Lajmet

​VAKAT pro formimit të institucioneve

Published

on

Rasim Demiri nga koalicioni VAKAT i komunitetit boshnjak ka thënë se do të jenë pro konstituimit të institucioneve. Ai deklaroi që ditëve në vijim do të dalin me qëndrimin për votimin e qeverisë Kurti dhe Vjosa Osmanit si presidente.

Pas takimit konsultues me Kurtin e Osmanin, Demiri tha se kanë pasur disa kërkesa për Kurtin, por të cilat nuk janë kushte dhe shpejtë do të dalin me qëndrim.

“VAKAT gjithmonë ka qenë pro formimit të institucioneve. 20 vite ne kemi mbështetur dhe punuar për këto institucione dhe kemi nënshkruar deklaratën për pavarësi. Besoj që edhe tash do të bëjmë njëjtë. Pa marrë parasysh se nuk kemi biseduar diçka për pozita, më shumë fokusi jonë ka qenë për komunitetin boshnjak. Ne kemi disa kërkesa që ndërlidhen me komunitetin tonë. Nuk janë kusht, nuk kemi folur konkretisht për vota, por për programin pasi ne kemi pasur programin dhe vet kryeministri është shfaqur i interesuar. Për hapat e tjera dhe votimin, pasi ne javën e ardhshme po presim tre votime të formimit të Kuvendit, qeverisë dhe presidentit. Një herë të marrim brenda koalicionit, pastaj do të dalim me njoftim”, tha ai.

Lidhur me varësinë e koalicionit VAKAT me Listën Serbe, Demiri tha se nuk ajo nuk varet nga askush, pos 5 mijë e 300 votave boshnjake.

“Nuk e di pse po na lidhni prej kujt varet prej VAKAT, varet prej 5 mijë e 300 votave që janë boshnjake dhe legjitime”, tha ai.

Ndryshe Osmani dhe Kurti edhe gjatë ditëve në vijim do të zhvillojnë takime me partitë politike për t’u konsultuar rreth konsolidimit të institucioneve.

Aktualitet

Tentimvrasja në Pejë, i dyshuari në arrati

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për rastin e tentimvrasjes në Pejë, të martën, është në arrati.

Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se pas rastit viktima ka folur në Polici. Sipas raportit, ai ka treguar se ka ikur nga vendi i ngjarjes, pasi i dyshuari ka shtënë me armë.

“VRASJE NË TENTATIVË. Rr. Vëllezërit Gërvalla, Pejë  22.04.2025 – 12:18. Viktima mashkull kosovar, ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri prapa tij, pastaj viktima nga paniku është larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

Seanca konstituive vazhdon të premten në ora 10:00

Published

on

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën pasi dështoi të votohet Albulena Haxhiu si kryeparlamentare.

Ai tha se seanca do të vazhdojë sërish më 25 prill në ora 10:00.

“Në sallë kanë votuar 57 deputetë për, 46 kundër dhe 3 kanë abstenuar. Në bazë të rezultateve të votimit nuk kalon kandidatja për kryetare dhe seanca ndërpitet për të premtën 25 prill në ora 10:00”, tha Dehari.

 

Continue Reading

Aktualitet

Burimet e Vatikanit zbulojnë detaje të momenteve të fundit të Papës

Published

on

Burime nga Vatikani kanë dhënë më shumë detaje për momentet e fundit të Papës.

Bëhet e ditur se të hënën në mëngjes, Papa u zgjua rreth orës 6 të mëngjesit dhe ishte mirë për të paktën një orë.

Por rreth orës 7 të mëngjesit, njësia mjekësore e Vatikanit mori një telefonatë urgjente nga apartamenti i tij në Casa Santa Marta.

Zyrtarët e Vatikanit konsideruan një transferim urgjent në Spitalin Gemelli në Romë dhe burime policore kanë konfirmuar se kanë marrë një kërkesë urgjente për shoqërim policor nga Vatikani pas orës 7 të mëngjesit, shkruan Skynews.

Mësuam më herët sot se infermierja personale e Papës Massimiliano Strappetti e pyeti atë përpara paraqitjes së tij të së dielës së Pashkëve nëse mendonte se mund ta menaxhonte atë.

Papa kishte insistuar se ishte në rregull. Më pas, Papa e falënderoi dhe i tha: “Faleminderit që më ktheve në shesh”.

Më pas ai kaloi një pasdite “të qetë” të së dielës dhe shijoi darkën e tij, bëhet e ditur nga Vatikani.

Continue Reading

Lajmet

Si të ngrini produktet e qumështit pa humbur shijen?

Published

on

Edhe produktet e qumështit mund të ngrihen, dhe kryesisht të mos e ndryshojnë teksturën dhe shijen. Zbuloni se cilat janë truket për ngrirje të duhur të produkteve të qumështit.

Në këtë mënyrë do ta zgjasni afatin e qumështit, djathit dhe produkteve të tjera, por disa prej tyre nuk ka kuptim të ngrihen, sepse pas shkrirjes nuk do ta kenë të njëjtën shije.

Truket që funksionojnë:

Ai reagon mjaft mirë ndaj ngrirjes. Atë mund ta “paketoni” në shishe plastike dhe ta vendosni në ngrirës.

E shkrini në frigorifer. Nëse e keni ngrirë qumështin e papërpunuar të pavluar, më së miri është ta vendosni (të shkrirë) në një tigan në shporet (në temperaturë mesatare) dhe të lihet të vlojë. (Bëni kujdes, qumështi është “mashtrues”, – ai mund të vlojë shpejt).

Mos e pini qumështin derisa të shkrihet, yndyrat dhe pjesa e lëngshme nuk shkrihen në të njëjtën kohë, po të shkrihej qumështi do mbetej vetëm një përzierje e bardhë e holluar me ujë. Vetëm lëreni të shkrihet ngadalë dhe përzieni para se ta përdorni. Ai do ta ketë të njëjtën shije sikurse kur e keni blerë.

Djathërat

Edhe djathërat mund t’i ngrini lehtë, bëni kujdes me shkrirjen. Në qoftë se përdorni djathë të fortë e doni ta përdorni në ushqimin ku duhet të shkrihet, vetëm vendoseni të ngrirë, në salca dhe supa. Atë mund ta imtësoni edhe të ngrirë mbi pica a ndonjë ushqim tjetër dhe vetëm e lini në furrë për disa minuta.

Nuk do duhej ta shkrini në frigorifer, sidomos djathërat e forta, se fillojnë të shpërbëhen, nëse e shkrini në temperaturë dhome, e vendosni në frigorifer për një orë ose dy para se ta përdorni. Ai do të jetë pothuajse i njëjtë si kur e keni blerë. Djathërat tjerë do t’i shkrini në frigorifer, si djathi i dhisë, krem djathi.

Ato mund t’i konsumoni pa ndonjë përgatitje të veçantë kur të shkrihen. Djathi i shtëpisë reagon në mënyrë të ngjashme me qumështin. Duhet ta keni parasysh që shtrihet kur ngrihet, bëni kujdes në çfarë do ta vendosni kur ta vendosni në frigorifer, opsioni më i mirë janë enët plastike.

Lëreni atë të shkrihet në frigorifer.

Gjalpi

Nuk ka asgjë më të thjeshtë. Vetëm vendoseni në ngrirës, dhe më pas nxirreni të shkrihet në frigorifer apo vetëm përdoreni një pjesë (sikurse në gjendje të shkrirë), dhe pjesën tjetër kthejeni në frigorifer. (Nëse gjalpi është në ulje çmimi, blijeni në sasi më të madhe dhe ngrijeni).

Ajka

Për këtë produkt të qumështit nuk rekomandohet ngrirja. Kur e shkrini në frigorifer mund ta hani pa ndonjë rrezik, por ajo do të jetë e shpërbërë dhe krejtësisht ndryshe. Më së miri është që ngrirjen e ajkës ta anashkaloni dhe atë ta përdorni të freskët.

Continue Reading

Të kërkuara