Lajmet

​Vetëm dy persona me COVID kanë shprehur vullnetin për të votuar në Gjilan

Të gjitha qendrat në Gjilan janë hapur në kohë.

Published

on

26 persona janë të infektuar me COVID-19 aktualisht në komunën e Gjilanit. Por prej tyre vetëm dy kanë shprehur vullnetin që të votojnë për të parin e kësaj komune.

Kryesuesi komunal zgjedhor, Ferid Shabani konfirmon që të gjitha qendrat në Gjilan janë hapur në kohë dhe se janë të pajisur me materialet sensitive dhe jo sensitive.

“Jemi pajisur në kohën e duhur dhe të gjitha materialet janë transferuar në qendrat e votimit sipas planit operacional të paraparë… nuk kemi pasur ndonjë problem përveç në një vendvotim që është një mungesë dhe ajo është vonesë qe nuk na ka shkaktuar problem në transport. Është vonesë e një kryesuesi të këshillit të vendvotimit”, ka thënë ai për KosovaPress.

Më tej, ai ka bërë të ditur se në Gjilan të drejtë vote kanë mbi 101 mijë qytetarë të cilët kanë mundësi të votojnë në 34 qendra në 120 vendvotime.

“Janë krijuar edhe nëntë ekipe mobile për t’ju ofruar votuesve personave me nevoja të veçanta zgjedhje që nuk kanë mundësi të dalin për të votuar në institucione siç është spitali i Gjilanit dhe personat e hospitalizuar dhe personat me COVID… Numri i të prekurve në komunën e Gjilanit sipas raportit të fundit ka qenë 26 dhe të njëjtit janë kontaktuar se të drejtën e tyre e kanë deklaruar ta shfrytëzojnë vetëm dy prej tyre”, shton ai.

Kandidatët për kryetarë të kësaj komune janë: Lutfi Haziri nga LDK, Alban Hyseni nga LVV, Leonora Morina-Bunjaku nga PDK, Nazim Gagica nga AAK dhe dy kandidatë të pavarur-Lulzim Behxheti dhe Gani Neziri.

Lajmet

​Humb jetën pasi i rrokulliset traktori

Published

on

By

Një person ka humbur jetën në komunën e Zubin Potokut, pasi traktori që po drejtonte është rrokullisur.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe ekipet e emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.

Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit janë në vazhdim./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Gjithçka gati për startin e Ligës së Kampionëve 2025/26

Published

on

Liga e Kampionëve e UEFA-s, kompeticioni më prestigjioz për klube në futbollin evropian, rikthehet këtë javë me një tjetër sezon që pritet të sjellë emocione dhe duele të zjarrta mes skuadrave më të mira të kontinentit.

Sezoni 2024/25 solli për herë të parë formatin e ri të garës, duke hequr fazën klasike të grupeve dhe duke e zëvendësuar atë me një ligë me 36 ekipe, secila me nga tetë ndeshje.

Nga kjo fazë u kualifikuan 24 ekipe në raundet eliminatore, derisa finalja u luajt në Allianz Arena ku PSG dominoi Interin me një fitore historike 5-0 triumfi më i thellë në historinë e finales së Champions League.

Edhe këtë vit, do të zhvillohen 144 ndeshje gjatë tetë javëve të fazës së ligës.

Tetë ekipet më të mira kalojnë direkt në fazën e 1/16-ve, ndërsa skuadrat nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të luajnë play-off për t’u kualifikuar më tej. Finalja e madhe do të luhet në Puskás Arena të Budapestit, më 30 maj 2026.

Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve premton spektakël, surpriza dhe emocione deri në finalen e madhe të Budapestit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës njofton se dje është gjetur pa shenja jete në banesën e saj grua në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prishtinë/ 14.09.2025 – 10:58. Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë./D.B/KP

Continue Reading

Aktualitet

​26 vjet nga Beteja e Kaqandollit

Published

on

Sot bëhen 26 vjet nga beteja e Kaqandollit dhe ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Beteja e Kaqandollit, ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave serbe.

Gjatë kësaj beteje treditore nga radhët e UÇK-ës ranë 7 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Naim Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara