

Lajmet
Ukraina shpalli dy kushte për përfundimin e luftës
Kuleba tregoi se cilat janë ato dy kushte.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiMinistri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se janë dy kushte për përfundimin e luftës: që Rusia të braktisë planet e saj të pushtimit dhe të tërheqë trupat e saj nga toka ukrainase.
“Për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duhet të bëhen dy gjëra – mendësia në Kremlin duhet të ndryshojë dhe fuqitë si India mund të ndihmojnë në këtë drejtim”, tha ai.
“Moska duhet të braktisë planet e saj të luftës dhe të kalojë nga një luftë nxitëse në një mentalitet paqësor. Së dyti, Rusia duhet të tërheqë forcat e saj nga i gjithë territori i Ukrainës”, shtoi ai për kanalin e lajmeve NDTV të Indisë.
Aktualitet
Vapa afrikane vazhdon edhe këtë javë
Published
2 minutes agoon
August 11, 2025By
UBT News
Vendi ynë gjatë kësaj jave do të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikan, të shoqëruara me temperatura të larta dhe pa reshje shiu.
Kushtet e motit do të karakterizohen nga vapë e fortë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar nga rrezet e diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.
Qytetarët këshillohen që të qëndrojnë të hidratuar dhe të shmangin ekspozimin në diell gjatë periudhës kohore 11:00 deri në orën 17:00.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.temperaturat minimale sot lëvizin nga 14-18 gradë, ndërkaq maksimale 33-37 gradë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, thuhet në raportin e IHMK.
Aktualitet
Vrasja e rëndë në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave
Published
16 hours agoon
August 10, 2025By
UBT News
Rasti i rëndë i të shtënave me armë zjarri që ndodhi sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan ka marrë përmasa edhe më tragjike.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se pas dy viktimave të vdekur në vendin e ngjarjes, ka humbur jetën edhe personi i tretë i cili ishte në mesin e dy të plagosurve.
Jozyrtarisht është raportuar se në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vdekur babë e birë, S.H dhe E.H.
I dyshuari është në arrati dhe i njohur për policinë. Hetimet janë në zhvillim e sipër.
Në vendin e ngjarjes janë parë forca të shumta policore dhe ekipe forenzike.
Autoritetet kanë bllokuar zonën për disa orë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e motivit të krimit.
Lajmet
OpenAI mposht Grok-in e Elon Musk në turneun e shahut me AI
Published
3 days agoon
August 8, 2025By
UBT News
OpenAI, krijuesi i ChatGPT, ka mundur Grok-in e Elon Musk-ut në finalen e një turneu për të shpallur lojtarin më të mirë të shahut me inteligjencë artificiale (AI).
Historikisht, kompanitë teknologjike shpesh kanë përdorur shahun për të vlerësuar përparimin dhe aftësitë e një kompjuteri, me makinat moderne të shahut që janë praktikisht të pamposhtura edhe nga lojtarët më të mirë njerëzorë, raporton BBC.
Por kjo garë nuk përfshinte kompjuterë të dizajnuar posaçërisht për shah ai u zhvillua mes programeve të AI që janë krijuar për përdorim të përditshëm.
Modeli o3 i OpenAI doli fitues pa humbje në turne dhe mundi në finale modelin Grok 4 të xAI, duke shtuar tensionin në rivalitetin në vazhdim mes dy kompanive. Musk dhe Sam Altman, të dy bashkëthemelues të OpenAI, pretendojnë se modelet e tyre të fundit janë më të zgjuarat në botë.
Modeli Gemini i Google mori vendin e tretë në turne, pasi mundi një model tjetër të OpenAI.
Megjithatë, këto AI, edhe pse të talentuara në shumë detyra të përditshme, janë ende duke u përmirësuar në shah – me Grok që bëri disa gabime gjatë ndeshjeve të fundit, përfshirë humbjen e herë pas hershme të mbretëreshës së tij.
“Derisa arriti në gjysmëfinale, dukej sikur asgjë nuk do ta ndalë Grok 4 drejt fitimit të ngjarjes”, tha Pedro Pinhata, një gazetar i Chess.com, në mbulimin e tij.
“Pavarësisht disa momenteve të dobësisë, AI e X dukej larg më e fortë si lojtar shahu… Por iluzioni u shemb në ditën e fundit të turneut”.
Ai tha se loja “e pakonceptueshme” dhe “gabimet” e Grok i mundësuan o3 që të merrte një sërë fitoreve të bindshme.
“Grok bëri shumë gabime në këto ndeshje, por OpenAI jo”, tha mjeshtri i madh i shahut Hikaru Nakamura gjatë transmetimit të tij live në finalen.
Para finales së të enjtes, Musk kishte thënë në një postim në X se suksesi paraprak i xAI-së në turne ishte një “efekt anësor” dhe se ata “nuk kanë shpenzuar pothuajse aspak përpjekje për shah”.
Aktualitet
Vendimi i gjykatës: Popoviq dëbohet nga Kosova
Published
3 days agoon
August 8, 2025By
UBTnews
Igor Popoviq është shpallur fajtor dhe është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me gjobë prej 3 mijë eurosh dhe me masën plotësuese të dëbimit nga territori i Kosovës për një periudhë dyvjeçare, pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës së ngritur më 4 gusht 2025 nga PSRK-ja , Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mos durim midis grupeve etnike.
Në atë mënyrë që i njëjti me datën 18 korrik 2025, rreth orës 12:00 në Rahovec ka mbajtur një fjalim publik me të cilin i është drejtuar një mase të gjerë të qytetarëve, ku mes tjerash ka përdorur gjuhë me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse.
Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Kujtim Krasniqi, tha se i akuzuari Igor Popoviq, me është shpallur fajtor për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas tij, gjykata, në përputhje me dispozitat penale dhe procedurale, e ka dënuar Popoviqin me 6 muaj burgim, dënim i cili, me pëlqimin e të akuzuarit, zëvendësohet me gjobë në shumën prej 3 mijë eurosh.
Krasniqi tha se gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues, dëbimin e Popoviqit nga territori i Republikës së Kosovës dhe ndalimin e hyrjes së tij për një periudhë prej dy vitesh.
“I akuzuari Igor Popoviq me shënime personale si në shkresë të lëndës është fajtor për veprën penale nxitja e përqarjes dhe mos durimit nga neni 141, paragrafi 1 i kodit penal të Republikës së Kosovës. Andaj gjykata konform dispozitave penale dhe procedurale të njëjtin e gjykon me dënim me burgim me kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 3 mijë eurove… Koha e kaluar në masën e paraburgimet nga data 18.07.2025 deri më datën 08.08.2025 i llogaritet në dënimin me burgim të shqiptuar. Po ashtu, Gjykata i shqipton edhe dënim plotësues. Urdhërohet dëbimi i të pandehurit Igor Popoviq nga territori i Republikës së Kosovës dhe i ndalohet hyrja për dy vite”, tha Krasniqi.
Mëngjesin e sotëm, më 8 gusht, Prokuroria Speciale i propozoi gjykatës që ndaj Popoviqit të shqiptohet i njëjtit dënim, sipas marrëveshjes, për veprën penale për të cilën akuzohet, gjashtë muaj burgim, i cili të zëvendësohet me gjobë në shumën prej 3 mijë eurosh.
Sot, prokurorja e rastit, Fikrije Krasniqi-Zejnullahu i propozoi gjykatës që ndaj Popoviqit të shqiptohet edhe dënimi plotësues – dëbimi nga territori i Kosovës për një afat prej dy vitesh, për çka palët janë pajtuar.
Avokati i Popoviq, Millosh Delliviq tha se i qëndrojnë mbrapa marrëveshjes së arritur me Prokurorinë Speciale.
Kujtojmë se arrestimi i Popoviq ndodhi pas mbajtjes së një fjalimi në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ku ai u shpreh kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prokuroria vlerësoi se përmes këtyre deklaratave, Popoviq ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, duke nxitur mosbesim dhe tensione ndëretnike, dhe duke rrezikuar bashkëjetesën në shoqërinë kosovare.

Vapa afrikane vazhdon edhe këtë javë

Dy boksierë japonezë vdiqën, pësuan lëndime në tru

Vrasja e rëndë në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

Mos bëni gara për klikime, trajtoni me kujdes viktimat, dëshmitarët dhe mos rrezikoni hetimet, publikoni vetëm detajet dhe motivin?

UBT zhvillon qendrën e saj të sigurisë kibernetike në njërën nga qendrat më të avancuara në rajon

Studimet: Alzheimeri mund të fillojë jashtë trurit!

Rita Ora publikon këngën e re ‘Joy’

Super kompjuteri parashikon golashënuesit e Ligës Premier 2025/26: Gyokeres e mbyll si i treti

OpenAI mposht Grok-in e Elon Musk në turneun e shahut me AI
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit