Lajmet

​Ukraina ktheu 500 kilometra katrorë territor në jug

Natalia Humenjuk publikoi emrat e pesë vendeve në rajonin Kherson që u kthyen nga ukrainasit.

Published

on

Forcat ukrainase kanë rikthyer sërish në dy javët e fundit rreth 500 kilometra katrorë të territorit në jug të vendit si pjesë e një kundërofensive kundër forcave pushtuese ruse, tha sot zëdhënësja e Komandës Ushtarake Jugore të Ukrainës.

Në seksione të ndryshme kemi përparuar nga katër deri në disa dhjetëra kilometra. Çliruam një sipërfaqe prej rreth 500 kilometrash katrorë në total”, tha Natalia Humenjuk në një konferencë për shtyp përmes video-lidhjes.

Ajo publikoi emrat e pesë vendeve në rajonin Kherson që u kthyen nga ukrainasit. 

Lajmet

Gjykata refuzon pjesërisht kërkesëpadinë e Elbert Krasniqit ndaj Berishës për shpifje

Published

on

Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se ka refuzuar pjesërisht si të pabazuar kërkesëpadinë për shpifje të parashtruar nga ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kundër deputetit Veton Berisha.

“Gjykata po ashtu ka hedhur pjesërisht kërkesëpadinë si të palejuar (pasafatshme) për disa nga deklaratat e pretenduara, ndërsa ka obliguar paditësin që të paditurit t’i kompensojë shpenzimet e procedurës kontestimore në shumën prej 374 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të tij./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Tragjedia në Tetovë, Prokuroria: Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes

Published

on

Prokuroria Themelore në Tetovë është deklaruar në lidhje me rastin tragjik të 25-vjeçares nga Kosova e cila u gjetur e vdekur mbrëmjen e së mërkurës nga një kalimtar pas tregut të gjelbër në Tetovë.

Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale, në lidhje me ngjarjen në Tetovë ku mbet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova.

“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria njoftojnë se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit.

“Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë”, përfundon njoftimi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

Për rastin kanë njoftuar edhe nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, e cila përmes një postimi në Facebook, tha se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, thuhet në njoftimin e ambasadës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ronaldo zbulon blerjen më të shtrenjtë në jetën e tij

Published

on

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka treguar se blerja më e shtrenjtë e jetës së tij nuk është një makinë luksoze apo një vilë madhështore, por avioni i tij privat.

Në një intervistë të fundit, sulmuesi i Al Nassr-it tha se avioni është investimi më i madh financiar që ka bërë ndonjëherë, duke zbuluar edhe disa detaje për të.

“Gjëja më e shtrenjtë që kam blerë ishte avioni Global Express. E kam prej 13 vitesh, por e kam ndërruar vitin e kaluar, kështu që është mjaft i shtrenjtë.”, tha Ronaldo.

Fluturakja e tij private, e personalizuar me logon “CR7”, i mundëson atij të udhëtojë me familjen dhe stafin në çdo cep të botës me luks dhe komoditet maksimal.

Avioni kushton rreth 25 milionë euro, sipas mediave britanike, dhe përfshin një ambient të brendshëm të projektuar posaçërisht për Ronaldon.

Superylli 40-vjeçar është i njohur për stilin e jetesës luksoze, por në këtë rast ai tregoi se prakticiteti dhe rehatia janë po aq të rëndësishme sa çmimi.

“Më pëlqen të udhëtoj me familjen në kushte të mira. Nuk është thjesht luks, është komoditet dhe privatësi.”, shtoi Ronaldo.

Avioni privat mbetet një tjetër simbol i suksesit dhe përkushtimit të tij pas më shumë se dy dekadash në majat e futbollit botëror./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dërgohet pa shenje jete një person në spitalin e Prizrenit

Published

on

Një person është dërguar pa shenja jete në spitalin e Prizrenit, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia po e heton këtë rast, derisa sipas mjekut, dyshohet që është vdekje natyrale.

“Raportohet se në Spitalin e Prizrenit është sjell pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Sipas mjekut, dyshohet që është vdekje natyrale.Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara