Lajmet

​Zelensky i përgjigjet Putinit për armëpushimin: Lufta përfundon kur ushtarët tuaj të largohen

Zelensky e konsideroi thirrjen për armëpushim si mashtrim për të ndalur përparimin e forcave të tij.

Published

on

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë propozimin e Rusisë për armëpushim 36-orësh, lidhur me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Zelensky i ka dhënë një mesazh Vladimir Putin, se lufta do të përfundojë kur ushtarët rusë të largohen nga Ukraina.

Zelensky e konsideroi thirrjen për armëpushim, si një mashtrim për të ndalur përparimin e forcave të Ukrainës në rajonin lindor të Donbasit dhe për të sjellë më shumë forca të Moskës.

“Ata tani duan të përdorin Krishtlindjet si një mbulesë, edhe pse shkurtimisht, për të ndaluar përparimet e djemve tanë në Donbas dhe për të sjellë pajisjet, municionet dhe trupat e mobilizuara më afër pozicioneve tona. Çfarë do t’u japë atyre? Vetëm një rritje tjetër në humbjet e tyre totale. Përfundimi i luftës do të thotë t’i japësh fund agresionit të vendit… Dhe lufta do të përfundojë, ose kur ushtarët tuaj të largohen, ose ne t’i hedhim jashtë”, tha Zelensky i cili zgjodhi ta japë mesazhin e tij në gjuhën ruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi ditën e enjte (5 janar) ministrin e tij të Mbrojtjes, të vendosë një armëpushim prej 36-orësh në vijën e frontit me Ukrainën.

Lajmet

​Rooney: Xhaka është transferimi i sezonit në Angli

Published

on

Wayne Rooney ka vlerësuar Granit Xhakën si nënshkrimin e sezonit pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Sunderlandin në Premier League.

33-vjeçari u rikthye në Angli pas dy sezonesh të suksesshme te Bayer Leverkusen, ku ndihmoi klubin gjerman të fitonte titullin e parë në Bundesligë. Që nga ardhja e tij, Xhaka është bërë një nga lojtarët kryesorë të Sunderlandit, që aktualisht renditet në vendin e katërt në kampionat.

“Kur kthehet në Premier League, pyet veten nëse mund ta bëjë përsëri. Por ai ndoshta ka qenë transferimi i sezonit. Ka qenë i shkëlqyer.”, tha Rooney.

Ish-ylli i Manchester United shtoi se përvoja e Xhakës po ndihmon shumë edhe jashtë fushës.

“Sunderland ka një skuadër të re, dhe Xhaka është si një figurë atërore. Ai ndihmon trajnerin dhe lojtarët e rinj me përvojën e tij.”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

Vetëm në 24 orëshin e fundit, janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje si dhe një lëndim i lehtë trupor, ka njoftuar Policia e Kosovës. Në raport bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur në Obiliq, Fushë Kosovë, Lipjan, Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë.

Lëndim i lehtë trupor

Mitrovicë Veri 10.11.2025 – 02:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Dhunë në familje

·         Obiliq 10.11.2025 – 04:30. Ka ndodhur rasti ‘dhunë në familje’, ku të përfshirë kanë qenë bashkëshortët,  lëndime ka pësuar bashkëshorti dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 10.11.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht tre anëtarë të familjes. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lipjan 10.11.2025 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin bashkëjeton. Viktima është strehuar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë  09.11.2025 – 15:00 – 18:00. Me 10.11.2025 viktima e mitur femër kosovare, ka raportuar se një ditë më parë babai i saj, i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë  10.11.2025-13:00. Janë shoqëruar dy meshkuj (vëllezër) njëri si i dyshuar dhe tjetri viktimë, në stacion policor për intervistim, pasi të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Rasti duke u hetuar.

Ferizaj 10.11.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë  10.11.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën-bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me vullnetin e saj është kthyer tek familja e vet. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Osmani merr pjesë në Forumin “25 vjet kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”

Published

on

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në bashkëpunim me Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës, do organizoj një forum diskutimi me temën “Nga Rezoluta në veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”.

Ky aktivitet shënon 25-vjetorin e miratimit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dokument i cili njohu rolin e grave në parandalimin e konflikteve, ndërtimin e paqes dhe vendimmarrjen në sektorin e sigurisë.

Në forum do të marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Pas takimit Trump-Al-Sharaa, Siria do t’i bashkohet koalicionit kundër ISIS-it

Published

on

Siria do t’i bashkohet koalicionit ndërkombëtar për ta luftuar grupin ISIS, duke shënuar një ndryshim në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, ka konfirmuar një zyrtar i lartë i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Njoftimi erdhi kur presidenti Trump e priti në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij sirian, Ahmed al-Sharaa – vizita e parë e tillë nga një udhëheqës sirian në historinë e vendit.

Në një intervistë në televizionin “Fox News”, presidenti sirian tha se vizita e tij është pjesë e një epoke të re në të cilën Siria do të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara.

Siria tani do të jetë shteti i 90-të që bëhet pjesë e koalicionit global që i ka për qëllim eliminimin e elementeve të mbetura të ISIS-it dhe pengimin e shkuarjes së militantëve të huaj në Lindjen e Mesme.

Pas takimit mes dy presidentëve, një zyrtar i lartë i administratës amerikane gjithashtu konfirmoi se Departamenti i Thesarit i ShBA-së, bashkë me Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Tregtisë, do të njoftojnë masa të reja për heqjen e kufizimeve ekonomike ndaj Sirisë dhe për ofrimin e qartësimit të pëlqimeve për investitorët.

Si pjesë e masave, administrata amerikane gjithashtu do të lëshojë një pezullim 180-ditor të Aktit të Cezarit, me të cilin që nga viti 2019 është sanksionuar ish-qeveria siriane.

Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale disa orë pas takimit me homologun sirian, Trumpi tha:

“Ne duam që ta shohim Sirinë duke u bërë një shtet që është shumë i suksesshëm dhe mendoj se ky udhëheqës [Al-Sharaa] mund ta bëjë këtë. Vërtet mendoj ashtu.”

Ky ishte takimi i tretë mes dy presidentëve, pasi fillimisht ishin takuar në maj, në margjinat e Këshillit të Gjirit Persik për Bashkëpunim dhe më pas në një darkë gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Vetëm javën e kaluar, Departamenti i Thesarit i ShBA-së e largoi presidentin sirian nga lista e terroristëve globalë të përzgjedhur në mënyrë speciale./S.K/BBC/

Continue Reading

Të kërkuara