Sport

​Xhaka: Udhëtimi në Serbi nuk ishte vendim i lehtë

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me Murat Yakin para ndeshjes për të shkuar apo jo”, tha ai.

Published

on

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka është ndalur të flas për herë të parë për udhëtimin e tij në Novisad të Serbisë, atje ku u ballafaqua me Bjellorusinë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Ai ka thënë se nuk ishte vendim i lehtë për të shkuar atje, por dëshira e madhe për ta ndihmuar Zvicrën bëri që ta marr një vendim të tillë pas konsultimit me trajnerin Murat Yakin.

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me Murat Yakin para ndeshjes për të shkuar apo jo. Ishte gjithmonë e qartë për mua se doja të vija dhe të luaja futboll. Nuk ishte një vendim i lehtë për të gjithë të përfshirët në këtë situatë. Por, më vjen mirë që u kthyem me tre pikë”, ka thënë Xhaka.

Xhaka pritet të luajë ndeshjen e tij të 112-të ndërkombëtare me Zvicrën sonte kundër Izraelit.

Sport

​Lëndohet Paqarada, humb ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron

Published

on

By

Mbrojtësi i Kolnit, Leart Paqarada është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros, për shkak të lëndimit, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

Gjatë dy ditëve të kaluara ai në përgjithësi ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, teksa pas ekzaminimeve mjekësore u vendos që ai të lirohet dhe të kthehet në klubin e tij për trajtimin e nevojshëm.

Dardanët sot po zhvillojnë seancën e radhës stërvitore, derisa pasdite udhëtojnë drejt Lituanisë.

Continue Reading

Sport

​Shpalosen detaje nga vdekja e futbollistit grek 31 vjeçar

Published

on

By

Futbolli grek u trondit mbrëmjen e 9 tetorit pas vdekjes së papritur të mbrojtësit të kombëtares, George Baldock, i cili u gjet i pajetë në pishinën e shtëpisë së tij. Ende nuk dihet shkaqet e vdekjes së futbollistit, ndërsa mësohet se prej disa orësh familjarët kishin humbur kontaktin me të.

Gruaja 31-vjeçarit, e cila ishte në Angli së bashku me vajzën e tyre, po përpiqej të kontaktonte me lojtarin grek, por s’kishte arritur. Ajo telefonoi pronarin e shtëpisë që Baldock kishte marrë me qira, në mënyrë që ai të mund të shkonte dhe zbulonte se çfarë po ndodhte.

Pronari shkoi në banesë dhe gjeti futbollistin 31-vjeçar të vdekur në pishinën e tij. Sipas informacioneve të protothema.gr, Baldock kishte të paktën 5 orë që qëndronte i vdekur në pishinë, ndërsa më shumë të dhëna që pritet të dalin pas autopsisë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë edhe gjurmët e gishtërinjve në shtëpinë ku humbi jetën 31-vjeçari. Në trupin e tij raportohet se nuk ka shenja dhune.

Continue Reading

Sport

Gjendet i vdekur në pishinë futbollisti i njohur

Published

on

By

Ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare futbollisti grek George Baldock. Rrethanat e vdekjes së tij janë të paqarta.

Ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare futbollisti grek, George Baldock. Mediat raportuan se mbrojtësi i Panathinaikos u gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij të mërkurën vonë në mbrëmje. Shkaku i vdekjes fillimisht ishte i panjohur. Baldock luajti dymbëdhjetë herë për kombëtaren greke dhe për herë të fundit u shfaq në play-off para kampionatit evropian kundër Gjeorgjisë në mars, kur Greqia humbi me penallti. Ai nuk u thirr për duelin e radhës me Anglinë në Ligën e Kombeve këtë të enjte.

Baldock, i cili ka lindur në Buckingham, luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij në Angli, duke përfshirë klube si Sheffield United. Mbrojtësi u transferua në Athinë vetëm në korrik.

Sheffield United Football Club është i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e ish-lojtarit tonë, George Baldock”, tha klubi anglez në një komunikatë./UBTNews/

Continue Reading

Sport

​Spalletti i bindur se Italia do të jetë rival i fortë i çdo kundërshtari

Published

on

By

Italia mund të bëhet një skuadër e madhe nëse luan në maksimumin e saj, tha trajneri Luciano Spalletti të mërkurën, përpara një ndeshjeje kundër Belgjikës, të cilën ai e përshkroi si vendimtare për shpresat e tyre për përparim në Ligën e Kombeve.

Italia, në krye të Grupit të Dytë pasi fitoi të dyja ndeshjet muajin e kaluar, pret Belgjikën sot dhe Izraelin të hënën. Belgjika është e barabartë me tre pikë me Francën e vendit të dytë dhe Izraeli është në fund me zero pikë.

Ne do të bëhemi menjëherë një ekip i madh në çdo ndeshje ku do të jemi në gjendje të japim më të mirën nga vetja ”, tha Spalletti në një konferencë për shtyp.

Është një ndeshje vendimtare për të ardhmen tonë ”, tha Spalletti, duke shtuar se mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini do të ishte në formacionin fillestar.

Italia do të jetë pa mesfushorin e dëmtuar të Interit, Nicolo, së bashku me Federico Chiesan të Liverpool-it.

Continue Reading

Të kërkuara