Sport

​Tuchel paralajmëron Juventusin dhe përditëson gjendjen e Lukakut

Kjo është një përplasje vendimtare për të përcaktuar fituesin e Grupit H.

Published

on

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është ende i pasigurt për disponueshmërinë e Romelu Luakakut para sfidës kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve, por këmbëngul se “Blutë” duhet të mposhtin “Zonjën e Vjetër” të martën.

Kjo është një përplasje vendimtare për të përcaktuar fituesin e Grupit H pasi Juventusi tashmë është kualifikuar në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve, ndërsa Chelsea ka nevojë për një pikë në dy ndeshjet e fundit.

Ish-sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka një muaj që nuk ka luajtur për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, por mund të rikthehet kundër “Bianconerëve” dhe trajneri gjerman ka folur rreth kësaj çështje.

“Nuk jam ende i sigurt për Lukakun. Ai dukej mirë në stërvitje dje, do të shohim reagimin”, tha Tuchel në një konferencë për shtyp para ndeshjes.

“Ai ka një takim me mjekët dhe fizioterapeutët. Duhet të presim deri në momentet e fundit”, shtoi Tuchel.

Në vazhdim ai folur për sfidën e nesërme ku tha se skuadra e tij do të kërkojë vetëm fitore në jëtë ballafaqim.

“Ne nuk do të rrezikojmë kualifikimin tonë dhe do të shkojmë all-in nëse situata është e kërkon këtë, por ne do të bëjmë gjithçka për të fituar ndeshjen dhe grupin dhe për ta bërë këtë, ne duhet të fitojmë ndeshjen”, tha në fund Tuchel.

Ndeshja ndërmjet Chelseat dhe Juventusit zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00. Pronari i Chelseat, Roman Abramovich mund të jetë nesër në Stamford Bridge.

Sport

Arabia Saudite e rikthen interesimin për Lewandowskin, Barcelona e hapur për ta shitur

Published

on

Barcelona edhe një herë gjendet në situatë të vështirë sa i përket kufirit të pagave, nuk është aspak befasi që disa nga lojtarët e tyre po lidhen me një largim të mundshëm.

Më i fundit është Robert Lewandowski. 36-vjeçari ka edhe një vit të mbetur në kontratë, pasi arriti marrëveshje për zgjatjen e saj në pranverë, dhe deri tani ka theksuar se synon ta respektojë kontratën deri në fund.

Sipas Mundo Deportivo, Arabia Saudite ka treguar interesim për Lewandowskin. Që nga momenti kur Barcelona nisi të kishte probleme me kufirin e pagave, kjo temë është bërë e zakonshme, sulmuesi është lojtari më i paguar me Frenkie de Jong, dhe për shkak të moshës, nuk shihet si pjesë e planeve afatgjata.

Barcelona planifikon ta ketë Lewandowskin për sezonin e ardhshëm, ai do të jetë sulmuesi qendror titullar. Nëse Lewandowski kërkon të largohet, klubi nuk do ta ndalonte, por do të kërkonte shumë transferimi. Merkatoja e Arabisë Saudite nuk mbyllet deri më 23 shtator, shumë pas afatit të 1 shtatorit në Spanjë.

Me ardhjen e Marcus Rashford, Barcelona ka më shumë alternativa për qendrën e sulmit, pasi edhe Dani Olmo dhe Ferran Torres shihen si opsione për atë rol. Deklarata më e fundit nga vetë Lewandowski është se ai dëshiron të luajë për Barcelonën sezonin tjetër.

Ai ka thënë disa herë se ndjen se ka ende disa vite në nivelin më të lartë, dhe sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i ekipit me 42 gola.

Për ta ndryshuar këtë situatë, Arabia Saudite do të duhet ta tundojë me një ofertë të jashtëzakonshme.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Felix transferohet nga Chelsea në Al-Nassr

Published

on

Joao Felix është larguar nga Chelsea dhe ka nënshkruar një kontratë të përhershme me Al-Nassr.

Portugezi bëri 20 paraqitje në të gjitha garat për Blues sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola pas transferimit të tij të verës në Stamford Bridge nga Atletico Madrid.

Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 si huazim te AC Milan dhe tani është larguar nga “Blutë” në mënyrë të përhershme, duke u bashkuar me skuadrën e Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr.

Continue Reading

Lajmet

​Presidenti i Milanit thyen heshtjen për Ardon Jasharit

Published

on

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, këmbëngul se Ardon Jashari dëshiron t’i bashkohet Rossonerëve ‘me çdo kusht’, por gjigantët e Serie A nuk duan të ofrojnë shumë. Milani mbetet në kërkim të talentit zviceran Jashari, por oferta e tyre e fundit me vlerë 33.5 milionë euro plus bonuset u refuzua nga Club Brugge.

“Nuk duam të ofrojmë shumë, por ai dëshiron të vijë me çdo kusht”, tha presidenti i Milanit, Scaroni, të martën, nëpërmjet “Calciomercato”

Scaroni iu përgjigj shpejt një pyetjeje nga një gazetar në Lega Serie A në Milano, përpara një takimi me presidentët e tjerë të Serie A.

Gjatë të njëjtit takim, drejtuesit e Interit dhe Atalantës pritet të vazhdojnë negociatat për Ademola Lookman .

Drejtori i Milanit, Igli Tare, tha të dielën se Milani nuk do të bënte një ofertë tjetër për Jasharin, pavarësisht se e dinte se çmimi i kërkuar nga Club Brugge për 22-vjeçarin është vendosur në 40 milionë euro.

Jashari nuk ishte pjesë e skuadrës së Club Brugge për dy ndeshjet e para garuese këtë sezon.

Milani ka bërë ndryshime të mëdha në mesfushë këtë verë, duke shitur Tijjani Reijnders te Manchester City dhe duke nënshkruar me Samuele Ricci dhe Luka Modric.

Continue Reading

Lajmet

​Interi dhe Atalanta po zhvillojnë takimin vendimtar për Lookman

Published

on

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, dhe drejtori ekzekutiv i Atalantës, Luca Percassi, kanë mbërritur për një takim të këshillit të ligës Serie A ku pritet të zhvillohen bisedime vendimtare për Ademola Lookman.

Një takim i zakonshëm i Lega Serie A do të zhvillohet në qytetin e Milanos të martën. Takimi mendohet të jetë me interes të veçantë për Interin dhe Atalantën, të cilët kanë të pranishëm drejtorë, ndërsa bisedimet për transferimin e lojtarit afrikan të vitit Lookman janë duke u nxehur.

Sipas mediave të ndryshme në Itali, Nerazzurrët pritet të rikthehen me një ofertë të re dhe të përmirësuar për 27-vjeçarin.

Atalanta thuhet se po kërkon një çmim prej 50 milionë eurosh, që do të thotë se një ofertë prej 45 milionë eurosh plus 5 milionë euro në bonuse mund të jetë e mjaftueshme për të arritur një marrëveshje.

 

Continue Reading

Të kërkuara