Sport

​Zbulohen shifrat, 63 milionë euro është borxhi i Barcelonës ndaj Leo Messit

Published

on

Situata ekonomike që po kalon Barcelona është kritike siç demonstrohet nga numrat që tregon regjistri i klubit për sezonin e kaluar dhe të cilat u lëshuan disa ditë më parë edhe në publik.

Borxhi i klubit është i madh dhe mungesa e likuiditetit është alarmante. Dhe kjo mungesë e parave të gatshme po ndikon te lojtarët. Disa ditë më parë “Cadena Cope” zbuloi që klubi u detyrohej një pjesë të pagave lojtarëve të ekipit të parë.

Dhe një prej tyre është Leo Messi të cilit Barcelona duhej t’ia kishte paguar atij para fundit të janarit 72 milionë euro që korrespondon me kontratën e tij për sezonin aktual. Deri më tani, ai i ka pranuar vetëm 8.5 milionë dhe i kanë mbetur për të marrë edhe 63.5 milionë, që përfshin dosjen e lojtarit të ekipit të parë dhe imazhin e lojtarit.

Problemet e likuiditetit ndikojnë në pjesën tjetër të lojtarëve në skuadër të cilët disa javë më parë arritën një marrëveshje me klubin për të shtyrë një pjesë të të ardhurave nga ky sezon në vitet e ardhshme.

Me këtë marrëveshje, klubi e kurseu veten nga pagesa e 172 milionë eurove. Kjo marrëveshje preku të gjithë lojtarët në skuadër, përfshirë Leo Messin, përveç katër lojtarëve që kishin arritur një marrëveshje të mëparshme: Piqué, Lenglet, De Jong dhe Ter Stegen.

Sport

Derbi i zjarrtë ndez startin e edicionit të ri: Sigal Prishtina mirëpret Pejën në kryeqytet

Published

on

By

Këtë të shtunë nis zyrtarisht edicioni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll, ku që në xhiron e parë tifozët do të kenë mundësi të ndjekin një nga përballjet më të mëdha të basketbollit vendor.

Sfidën e parë të kampionatit do ta hapë derbi i madh ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës. Ndeshja do të zhvillohet nesër, me fillim nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Të dyja skuadrat hyjnë në këtë sezon me synime të mëdha për titullin kampion, ndërsa përballja hapëse premton spektakël dhe rivalitet të lartë në parket.

D.L

Continue Reading

Sport

Franco Foda Publikon Listën e Kosovës për Ligën e Kombeve

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për katër sfidat e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve. “Dardanët” hyjnë në këtë cikël ndeshjesh me motivim dhe përkushtim maksimal për të kërkuar rezultate pozitive.

Prurjet e reja dhe lojtarët e ftuar për herë të parë Lista e këtij grumbullimi sjell disa emra të rinj dhe premtues për përfaqësuesen:

Erblin Osmani – Talenti i Bayern Munichut është risia kryesore, i cili ka vendosur përfundimisht të përfaqësojë Kosovën duke lënë pas kombëtaren e Gjermanisë.

Milot Avdyli – Ylli i skuadrës së Celje merr ftesën e tij të parë me kombëtaren A.

Dion Kacuri – Mesfushori i ri i bashkohet ekipit si një nga prurjet e reja në këtë listë.

Mungesat dhe rikthimet Kosova do të përballet me mungesa të rëndësishme në mbrojtje dhe mesfushë. Amir Rrahmani dhe Florent Hadërgjonaj nuk do të jenë pjesë e ekipit për shkak të vendimit të tyre për t’u pensionuar përkohësisht. Po ashtu, për shkak lëndimesh mungojnë Fidan Aliti, Kreshnik Hajrizi, Elvis Rexhbeçaj dhe Florent Muslija. Në anën tjetër, pjesë e listës janë dy emrat kryesorë të sulmit, Edon Zhegrova dhe Milot Rashica.

Lista e Plotë e Futbollistëve të Ftuar:

Portierë: Arijanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj.

Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Ron Raçi, Leard Sadriu, Dion Gallapeni.

Mesfushorë dhe Sulmues: Ermal Krasniqi, Milot Avdyli, Baton Zabërgja, Veldin Hoxha, Erblin Osmani, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Dion Kacuri, Donat Rrudhani, Muharrem Jashari, Valmir Matoshi, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Fisnik Asllani, Albion Rrahmani, Vedat Muriqi.

24 shtator: Kosova – Irlanda (Prishtinë)

27 shtator: Austria – Kosova (Gjermani/Austri, mysafir)

1 tetor: Izraeli – Kosova (Hungari, mysafir)

4 tetor: Kosova – Austria (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

D.L

Continue Reading

Sport

Lista Rezervë e Franco Fodës

Published

on

By

Trajneri Franco Foda ka hartuar një listë rezervë prej dhjetë lojtarësh si plan emergjence për kombëtaren.

Në këtë grup përfshihen emra si Meriton Korenica, Leon Frrokaj, Rilind Nivokazi dhe Betim Fazliji.

Këta futbollistë do të jenë në gatishmëri të plotë për t’u grumbulluar me ekipim në rast se lojtarët e listës bazë pësojnë lëndime apo kanë mungesa të tjera.

Kjo listë i mundëson shtabit teknik reagim të shpejtë për të mbuluar çdo nevojë të papritur.

D.L

Continue Reading

Sport

Përballje e zjarrtë në Gjilan, Prishtina kërkon vazhdimin e serisë

Published

on

By

Sonte, e premte, nis xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës, e cila këtë herë sjell vetëm një përballje, por një derbi të zjarrtë mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Dy skuadrat e kanë nisur në mënyrë fantastike sezonin dhe në stadiumin e qytetit do të kërkojnë pikët e plota. Prishtina vjen në këtë përballje pa asnjë humbje, me pesë fitore në po aq ndeshje, ndërsa Gjilani ka regjistruar vetëm një humbje.

“Bardhëkaltrit” kanë edhe një motiv shtesë për këtë duel, pasi synojnë t’i japin fund një serie negative ndaj “Skifterëve”. Prishtina nuk ka arritur të fitojë në 10 përballjet e fundit ndaj Gjilanit.

Derbi i madh pritet të sjellë emocione të shumta, ndërsa vërshëllima e parë në stadiumin e qytetit do të dëgjohet nga ora 19:00.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara