

Lajmet
Ukraina dorëzon pyetësorin e anëtarësimit në BE
Matti Maasikas tha se formulari ishte kthyer vetëm 10 ditë pasi dokumenti iu dorëzua Kievit.
Published
3 years agoon
By
UBT newsAmbasadori i Bashkimit Evropian në Ukrainë thotë se ka marrë një pyetësor të plotësuar nga presidenti Volodomyr Zelensky, pasi vendi kërkon t’i bashkohet bllokut 27 anëtarësh, transmeton BBC.
Matti Maasikas tha se formulari ishte kthyer vetëm 10 ditë pasi dokumenti iu dorëzua Kievit.
“Kohët e jashtëzakonshme marrin hapa të jashtëzakonshëm dhe shpejtësi të jashtëzakonshme”, shkroi ai në Twitter.
Zelensky tha se shpresonte se Ukraina do të fitonte statusin e kandidatit brenda javësh.
Aktualitet
Përplasje “kokë më kokë” e autobusëve në Gjermani, të paktën 35 të lënduar
Published
8 hours agoon
February 24, 2025
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani. Në Saarbrucken, dy autobusë lokal u përplasën “kokë më kokë”.
Të paktën 35 persona u lënduan, pesë nga ta kanë lëndime të rënda, raportojnë mediat gjermane transmeton Klankosova.tv.
Në mesin e të lënduar raportohet se po ashtu ka edhe fëmijë. Të lënduarit aktualisht po trajtohen në spital.
Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë shërbimet e urgjencës, të cilët iu dhanë ndihmë të lënduarve.
Po ashtu u angazhuan edhe helikopter për transportim më të shpejt të të lënduarve në spital.
Lajmet
19 vjet burgim ndaj F.V për vrasje në vitit 2021 në Mitrovicë
Published
8 hours agoon
February 24, 2025By
UBTNews
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.V., për shkak të veprave penale vrasja e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas gjykatës ai u dënua me burgim në kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë vjet, si dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një vit e gjashtë muaj.
“Me dt.10.07.2021 rreth orës 00:20 min, në Mitrovicë … me dashje ka privuar nga jeta të dëmtuarin D.S., dhe ka tentuar ta privojnë nga jeta të dëmtuarin J.S., si dhe kanë rrezikuar kalimtarët e rastit M.B., në atë mënyrë që si rezultat i një përleshje fizike që kishte ndodh më parë në kafene … në mes të djemve të J.S., Sh. dhe E.S., dhe të pandehurit F.V., ku më pas i pandehuri F. … që ishte në shoqërim me A.B., shkojnë tek autolarja ‘U’ që i përket të dëmtuarit J.S. dhe që gjendet te banesat ‘K.L.’ ku aty takohen me të dëmtuarin J.S. dhe D.S., ku në këtë rast i dëmtuari J.S., i drejtohet të pandehurit F.V., me fjalët ‘çka ka ndodhur bre L.’, L. pasi ja kthen me fjalët ‘kurrgjë axha J’, menjëherë e ka nxjerr armën të kalibrit 9x17mm e llojit “Feg” dhe ka filluar të gjuaj në drejtim të J., dhe të ndjerit D., ku dy predha e godasin të ndjerin D., dhe një në regjionin e gjoksit në zemër, dhe një në abdomen ndërkaq i dëmtuari J., goditet me dy predha në abdomen dhe në shuplakën e dorës së majtë ku që të dy rrëzohen në tokë ndërkohë që i ndjeri D.S., nuk arrin të përballoj plagët dhe vdes”, thuhet në dispozitvin e aktgjykimit.
“Konform nenin 76 të KPRK-së, trupi gjykues të pandehurit i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej nëntëmbëdhjetë vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt”, thuhet në njoftim.
Lajmet
Kurti: Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci
Published
9 hours agoon
February 24, 2025By
UBTNews
Në përvjetorin e tretë të pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse, kryeministri Albin Kurti ka shkruar në platformën “X” se kjo ngjarje ka shkaktuar vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike.
Ai ka përmendur edhe solidaritetin e Kosovës me tragjedinë ukrainase si pritjen që u ka bërë Kosova gazetrëve ukrainas dhe dërgimin e pajisjeve ushtarake si ndihmë atje.
“Sot është përvjetori i tretë i pushtimit rus të Ukrainës – një ngjarje që ka shkaktuar vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike. Në Kosovë, një vend që është përballur gjenocid, ne e kuptojmë thellë dhimbjen dhe rezistencën e popullit ukrainas. Solidariteti ynë nuk është vetëm me fjalë, por edhe me veprime – të presim gazetarë ukrainas në vendin tonë, të dërgojmë pajisje ushtarake dhe së bashku me aleatët tanë si Britania e Madhe, të kontribuojmë në trajnimin e ushtarëve ukrainas. Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci”, ka shkruar Kurti.
Lajmet
Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi sot në Hagë
Published
9 hours agoon
February 24, 2025By
UBTNews
Ish-komandanti i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara, ka nisur të hënën dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë – në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Seanca është përcjellur me tension pasi i njëjti nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar derisa kjo zyrë të shfaqë në gjykatore një dokument në të cilin dëshmitari pretendon se deklaratat e tij janë manipuluar nga hetuesit.
Bëhet fjalë për një deklaratë të vitit 2019 të cilën Tara kishte dhënë gjatë një interviste të gjatë me hetuesit e Speciales.
Dëshmitari tha të hënën se ky dokument i një interviste që sipas tij ka zgjatur 32 orë, kurrë nuk i është treguar atij. Ai tha se nuk e ka nënshkruar atë dokument dhe sipas tij i njëjti e paraqet atë si “tradhtar”.
Sipas dëshmitarit, dokumenti e ka rrezikuar atë dhe familjen e tij 10-anëtarëshe. Madje, ai tha se dokumenti “e ka njollosur edhe UÇK-në”.
Pjesë nga seanca:
Gjykatësi: E kuptojmë për çfarë dokumenti po flisni, e kuptojmë që doni të thoni diçka për këto dokumente, do t’i jap prokurorja dokumentet, por prisni momentin ju lutem. Këtu keni ardhur si dëshmitar, keni detyrimin për të thënë të vërtetën, kur të flasim për këtë dokumentin do të kalojmë në seancë private, që të mbrojmë familjen tuaj dhe ju nëse ju mendoni që është e rëndësishme. Por ju lutem të vazhdojmë tani me pyetjet, dhe do ta japim mundësinë ta shihni dokumentin kur të vijë çasti i duhur.
Dëshmitari: ...jo në seancë të mbyllur, të dëgjojnë edhe ushtarët e mijë të cilët të gjithë më njohin, nuk flas asgjë, unë përgjigjet e mia…i kam dhënë prokurores…
Gjykatësi: Duhet të vazhdojmë me pyetje, nëse do të jesh në seancë publike, nuk ka problem, unë ta dhash si mundësi, duhet të vazhdojmë tani, jeni i detyruar t’i përgjigjeni pyetjeve, nuk keni alternativë.
Dëshmitari: Përgjigjet e mia i kam dhënë më 2019, i qëndroj prapa, pa u shqyrtuar ky dokument, unë nuk flas.
Gjykatësi: Nuk kemi qenë në ato takime, ne duhet të marrim përgjigjet tuaja, nuk do të mbështetemi në diçka që ka ndodhur para shumë vitesh, ne duhet ta dëgjojmë këtë nga ju sot, është shumë e rëndësishme kjo, është e rëndësishme të kuptojmë pozicionin tuaj.
Tara: Pas shqyrtimit të tij, që është jetik, që më ka rrezikuar nderin tim kombëtar dhe familjen time 10-anëtarëeshe, ju do t’i dëgjoni përgjigjet e mia pas shqyrtimit të këtij shqetësimi tim.
Prokurorja: I jap fjalën që do ta tregojmë dëshmitarit dokumentin kur të vijë momenti, po vazhdojmë siç e kishim planifikuar seancën me pyetje.
Gjykatësi: Kam pranuar të flas deri më tash por të njëjtën ia kam bërë me dije edhe prokurores se unë nuk do të flas fare nëse nuk shqyrtohet ai problem, mirëpo e kam bërë që të ju bëj me dije që unë jam në gjendje të përgjigjem çdo pyetje tuaj por pas hapjes së këtij dokumenti, se çka kanë bërë ata ish hetues që unë për vete i quaj, nëse ato janë shënimet e tyre, kriminelë hetues, të cilët më kanë rrezikuar mua, 10 anëtarë të familjes sime, më kanë shpallur tradhtar të kombit tim me një dokument që unë kurrë nuk e kam lexuar, kurrë nuk e kam nënshtruar dhe kurrë nuk më është paraqitur mua.
Gjykatësi: Nëse ti refuzon t’iu përgjigjesh pyetjeve, ka procedura të tjera që mund të ndjek prokuroria për të pranuar deklaratat tuaja. Nëse ti refuzon të përgjigjesh, atë dokument do ta marrë trupi gjykues pa marrë komentet tuaja për dokumentin.
Dëshmitari: Siç e kam njoftuar prokuroren për shqetësimet e mia, dhe ajo ka ndërhyrë disa herë sepse unë e kam ndryshuar vetveten gjatë bisedës me prokuroren. Këtë shqetësim ja kam paraqitur prokurores, dhe anëtarëve të sigurimit. Le të kalojë ky dokument dhe pastaj unë do të ju përgjigjem shumë shpejt dhe lehtë. Sepse unë nuk mundem, nuk jam vetvetja këtu pa u shqyrtuar ai dokument. Nuk flas më, mos bëni pyetje.
Prokurorja: Gjykatësit duhet ta dëgjojnë përgjigjen nga ti.
Tara: Dokumenti i cili unë kërkoj të bëhet i ditur për popullin tim, se çka po punohet në këtë gjykatë.
Prokurorja: Sa më shpejt i përgjigjesh pyetjes, aq më shpejtë do të shohësh dokumentin, vazhdojmë tani që të shkojmë te dokumenti në casti ne duhur, por duhet të përfundojmë këtë tema dhe tema të tjera.
Dëshmitari: Nuk flas më.
“Prej këtu nuk i besoj asgjë kësaj gjykate, nuk është dokument që unë e kërkoj, ma keni ndërruar dokumentin, dokumenti është i nënshkruar prej intervistuesve të mijë, më 2019, pa dijeninë time, pa nënshkrimin tim, këtë dokument keni provuar ju ta ndryshoni. Nuk i besoj më asgjë kësaj gjykate, nuk flas asgjë. Dokumentin investigues timin të vitit 2019, të nënshkruar nga ish hetuesit e prokurorët e mijë. Përshkrimin se çka i kam thënë unë, por ma dijeninë time dhe pa ma dhënë ta lexoj. Që më kanë paraqitur mua si tradhtar të kombit tim, tradhtar të UÇK-së. Ky është dokument që kurrë nuk ma keni paraqitur. Kam kërkuar edhe prej juve të ma jepni një kopje, nuk ma keni dhënë zonja prokurore. Nuk jam unë këtu lojë, unë kam bërë luftë çlirimtare për popullin tim, nuk jam unë këtu lojë dhe nuk i frikësohem as juve as askujt. Unë kam dëshmuar 32 orë dhe jam në gjendje të dëshmoj prapë 32 orë…Dokumenti më duket se ka avulluar brenda gjykatës, dokument që është shumë i rëndësishëm, të tregohet se çfarë po bënë gjykata me UÇK-në, me njollosjen e luftës së UÇK-së, pastaj mund të diskutojmë”, tha Tara.
Pasi bëri disa pyetje për të cilat nuk mori përgjigje, prokurorja kërkoi nga trupi gjykues që ta detyrojë dëshmitarin të jap përgjigje.
Pjesë nga seanca
Prokurorja, ju lutem trupit gjykues ta detyrojë dëshmitarin të jap përgjigje.
Gjykatësi: Do t’i përgjigjeni pyetjes dëshmitar, po apo jo. E kuptoni që po ju jap urdhër, dhe nëse nuk përgjigjeni po shkelni rregullat e gjykatës dhe mund të gjobiteni nëse nuk përgjigjeni.
Dëshmitari: Edhe po të vritem nuk flas më, pa u shqyrtuar dokumenti në fjalë.
Më pas, prokurorja hoqi dorë nga marrja në pyetje, ndërkaq mbrojtësit thanë se nuk janë shterur të gjitha mjetet për ta intervistuar dëshmitarin.
Prokurorja: Nuk besoj që dëshmitari do t’u përgjigjet pyetjeve të mija.
Avokati i Veselit: Nuk janë shterur të gjitha mjetet për të marrë përgjigjet e dëshmuarit, dëshmitarit nuk i është shpjeguar çështja e mosbindjes së gjykatës, as nuk është konstatuar që nuk po i bindet gjykatës. Nuk duhet pranuar këto deklarata, me sa duket ne si mbrojtës nuk do të kemi mundësi të bëjmë kundër pyetjet.
Gjykatësi: Dëshmitari u paralajmërua nga trupi gjykues dhe tha që nuk i bëhet vonë dhe do të vazhdojë të mos përgjigjet. Nuk e shohim nevojën për të vazhduar më tej me procedurat e mosbindjes ndaj gjykatës, ne do të ua japim mundësinë t’i bëni pyetjen nëse dëshironi, nëse nuk dëshironi ne do ta ndërpresim seancën dhe do të presim nga prokuroria se çfarë hapash do të ndërmarrë lidhur me këtë.
Tutje, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, avokatja Nina Tavakoli kërkoi që dëshmitarit t’i shqiptohet masë për mosbindje.
“Dëshirojmë t’i bashkohemi kërkesës së Dixon që jutë paralajmëroni dëshmitarin për mos bindje ndaj gjykatës, ju e paralajmëruat atë, i thatë që nëse është e nevojshme mund të lëshoni edhe një gjobë megjithatë ne duam të ju kërkojmë juve që të merrni masë mosbindje ndaj tij sepse në të kundërtën do të jepet një mesazh për të tjerët të cilët mund të vinë në gjykatë dhe të mos japin dëshminë e tyre”, tha ajo.
Në anën tjetër, prokurorja Vega Iodice kërkoi pranimin e deklaratave të mëparshme të dëshmitarit, por shtoi se një kërkesë të tillë do ta parashtrojë me shkrim.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Kransiqi e Rexhep Selimi po gjykohen për krime të pretenduara të luftës.
Ata ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Anemia, njihuni me shkaqet për ta parandaluar atë

Vdiq këngëtarja Roberta Flack

Fibrat, sekreti i sistemit të shëndetshëm të tretjes

Lille ia vendos çmimin Zhegrovës

Përplasje “kokë më kokë” e autobusëve në Gjermani, të paktën 35 të lënduar

Si po ndikon inteligjenca artificiale te sytë dhe a do të zëvendësojë okulistin?

Inovacion për qytetet e së ardhmes, Rektori Hajrizi prezanton UBT Smart City në EU Winter School

19 vjet burgim ndaj F.V për vrasje në vitit 2021 në Mitrovicë

Kancerlari i ardhshëm gjerman premton të “gjejë mënyra” për të siguruar që Netanyahu nuk do të arrestohet në Gjermani
Të kërkuara
-
Magazinë2 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota4 weeks ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota1 month ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota4 weeks ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt