Lajmet

​Tre të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Lubjanë

Published

on

Tre persona u plagosën në një sulm në të cilin armët e zjarrit u përdorën gjithashtu të premten rreth orës 14:00 në Lubjanë, përballë qendrës tregtare BTC në zonën e tregut.

Disa automjete policie mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe të plagosurit – të cilët sipas informacioneve të para nuk ishin në rrezik për jetën – u dërguan në spital.

Rojet e sigurisë nga dyqanet e afërta dhe dëshmitarët okularë thanë se kishte tetë deri në dhjetë të shtëna, duke plagosur dy burra, ndërsa njëri mori lëndime në kokë me një objekt të hapur.

Pas të shtënave, të gjithë të pranishmit në treg u larguan sikur të ishte një sulm terrorist, dhe dy persona të plagosur ishin shtrirë në tokë, duke bërtitur nga dhimbja, tha njëri nga dëshmitarët për mediat sllovene.

Sulmuesit dyshohet se kanë ikur me një automjet personal të bardhë dhe janë ende në arrati.

“Ndërhyrja dhe aktiviteti i policisë, si dhe mbledhja e të dhënave në vend, janë ende në vazhdim,” tha zëdhënësi i policisë së Lubjanës Tomazh Tomazheviq për mediat.

Lajmet

GAP: Rritje 19% e të hyrave të komunave nga tatimi në pronë në vitin 2025

Published

on

Instituti GAP ka publikuar të dhëna lidhur me të hyrat e komunave nga tatimi në pronë, duke bërë të ditur se ato kanë shënuar rritje të ndjeshme në vitin 2025 krahasuar me një vit më parë.

Sipas GAP-it, të hyrat totale të komunave nga tatimi në pronë janë rritur për 19 për qind në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, duke arritur në 39.1 milionë euro.

“Të hyrat totale të komunave nga tatimi në pronë janë rritur për 19% në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, duke arritur në 39.1 milionë €”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të publikuara, komunat me rritjen më të madhe përqindore gjatë vitit 2025 janë Podujeva, Suhareka, Viti, Istogu dhe Gjilani.

Ndërkohë, rëniet më të theksuara janë shënuar në komunat Deçan, Kaçanik, Mamusha dhe Partesh.

GAP po ashtu thekson se në periudhën 2022–2025, disa komuna kanë shënuar luhatje në inkasimin e tatimit në pronë, ndërsa të tjera kanë arritur ta dyfishojnë këtë kategori të të hyrave brenda kësaj periudhe.

Continue Reading

Lajmet

Rama në CNN: Nuk ka projekt për Zvërnecin, debat i ashpër me gazetaren gjatë intervistës

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për CNN International është pyetur për çështjen e investimit të planifikuar në Zvërnec.

Gjatë bisedës, Rama përsëriti se për momentin nuk ekziston asnjë projekt konkret për zonën e Zvërnecit, duke theksuar se çështja është sqaruar edhe më herët. Intervista u shoqërua me replika mes tij dhe gazetares, ku në një moment diskutimi u tensionua.

Gazetarja i tha Ramës se “nuk është nevoja të jesh i parespektueshëm”, pasi ai reagoi me tone më të ashpra gjatë debatit.

Kryeministri insistoi se hetimet e përmendura nuk lidhen me korrupsion, por kanë të bëjnë me verifikimin e pronësisë së tokave në atë zonë.

Në një moment të debatit u zhvillua edhe ky shkëmbim:

Rama: Doni të më dëgjoni apo doni vetëm të flisni?
Gazetarja: Dua t’ju dëgjoj, por po përpiqem të sqaroj për shikuesit tanë. Ju po na akuzoni për lajme të rreme dhe po përpiqem të kuptoj nëse projekti vazhdon apo është ndalur…
Rama: Përsëri, ju nuk doni të dëgjoni. Është shumë e qartë për mua. Nuk po ju sulmoj. Po ju them të vërtetën. Dhe derisa të më tregoni projektin, duhet të më dëgjoni, sepse nuk ka projekt.

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës sjell përvojë muzikore për fëmijë në Prishtinë me “Pjetri dhe Ujku”

Published

on

Filharmonia e Kosovës ka organizuar një aktivitet të veçantë për fëmijët në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në kuadër të programit “Arti në shkolla”.

Kuinteti Frymor i Filharmonisë solli veprën e njohur “Pjetri dhe Ujku” nga Sergei Prokofiev, duke i afruar nxënësit e shkollave fillore me botën e instrumenteve muzikore. Në këtë interpretim, çdo instrument u shndërrua në një personazh të veçantë, duke e bërë rrëfimin më të gjallë, të kuptueshëm dhe atraktiv për publikun e ri.

Në këtë performancë morën pjesë Zanë Abazi (flaut), Xhovana Marku (obo), Shkumbin Bajraktari (klarinetë), Meriton Ferizi (fagot), Ilir Kodhima (korno), si dhe Anda Gjini në rolin e tregimtares. Ata krijuan një atmosferë interaktive, ku fëmijët reaguan me kuriozitet, buzëqeshje dhe pjesëmarrje të vazhdueshme.

Filharmonia njofton se nesër do të mbahet koncerti i radhës me titull “DIALOG – Njohje me instrumentin e trombonit”, me trombonistin Betim Krasniqi dhe pianistin Misbah Kaçamaku.

Continue Reading

Lajmet

Fazıl Say dhe Filharmonia e Kosovës sjellin mbrëmje të madhe muzikore më 10 qershor në Prishtinë

Published

on

Filharmonia e Kosovës ka njoftuar koncertin e radhës në bashkëpunim me Chopin Piano Fest, duke sjellë para publikut pianistin dhe kompozitorin e njohur turk, Fazıl Say.

Koncerti do të mbahet më 10 qershor 2026, nga ora 19:30, në Klan Arena, nën dirigjimin e Aurélien Azan Zielinski.

Mbrëmja do të hapet me interpretimin e veprës “Mother Earth”, të kompozuar nga vetë Fazıl Say. Në pjesën e dytë të programit, Filharmonia e Kosovës do të interpretojë Simfoninë Nr. 5 të kompozitorit rus Dmitri Shostakovich, një prej veprave më të njohura të repertorit simfonik botëror.

Ky koncert pritet të jetë ndër ngjarjet më të rëndësishme muzikore të sezonit, duke bashkuar në një skenë artistë të njohur ndërkombëtarisht dhe Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës në një program që ndërthur muzikën bashkëkohore me kryeveprat e muzikës klasike.

Continue Reading

Të kërkuara