Lajmet

​Zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Siri pas 10 vitesh

Published

on

Sirianët i drejtohen këtë të mërkurë kutive të votimit, për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Televizioni shtetëror tregoi radhë të gjata që formoheshin në pjesë të ndryshme të vendit ku ndodhen rreth 12 mijë qendra votimi.

Rezultatet e zgjedhjeve pritet të shpallen deri të premten në mbrëmje, 48 orë pas mbylljes së votimeve.

Kjo është hera e parë që mbahen zgjedhjet presidenciale që prej fillimit të luftës, më shumë se 10 vjet më parë.

Në hyrje të qytetit të Damaskut, fotoja që të shoqëron kudo është ajo e presidentit Bashar Al Assad, dhe mesazhi, “I themi PO presidentit Assad” duke nënkuptuar kështu që fitorja për 55-vjeçarin është e padiskutueshme.

Assad ka përballë 2 rivalë, por që absolutisht nuk quhen kundërshtarë të tij në këtë garë.

Bashar Al Assad është presidenti i Sirisë që prej 17 korrikut të vitit 2000 dhe me fillimin e luftës në 2011, në vend nuk u mbajtën më zgjedhje.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë konsideruar zgjedhjet si një shfaqje komike./UBTNews

Lajmet

Konfiskohen 10 armë zjarri në Prishtinë

Published

on

By

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 346 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 53 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe vepra të tjera.

Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 10 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4854 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 311 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil”, thuhet në njoftimin e policisë./EO

Continue Reading

Lajmet

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Published

on

By

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur ditën e sotme Turqinë.

Forca e lëkundjeve raportohet se kishin magnitudë 4.9 ballë dhe u ndjenë në Turqinë perëndimore.

Autoritetet thanë se tërmeti goditi në të njëjtën zonë si javën e kaluar, me magnitudë 6.1 ballë.

Epiqendra ishte në Balikesir, teksa lëkundjet u ndjenë deri në Stamboll. Tërmeti ndodhi pak pas orës 14:30 dhe epiqendra e tij u vlerësua në 11 kilometra (6.8 milje).

Rajoni vazhdon të goditet nga lëkundje pasuese pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë më 27 tetor. Përpara tërmetit të fundit me magnitudë 4.9, një tjetër tërmet me magnitudë 3.6 kishte ndodhur në të njëjtën epiqendër.

Ekspertët thonë se këto vlerësohen më shumë si pasgoditje sizmike, por frika për pasoja më të rënda është prezentë. Nuk ka ende raportime për dëme materiale dhe të lënduar./EO

Continue Reading

Lajmet

KQZ mban mbledhje për certifikimin e rezultateve, njofton komunat që shkojnë në balotazh

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është mbledhur sot në Prishtinë për të zhvilluar mbledhjen e radhës, ku në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale në 35 komuna të Kosovës, si dhe shpallja e rezultateve për kryetar komune në Prishtinë, Junik dhe Mamushë.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e KQZ-së diskutuan për ecurinë e procesit zgjedhor, transparencën e numërimit të votave dhe respektimin e procedurave ligjore.

Ndër të tjera, u bë e ditur se disa komuna do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor, ku qytetarët do të vendosin për kryetarët që do të drejtojnë komunat përkatëse. Disa nga komunat që shkojnë në balotazh janë: Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci dhe Peja./KP

Continue Reading

Lajmet

Komandanti i FSK-së takohet me komandantin e KFOR-it

Published

on

By

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim mirëseardhës  komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Ozkan Ulutas, me të cilin diskutuan në lidhje me situatën aktuale të sigurisë në vend dhe rajon por edhe për sfidat e përbashkëta me të cilat përballen.

Fillimisht Gjeneral Jashari shprehu mirëseardhje Gjeneral Major ULUTAŞ dhe e uroi për detyrën komandantit të KFOR-it, duke i dëshiruar sukses në këtë detyrë të rëndësishme. Gjatë takimit ata diskutuan për zhvillimet e fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke përfshirë trajnimet, stërvitjet, sfidat, operacionet dhe aktivitetet e tjera të saj. Poashtu, u fol edhe për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale, si dhe për sfidat e përbashkëta me të cilat përballen”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it, si dhe u theksua rëndësia e thellimit të këtij bashkëpunimi, i cili do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe sigurisë si në Kosovë, ashtu edhe në rajon./EO

Continue Reading

Të kërkuara