Lajmet

​Von Cramon: E mbështesim aplikimin e Kosovës në KiE, por jo edhe në BE

Në raportin për Kosovën përmendet edhe liberalizimi i vizave.

Published

on

Parlamenti Evropian gjatë ditës së sotme ka miratuar raportet për Kosovën dhe Serbinë. Në këtë raport theksohet nevoja e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Deputetja gjermane, Viola Von Cramon e cila ka përgatitur raportin për Kosovën, ka deklaruar se përkrahin aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por jo edhe në Bashkimin Evropian. Mes tjerash, ajo ka theksuar se mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon tha se ky raport është i fuqishëm dhe gjithëpërfshirës me pika fondamentale.

“Përkrahim aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por kemi bërë një dallim të qartë me aplikimin për BE. Kur kemi thënë se nuk është kohë e duhur për shkak të çështjes së mosnjohjes, që do të rriste pritjet lokale që do të duhej ta menaxhojmë më vonë. Po ashtu, e kam thënë këtë edhe në Kosovë kur isha atje në herën e fundit”, ka deklaruar raportuesja për Kosovën.

Ajo pati fjalë të mira për qeverisjen aktuale, ku tha se është nisur një luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kemi pasur një kthesë të madhe politike në mes kohës 2020-2021 me qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti, që ka ndërmarrë punë pas fitores së madhe të vitit 2021, e kanë qëllimin dhe po punojnë për reformat të cilat do ta sjellin Kosovën më afër BE-së dhe në një situatë shumë të vështirë ekonomike. Por, kanë nisur me një luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por, këtë po e shohim edhe në një moment special në kontekstin ndërkombëtar. Po e shohim se ka një agresion rus që është veçanërisht një shqetësim i madh për vendet në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, po e shohim një disponim në Kosovë që ka çuar në fuqizimin e forcave të EULEX-it në vend dhe sidoqoftë nuk kemi parë dhe nuk kemi vërejtur një kërcënim serioz për sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës, si në veri ashtu edhe në ndonjë pjesë tjetër”, ka thënë ajo.

Më tej, në këtë raport përmendet edhe nevoja e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Në tekstin e raportit, po ashtu theksohet nevoja e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, që bazohet në njohjen reciproke, si parakusht për qasjen në BE të dyja vendeve. Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ka qenë fort sipër në agjendën dhe marrëveshjen që janë arritur në të kaluarën. Tash po vihen në pyetje, që po tregon se nuk ka angazhim serioz dhe është kritikuar shumë nga individë, deputetë, po ashtu edhe në raportin tonë”, ka shtuar ajo.

Ajo shtoi se në raport thuhet se do t’i jepet përkrahje e plot të dërguarit special për dialog, Miroslav Lajçak. Sipas saj, ka pasur lajme të mira për dialog pas katër vitesh, me arritjen e marrëveshjes për energjinë dhe personat e zhdukur. Mes tjerash, Von Cramon ka bërë thirrje edhe për përfshirjen e grave në procesin e dialogut.

Në raportin për Kosovën përmendet edhe liberalizimi i vizave.

“E kemi përkrahur këtë vazhdimisht dhe tashmë amendamentet dhe shumicën në parlament tash theksohet me të vërtetë nga shumica e kolegëve të mi, se liberalizimi i vizave ende po e bllokon Kosovën në nivelin e Këshillit të Evropës, as në parlament e as në komision dhe këtë e çojmë gjithmonë në nivelet më të larta të qeverive franceze dhe holandeze. Kam qenë në Paris kam folur për këtë çështje dhe jemi munduar që sa më shumë që ta zhbllokojmë situatën. Tash kanë mbaruar zgjedhjet në Francë dhe po shohim se ka një momentum të ri që kjo të zhbllokohet”, ka theksuar ajo.

Ajo ka ftuar që qeveria të punojë me partnerët ndërkombëtarë dhe të zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Von Cramon ka ftuar që të zbatohen edhe vendimet e gjykatave për Manastirin e Deçanit

Vendi

Rritet numri i protestuesve para Kuvendit: Kërkohet votimi i ndryshimeve për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur para objektit të Kuvendit të Kosovës, duke mbajtur pankarta në duar dhe duke bërë thirrje që deputetët të votojnë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Protestuesit kanë qëndruar para Kuvendit që nga mbrëmja e së dielës, në kuadër të thirrjes së iniciativës “Jo në emrin tim”, ndërkohë që në orën 09:00 është paralajmëruar edhe një protestë e re nga Organizatë e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me të njëjtën kërkesë.

Këto zhvillime po ndodhin ndërkohë që Komisioni për Legjislacion po shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit, nga ora 09:00 pritet të nisë seanca plenare e Kuvendit, ku ky projektligj është përcaktuar si pika e parë e rendit të ditës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Komisioni për Legjislacion miraton ndryshimet për Specialen

Published

on

By

Komisioni për Legjislacion ka miratuar të hënën, në një mbledhje urgjente para seancës plenare, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Dokumenti u votua njëzëri nga 9 deputetët e pranishëm, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Gjatë arsyetimit të nismës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, theksoi se përmes këtij ndryshimi të ligjit të zakonshëm synohet t’i hiqet një pjesë e juridiksionit Gjykatës Speciale, konkretisht ajo e krimeve të luftës, pa prekur Kushtetutën apo detyrimet ndërkombëtare.

Kryetari i Komisionit, Vigan Qorolli, konfirmoi mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke cilësuar se lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë dhe se katër krerët e saj duhet të prezumohen të pafajshëm.

Ndërkaq, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerësoi se procesi gjashtëvjeçar dëshmoi se qëllimi i themelimit të kësaj gjykate është tejkaluar, duke shtuar se ligjet nuk janë të pandryshueshme dhe institucionet duhet të reflektojnë sipas nevojave të kohës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kosova barazon me Austrinë dhe mbetet në vendin e dytë në Ligën e Kombeve

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim 1-1 kundër Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Pas një pjese të parë të tensionuar dhe me raste nga të dyja palët, “Dardanët” kaluan të epërsi në minutën e 70-të kur Fisnik Asllani shënoi pas asistimit të bukur të Edon Zhegrovës, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Milot Rashica pati mundësinë të dyfishonte rezultatin por goditi shtyllën.

Kur dukej se fitorja ishte afër, Austria barazoi shifrat në minutën e 85-të përmes një goli me kokë të Lang nga rivendja anësore, duke bërë që ndeshja të mbyllet baras.

Me këtë pikë, Kosova ngjitet në kuotën e pesë pikëve si e dyta në grup, tri më pak se Austria, ndërsa ciklin kualifikues do ta mbyllë në nëntor me ndeshjen ndaj Izraelit në shtëpi dhe udhëtimin në Irlandë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në orën 09:00 në një seancë të jashtëzakonshme, ku pika kryesore e rendit të ditës është votimi i Ligjit për Specialen.

Ky zhvillim vjen pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, e cila është caktuar për orën 08:00 për të shqyrtuar këtë projektligj në lexim të parë.

 

Continue Reading

Të kërkuara