Lajmet

​Zvicër, referendum për shpërndarjen e subvencioneve shtetërore për kompanitë mediatike

Votuesit zviceranë kanë kundërshtuar qeverinë për dy çështje kryesore në referendumet e mbajtura të dielën.

Published

on

Të dielën në Zvicër u mbajtën katër referendume, njëri prej të cilëve u kërkonte votuesve të vendosnin nëse kompanitë mediatike duhet të merrnin subvencione shtetërore.

Votuesit zviceranë kanë kundërshtuar qeverinë për dy çështje kryesore në referendumet e mbajtura të dielën.

Rreth 57% e votuesve mbështetën një ndalim më të rreptë të reklamimit të duhanit, një fushë kyçe e të ardhurave për qeverinë, siç kishin parashikuar sondazhet.

Rreth 56% e votuesve zviceranë kundërshtuan gjithashtu subvencionet shtetërore për kompanitë e medias, pasi kundërshtarët pretenduan se kjo do t’i bënte gazetarët më pak të prirur të raportonin në mënyrë kritike për qeverinë.

Sipas propozimit, botuesit do të merrnin mbështetje për shpërndarjen e gazetave dhe revistave, ndërsa media online do të merrte para menjëherë sipas kushteve të caktuara.

Katër referendume u mbajtën në Zvicër të dielën, duke përfshirë ndalimin radikal të testimit të kafshëve dhe heqjen e propozuar të taksës së pullës. Siç pritej, votuesit kundërshtuan ndalimin radikal të testimit të kafshëve.

Ata votuan gjithashtu për të mbajtur taksën e pullës, një taksë e paguar nga kompanitë kur emetojnë aksione ose rrisin kapitalin e vet. Përkrahësit e idesë thanë se kjo do të nxiste investimet.

Qendrat e votimit janë caktuar të mbyllen në orën 12:00 (11:00 GMT). Pjesëmarrja në referendumet zvicerane rrallë i kalon 60%. Rreth 5.4 milionë persona kanë të drejtë të votojnë.

Vendi

Vetaksident me fatalitet në rrugën Pejë–Prishtinë: Humb jetën një 24-vjeçare, tre të tjerë lëndohen

Published

on

By

Një 24- vjeçare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishitnës, Daut Hoxha, për UBTnews bëri të ditur se bëhet fjalë për vetaksident, ndërsa njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Me këtë rast, Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person në Prizren për bashkëjetesë me një të mitur

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjet”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar të hënën rreth orës 10:00, pasi i dyshuari ishte duke bashkëjetuar me viktimën.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Vendi

United Hospital – Fizioterapia moderne që rikthen lëvizjen, redukton dhimbjen dhe përmirëson cilësinë e jetës

Published

on

By

Prishtinë – Lëvizja pa dhimbje nuk është vetëm një dëshirë, por një objektiv i arritshëm kur trajtimi bazohet në diagnostikim profesional, teknologji bashkëkohore dhe kujdes të personalizuar. Pikërisht mbi këto parime funksionon Departamenti i Fizioterapisë në United Hospital, ku pacientët përfitojnë rehabilitim të avancuar për rikthimin e funksionit të plotë të sistemit muskuloskeletor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

I pajisur me teknologjinë më të fundit dhe i udhëhequr nga fizioterapistë me përvojë, departamenti ofron programe rehabilitimi të përshtatura sipas nevojave individuale të çdo pacienti. Qasja multidisiplinare synon jo vetëm lehtësimin e dhimbjes, por edhe trajtimin e shkakut të saj, duke mundësuar rikthim të sigurt në aktivitetet e përditshme.

Shërbimet përfshijnë rehabilitimin e patologjive të shtyllës kurrizore, përfshirë herniet diskale cervikale, torakale dhe lumbale, rehabilitimin ortopedik dhe post-operativ pas ndërhyrjeve të ligamenteve (ACL/PCL), menisqeve dhe vendosjes së protezave të gjurit apo kërdhokullës. Po ashtu, trajtohen me sukses dhimbjet muskulore, tendinitet, spasticiteti dhe mbingarkesat funksionale, ndërsa programe të veçanta janë të dedikuara për korrigjimin e posturës dhe edukimin e pacientëve për një qëndrim të shëndetshëm të trupit.

Në United Hospital, fizioterapia nuk kufizohet vetëm në trajtim, por përfaqëson një proces të plotë rehabilitimi, ku çdo pacient udhëhiqet me profesionalizëm drejt rikuperimit të qëndrueshëm dhe një jete më aktive. Investimi në rehabilitim të hershëm dhe të specializuar mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar komplikimet afatgjata dhe për të rikthyer mirëqenien fizike./rajonipress/

Për termine dhe konsultë profesionale:
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë – Kosovë

Continue Reading

Lajmet

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara