Aktualitet

​Trajtimi mjekësor jashtë vendit, 6 milionë euro po mbulojnë vetëm 45 përqind të nevojave të qytetarëve

Published

on

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit të performancës për administrimin e programit për trajtim mjekësor jashtë̈ institucioneve shëndetësore publike. Aty u tha se shuma prej 6 milionë eurove po i mbulon vetëm 45 përqind të nevojave të qytetarëve për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore kosovare.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, derisa lexoi raportin, adresoi kritika për menaxhimin e programit për trajtim të pacientëve jashtë vendit dhe tha se trajtimi i pacientëve s’po bëhet i barabartë.

“Përkundër punës së bërë nga fondi, shuma prej 6 milionë euro e destinuar për këtë qëllim nuk ka arritur t’i kaloj më shumë se 45 përqind të nevojave të qytetarëve për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore. Po ashtu obligimet e bartura vit pas viti ndikojnë në krijimin e listës së gjatë të pritjes së pacientëve. Në listat që dorëzohen tek Bordi Ekzekutiv për shqyrtimin e lëndëve, aplikimi i pacientëve nuk ka datë, por vetëm në bazë të numrit të protokollit. Si pasojë e kësaj, gjatë trajtimit të lëndëve nga bordi ekzekutiv dhe në aprovim mund të përfitojnë pacientë jo sipas renditjes, sëmundjes apo nevojës për financim. Në pyetjen që i është bërë pacientëve se a ka qenë i mundur intervenim në kohë kur keni marrë mjetet, përgjigja prej 41 përqind ka qenë jo, ndërsa 52 përqind ka qenë po, kurse 7 përqind nuk janë përgjigjur. Ky është një faktor që një numër i konsiderueshëm i këtyre pacientëve nuk është që kanë bërë zgjedhje për shkak të vonesave në trajtimin e rastit. Lidhur me raportimin, kemi vërejtur se Bordi Ekzekutiv nuk harton raporte të punës, si dhe nuk raporton tek ministri i Shëndetësisë për punën e kryer në baza tre mujore”, tha ai.

Por këto kritika, i mohoi drejtori i Fondit të sigurimit shëndetësore, Fatmir Plakiqi, i cili tha se trajtimi bëhet sipas radhës, por rastet urgjente e kanë obligim që brenda 72 ore të dërgohet jashtë vendit.

“Rastet urgjente ne jemi të obliguar që brenda 72 ore të ndërmerren veprimet. Momentin kur aplikon një familjar i një pacienti, unë obligohem që të nënshkruajë, por pa e specifikuar shumën, sepse nuk e përcaktojë atë unë. Pastaj jepet një fletë udhëzim në përputhje me udhëzimin administrativ. Në momentin kur kryhet shërbimi ne kërkojmë nga spitali të dërgojë raportin dhe bashkërisht dërgohet për të aprovuar shumën përkatëse”, tha ai.

Kritika Plakiqit për mungesë të një liste të çmimeve për shërbimet që kryhen jashtë vendit adresoi kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami.

“Ju thatë që për trajtimin e sëmundjeve jashtë institucioneve publike bëni një tenderë dhe zgjidhni çmimin më të ulët. Atëherë pse s’ka një listë të çmimeve dhe pse ka hapësirë se dikush nga kjo zyrë apo ndonjë fushë tjerë të kryej faturat”, tha ajo.

Ndërsa, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se planifikojmë të hartojnë një strategji tri vjeçare për të investuar në brenda institucioneve shëndetësore që shumica e intervenimeve të bëhen në Kosovë.

“Do të bëhet një strategji mbase tri vjeçare, mos të pretendojmë se për 1 vit të trajnojmë të gjitha këto. Por besoj se do të jetë një plan konkret që do t’na mundësonte të kemi një reformim të drejtë dhe arsyeshëm të investimeve kapitale brenda institucioneve shëndetësore dhe besojmë se shumica e këtyre intervenimeve do të zvogëloheshin në masë të madhe. Mendoj që është e nevojshme që brenda këtij udhëzimi administrativ të përfshihet lista me këto patologji, sipas klasifikimit ndërkombëtar me çmime referente”, tha ai.

I ftuar për të raportuar në këtë komision ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, por mungoi, siç u tha për shkak të agjendës së ngarkuar.

lajme

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar pas lokalizimit nga njësitë policore.

Sipas deklaratës së Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar pas rezistencës dhe një takimi me familjarët.

Sylaj dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekaj, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe thirrje për përgjegjësi institucionale.

Detajet e plota të operacionit pritet të bëhen të ditura nga autoritetet përkatëse.

Continue Reading

Aktualitet

Rasti Arlinda Zekaj: Kryeprokurori i Shtetit transferon tri lëndë penale në Prishtinë dhe nis hetim për përgjegjësinë institucionale

Published

on

By

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka marrë vendim për transferimin e tri lëndëve penale që lidhen me rastin e të ndjerës Arlinda Zekaj-Sylaj nga Prokuroria Themelore në Pejë në atë të Prishtinës.

Vendimi u mor mbështetur në nenin 20 të Ligjit për Prokurorin e Shtetit, me qëllim të garantimit të një trajtimi efikas, objektiv dhe të paanshëm, duke pasur parasysh rëndësinë e veçantë të çështjes dhe pasojat e saj të rënda.

Paralelisht me këtë lëvizje, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka nisur një analizë gjithëpërfshirëse mbi veprimet dhe mosveprimet e mundshme institucionale. Hetimi do të përfshijë vlerësimin e rrezikut, kronologjinë e marrjes së vendimeve dhe masat e mbrojtjes që ishin ndërmarrë për të ndjerën para se të ndodhte krimi.

Përmes një komunikate zyrtare, institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit potencoi se do të kërkohet llogaridhënie e plotë dhe do të ndërmerren masa rigoroze ndaj secilit zyrtar në rast se evidentohen shkelje ligjore apo neglizhencë në trajtimin e këtij rasti.

Continue Reading

Vendi

Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për Jeton Sylajn: Ekziston rreziku i ikjes drejt SHBA-së

Published

on

By

Ish-bashkëshorti i të ndjerës Arlinda Zekaj, Jeton Sylaj, ka dalë të martën para Gjykatës Themelore në Pejë, ku po shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës prej një muaj paraburgim ndaj tij. Ai dyshohet për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, pasi nuk iu bind urdhrit mbrojtës të nxjerrë nga gjykata më 16 tetor 2026.

Prokuroria Themelore në Pejë argumenton se caktimi i paraburgimit është i nevojshëm për shkak të rrezikut konkret të arratisjes. Sipas kërkesës zyrtare, Sylaj me shtetësi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jeton atje, rrethanë kjo e vërtetuar edhe nga deklarata e tij e dhënë në prokurori gjatë muajit korrik.

Sipas dosjes së prokurorisë, më 25 tetor rreth orës 17:58 në fshatin Vitomiricë, i pandehuri ushtroi sërish dhunë psikologjike ndaj të ndjerës përmes fjalëve kërcënuese, si dhe i mori rrobat nga rrobalarësja duke ia hedhur në oborr. Denoncimi i këtij incidenti nga viktima u bë pak orë para se ajo të vritet tragjikisht në shtëpinë e saj.

I dyshuari kryesor për aktin e vrasjes mbetet kunati i viktimës, Albert Sylaj, i cili gjendet ende në arrati dhe po kërkohet nga policia. Ndaj Jeton Sylajt, Prokuroria në Pejë kishte ngritur aktakuzë për veprën penale të kanosjes vetëm dy ditë para se të ndodhte krimi.  /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Ekspertja ukrainase ligjëron për luftën kognitive dhe propagandën para studentëve të Studimeve të Sigurisë në UBT

Published

on

By

Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT po vazhdon të pasurojë përvojën akademike të studentëve përmes ligjëratave tematike, të cilat sjellin perspektiva ndërkombëtare dhe ekspertizë profesionale mbi çështjet aktuale të sigurisë.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ekspertja ukrainase Delfina Ertanowska mbajti një ligjëratë tematike me fokus luftën kognitive (Cognitive Warfare) dhe propagandën, duke trajtuar ndikimin e tyre në mjedisin bashkëkohor të sigurisë.

Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës së profesorit Arian Kadriu, me pjesëmarrjen e studentëve të Studimeve të Sigurisë, të cilët patën mundësinë të thellojnë njohuritë mbi format moderne të ndikimit informativ, manipulimit të perceptimeve dhe përdorimit të informacionit si instrument strategjik.

Gjatë ligjëratës, vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së luftës kognitive dhe propagandës në kontekstin e sfidave të reja të sigurisë. Në një realitet ku informacioni qarkullon me shpejtësi dhe teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si individët dhe shoqëritë informohen, kuptimi i mekanizmave të ndikimit mbi mendimin, perceptimin dhe vendimmarrjen është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm për profesionistët e ardhshëm të sigurisë.

Trajtimi i këtyre temave u ofroi studentëve mundësinë të reflektojnë mbi rolin e propagandës në formësimin e narrativave publike, si dhe mbi rëndësinë e analizës kritike të informacionit në identifikimin e përmbajtjeve manipuluese.

Këto njohuri janë veçanërisht të rëndësishme në studimin e kërcënimeve hibride, ku mjetet informative dhe psikologjike mund të përdoren krahas instrumenteve të tjera për të ndikuar në stabilitetin institucional dhe shoqëror.

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara