalinën që ndien kur shënon një gol, por gjithçka ka një fillim dhe një fund. Kam pasione të tjera dhe do të kem më shumë kohë për veten dhe familjen time.”, tha ai.

Ndërkohë, i pyetur për Lionel Messin, Ronaldo ishte i prerë.

“Fitimi i Kupës së Botës nuk është një ëndërr për mua, sepse nuk më përcakton si futbollist. Fitimi i një turneu në 6 ose 7 ndeshje nuk mjafton për t’u bërë një nga më të mirët në histori. Numrat nuk gënjejnë, e di vlerën time dhe jam në krye të listës së rekordeve. A është Messi më i mirë se unë? Nuk pajtohem, nuk dua të jem modest.”

Ronaldo, aktualisht pjesë e klubit Al-Nassr në Arabinë Saudite, është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit me mbi 870 gola në karrierë dhe një nga emrat më të mëdhenj të të gjitha kohërave./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara