Sport

Barça po e mendon shitjen e Ansu Fatit

Kufizimet financiare thuhet se po e detyrojnë klubin që ta shes atë për të mbledhur fonde.

Publikuar

Barcelona ka gjasa të shesë Ansu Fatin menjëherë pasi të përfundoi sezoni aktual.

Ndërsa ata ende e vlerësojnë sulmuesin e ri, i cili është gati të bëjë paraqitjen e 25-të në karrierë në La Liga, kufizimet financiare thuhet se po e detyrojnë klubin që ta shes atë për të mbledhur fonde, raporton “Fishajes.net”.

Kjo është bëhet edhe më shumë e pa shmangshme nëse ata nuk arrinë të shesin mesfushorin Frenkie de Jong, i cili më parë kishte refuzuar të largohej nga “Camp Nou”.

Sport

​Ky pritet të jetë trajneri i ri i Napolit

Napoli tani është i përqendruar në emërimin e Luis Enriques si trajner të ri të tyre.

Publikuar

nga

Napoli është në kërkim të një trajneri të ri pasi Luciano Spalletti ka kërkuar të largohet nga klubi edhe pse ia doli që ta fitojë titullin e kampionit në Itali.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis tha dje për mediat italian se Spalletti ka kërkuar vet që të largohet nga klubi edhe pse kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

“Spalletti kërkoi të largohej nga Napoli”, tha shkurtimisht De Laurentis.

Si rezultat i kësaj situate, Napoli tani duhet të gjejë një trajner të përshtatshëm për të zëvendësuar Spallettin, duke shpresuar të vazhdojë projektin dhe të konfirmojë rritjen e nivelit të skuadrës.

Siç raportohet nga “Calciomercato”, Napoli tani është i përqendruar në emërimin e Luis Enriques si trajner të ri të tyre, duke përgatitur një kontratë dyvjeçare me vlerë 10 milionë euro neto në sezon për spanjollin.

De Laurentis është i gatshëm të garantojë të ardhmen e Khvicha Kvaratskhelia dhe Victor Osimhen gjithashtu, duke shpresuar se prania e dy yjeve do të bindë më tej Luis Enriques për të pranur ofertën. Shpresa është të përcaktohet një marrëveshje gjatë kësaj jave.

Nëse Napoli nuk arrin të sigurojë Luis Enrique-n, ata do të përqendrohen në objektivat e tyre të tjerë, si Thiago Motta i Bolonjës dhe Vincenzo Italiano i Fiorentinës .

Vazhdo të lexosh

Sport

​Flamur Gashi, “Ylli i javës” për xhiron e fundit të Superligës

Gashi u shpreh i lumtur që skuadra e tij e përmbushi me sukses misionin e saj për mbetje në elitë.

Publikuar

nga

Federata e Futbollit e Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i javës” për xhiron e 36-të në Superligën e Kosovës në futboll që shënoi edhe fundin e sezonit 2022/23.

Ky çmim i takoi portierit të Malishevës, Flamur Gashi. Pasi mori këtë çmim, Gashi u shpreh i lumtur që skuadra e tij e përmbushi me sukses misionin e saj për mbetje në elitë.

“Ndihem shumë mirë dhe i lumtur për këtë vlerësim dhe dua t’i falënderoj bashkëlojtarët e skuadrës dhe shtabin teknik pa të cilët sigurisht se nuk do të mund ta fitoja këtë çmim. Shpresoj se ky çmim, i cili është i pari për mua, nuk do të jetë i fundit, ndonëse të shpërblehesh në fund të kampionatit është qershia mbi tortë. Me lojën e djeshme e kemi mbyllur kampionatin me sukses si ekip por edhe në aspektin individual. Kemi merituar më shumë, por ky është futbolli dhe duhet të jemi të lumtur me atë që kemi arritur”, ka thënë Flamur Gashi për faqen zyrtare të FFK-së.

Malisheva e mbylli sezonin me 46 pikë, duke u renditur në vendin e gjashtë me 46 pikë, derisa në ndeshjen e fundit e mposhti Llapin me rezultat 3-2.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Zyrtare, Mbappe konfirmon të ardhmen e tij

Ai ka bërë të ditur se do të vazhdojë të qëndrojë në Paris-Saint-Germain.

Publikuar

nga

Kylian Mbappé ka folur edhe zyrtarisht për të ardhmen e tij pas shumë spekulimeve gjatë muajve të fundit.

Ai ka bërë të ditur se do të vazhdojë të qëndrojë në Paris-Saint-Germain.

“Nuk ka më dyshime për të ardhmen time? Jam shumë i lumtur këtu dhe me zgjedhjen time për të qenë pjesë e këtij projekti. Do të jem këtu në PSG sezonin e ardhshëm”, sqaroi Mbappé.

Ai theksoi se ndihet i privilegjuar që është pjesë e gjigantit francez.

“Është një privilegj për mua të luaj në PSG. Falënderoj stafin, presidentin, njerëzit në prapaskenë që na lejojnë të jemi në kushtet më të mira dhe të vazhdojmë të fitojmë”, tha në fund ai.

Vazhdo të lexosh

Sport

Akil Gjakova në çerekfinale të Grand Prix Austria

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova ka mposhtur në raundin e tretë të kësaj gare xhudistin slloven, Martin Hojak.

Publikuar

nga

Xhudisti ynë, Akil Gjakova ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinalen e Grand Prix Upper që po mbahet në Austri.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova ka mposhtur në raundin e tretë të kësaj gare xhudistin slloven, Martin Hojak. Tani, në çerekfinale, Akili do të përballet me xhudistin nga Moldavia, Adil Osmanov. Ndërkaq, në rrugëtimin e tij deri te çerekfinalja Akili regjistroi tri fitore radhazi.

Në raundin e parë triumfoi kundër xhudistit nga Kazakistani, Darkhan Koibagar, në raundin e dytë kundër austriakut, Herbert Wicker, kurse në raundin e tretë e mposhti sllovenin, Martin Hojak.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara