Lajmet

​Vasfije Krasniqi: Do t’i përfaqësoj të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit

Published

on

Vasfije Krasniqi-Goodman, gruaja e parë e cila foli publikisht për tmerrin e përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit në listën e Lëvizjes Vetëvendosjes.

Ajo thotë se ia ka mësyrë ulëses së Kuvendit të Kosovës në mënyrë që të përfaqësojë edhe më aktivisht të mbijetuarat e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.

Krasniqi-Goodman shkruan se përfaqësimi i kësaj kategorie do të jetë një sfidë për të meqë kërkon sforcim shpirtërore e emocionale, por thekson se do të punojë me dëshirën më të madhe për këtë.

“Qytetarë të dashur të vendit tim! Asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment, madje as para pak ditësh, por sot është një moment i ri në jetën time, tani i kam vënë vetës një detyrë e që nuk është e lehtë aspak për mua. Siç edhe e keni kuptuar unë do të kandidoj për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës në mënyrë̈ që edhe më aktivisht t’i përfaqësoj të mbijetuarat/it e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë. Përfaqësimi i një kategorie të tillë në tempullin e demokracisë̈ do të jetë sfidë dhe nder për mua, sfidë sepse kërkon sforcim shpirtëror e emocional, e nder sepse përmes këtij përfaqësimi unë do të punoi me dëshirën ma të madhe, dhe ju e dini përse! Këtë garë unë kam vendosur ta bëj duke hyrë në listën e kandidatëve për deputet në subjektit Vetëvendosje. Falenderoi secilin nga ju që në një mënyrë apo tjetër më keni mbështetur dhe më mbështesni. E juaja Buqja”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

Lajmet

Dy shtetas serbë ndalohen në Gjilan për kalim ilegal të kufirit

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas të Serbisë në fshatin Stubëll të Gjilanit, të cilët dyshohet se kishin hyrë në Kosovë duke anashkaluar kontrollet e rregullta në pikat e kalimit kufitar.

Sipas raportit të Policisë, gjatë patrullimit është ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin një burrë dhe një grua, të dy shtetas të Serbisë.

Pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit, të dy personat janë dërguar në gjykatë me procedurë të shpejtë për kundërvajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vidhen stoli ari në një banesë në Mitrovicën e Jugut

Published

on

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicën e Jugut, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një banesë dhe kanë vjedhur stoli ari.

Rastin e ka raportuar një grua kosovare, e cila ka bërë të ditur se në kohën kur është kryer vjedhja, në banesë nuk ka qenë askush.

Njësitë përkatëse të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Për rastin është njoftuar edhe prokurori./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Një burrë humb jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Gjakovës

Published

on

Një burrë nga Kosova ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Gjakovës, pasi ishte dërguar fillimisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas raportit të Policisë, familjarët e kishin dërguar atë në QKMF, ndërsa me rekomandim të mjekëve ishte nisur për trajtim të mëtejshëm në Spitalin e Gjakovës. Gjatë rrugës, ai ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku në spital.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Graçanicë, dyshohet se përdori pasaportë të falsifikuar

Published

on

Një person është arrestuar në Graçanicë nën dyshimin për falsifikim të dokumentit.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte falsifikuar një pasaportë dhe më pas e kishte përdorur atë për të lidhur marrëveshje me një palë tjetër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara