Aktualitet

​Ukraina premton anije të tjera me grurë

Vaskov deklaroi se 8 mijë ton misër do të ngarkohen në anijen “Sara”.

Published

on

Zëvendësministri ukrainas i Infrastrukturës, Yuriy Vaskov njoftoi se është planifikuar të ngarkohen produkte drithërash në të paktën 10 anije të tjera deri në fund të muajit.

Vaskov deklaroi se 8 mijë ton misër do të ngarkohen në anijen “Sara”, e cila hyri në portin e Odesës në mbrëmjen e 14 gushtit dhe 7 mijë e 500 ton naftë me anijen ”Efe”.

Duke theksuar se për momentin janë ngarkuar gjithsej gjashtë anije në portet e Ukrainës, Vaskov tha se “brenda dy javëve të korridorit të grurit, 16 anije u larguan nga portet e Ukrainës për të shpërndarë rreth gjysmë milioni ton produkte të grurit ukrainas në nëntë vende të botës”.

Vaskov shtoi gjithashtu se deri në fund të muajit është planifikuar të ngarkohen produkte drithërash në të paktën 10 anije të tjera./ATSh

Aktualitet

Rënie e temperaturave, ja parashikimi i motit për të mërkurën

Published

on

Sot në vendin Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë mes 10 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 20 dhe 22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, 1-3m/s.

Continue Reading

Aktualitet

UBT hap thirrjen për dorëzimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Modë dhe për Dizajn të Integruar

Published

on

UBT ka nisur pranimin e abstrakteve për dy prej konferencave më atraktive dhe bashkëkohore që zhvillohen në kuadër të Konferencës së 14-të Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion:

Të dyja konferencat janë peer-reviewed dhe ofrojnë një platformë shkencore e profesionale ku akademikë, studiues, studentë të programeve master e doktorale, si dhe ekspertë të industrisë, ndajnë njohuri dhe ide mbi zhvillimet më të fundit.

Datat kryesore:

Dorëzimi i abstrakteve: deri më 10 tetor 2025

Njoftimi për pranim: më 17 tetor 2025

Rishikimi shkencor (peer-reviewed): më 17 tetor 2025

Afati i hershëm i regjistrimit: deri më 17 tetor 2025

Afati i vonuar i regjistrimit: deri më 20 tetor 2025

Dorëzimi i punimit të plotë: deri më 14 nëntor 2025

Tema qendrore e këtij viti është “Resilience and Sustainability”, duke trajtuar mënyrat se si moda dhe dizajni ndërveprojnë me teknologjinë, kulturën, politikën dhe sfidat globale.

Fushat kryesore të IC-FAS (Fashion):

  • Fashion Activism dhe ndikimi i tij në politikë
  • Moda dhe Teknologjia
  • Dizajni i Modës dhe Edukimi
  • Vetëdija sociale në industrinë e modës
  • Nga ambicia në veprim (Ambition to Action)

Fushat kryesore të IC-ID (Integrated Design):

  • Ndërthurja e dizajnit grafik, teknologjisë dhe kulturës
  • Roli i teknologjisë në dizajn
  • AI, AR/VR dhe ndikimi i tyre në praktikat e dizajnit
  • Të ardhmen e branding dhe identitetit vizual
  • Moda në epokën e AI, identitetet virtuale dhe kriza klimatike
  • Dizajn i interierit të integruar me AI
  • Metaverse dhe hapësira virtuale
  • Materiale të zgjuara dhe hapësira reaguese
  • Dizajn qarkullues dhe i qëndrueshëm

Dorëzimi i punimeve: Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara dhe jo në shqyrtim diku tjetër. Gjatësia maksimale është 6 faqe dhe punimet që nuk i përmbushin kriteret e formatimit nuk do të merren në konsideratë.

Continue Reading

Aktualitet

UBT në hap me zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin e ushqimit dhe agrikulturës

Published

on

Prof. Dr. Emine Daci Zejnullahi, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit me Bioteknologji dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit, në UBT, ka nënshkruar kontratën për zbatimin e projektit shkencor: “Përdorimi i mbetjeve agro-industriale të patates për zhvillimin e produkteve bioteknologjike të qëndrueshme në VIPA CHIPS – Zgjidhje për ekonomi qarkore dhe qëndrueshmëri industriale”, i financuar nga MAShTI në kuadër të projekteve shkencore 2025.

Ky projekt synon të mbështesë sektorin privat në menaxhimin e mbetjeve të industrisë ushqimore, duke i kthyer ato në produkte finale me vlerë, si dhe duke reduktuar ndikimin negativ në mjedis dhe duke sjellë përfitime ekonomike e sociale.

Zbatimi i projektit do të bëhet me përfshirjen e profesorëve të tjerë të departamentit dhe studentëve të nivelit Master, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve kërkimore dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

Continue Reading

Aktualitet

​Spanja kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive

Published

on

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje që Izraeli të përjashtohet nga ngjarjet sportive ndërkombëtare për aq kohë sa vazhdon ofensiva e tij në Gaza.

Deklarata erdhi pas ndërprerjes së parakohshme të garës së çiklizmit Vuelta a España në Madrid, ku protestues pro-palestinezë bllokuan itinerarin.

Sánchez tha se Izraeli nuk duhet të përdorë sportin për të zbardhur barbarizmin e tij dhe shprehu admirim të thellë për protestuesit paqësorë.

Ai shtoi se ngjarjet në Madrid duhet të nxisin një debat global mbi pjesëmarrjen e Izraelit në sport.

Ndërkohë, opozita konservatore në Spanjë e akuzoi kryeministrin për nxitje trazirash dhe njollosje të imazhit të vendit, ndërsa qeveria izraelite e cilësoi qëndrimin e tij si “anti-Izrael dhe antisemit”, raporton The Guardian.

Protestat tërhoqën mbi 100 mijë njerëz, ku pati përplasje me policinë dhe dhjetëra të lënduar. Një sondazh i fundit tregoi se shumica e spanjollëve mbështesin qëndrimin kritik të qeverisë ndaj Izraelit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara