Sport

​Tonali mund të pezullohet për 18 muaj nga futbolli

“La Gazzetta dello Sport” konfirmon se Tonali është gati të bashkëpunojë me FIGC dhe prokurorët e Torinos.

Published

on

Mesfushori italian, Sandro Tonali është i gatshëm të negociojë një marrëveshje me Federatën Italiane te Futbolit (FIGC) dhe Prokurorin e Torinos, por ende rrezikon një pezullim prej të paktën 18 muajsh nga futbolli.

Lojtari i skuadrës angleze, Newcastle United u vu zyrtarisht nën hetime javën e kaluar kur policia e mori në pyetje atë dhe bashkatdhetarin e tij Nicolò Zaniolo në qendrën stërvitore të Italisë “Coverciano”.

“La Gazzetta dello Sport” konfirmon se Tonali është gati të bashkëpunojë me FIGC dhe prokurorët e Torinos, duke zbuluar gjithçka që di për skandalin e basteve.

Të njëjtën strategji ka adoptuar edhe mesfushori i Juventusit, Nicolò Fagioli, nga i cili kanë nisur këto hetime.

Dyshimet e para janë se Tonali dhe Fagioli vënin baste në lojëra futbolli, duke shkelur nenin 24 të Kodit të Drejtësisë Sportive. Nëse konfirmohet, ata do të përballen me një ndalim minimal prej tre vjetësh, por një marrëveshje për pranimin e fajësisë do t’ua mundësonte atyre ta përgjysmojnë pezullimin.

Raporti pretendon se Fagioli do të dëgjohet nga prokurori i FIGC, Giuseppe Chiné për herë të fundit këtë javë dhe pas kësaj, mesfushori i Juventusit ka të ngjarë të marrë një dënim nga 10 deri në 18 muaj.

Ndëshkimi për Fagiolin do të jetë i butë pasi 22-vjeçari ka bashkëpunuar menjëherë me autoritetet, duke dhënë informacione kyçe në hetim.

Dënimi për Tonalin dhe lojtarët e tjerë të përfshirë mund të jetë më i lartë sepse FIGC dëshiron të dërgojë një sinjal të fortë për futbollistët dhe opinionin publik.

Sport

Prishtina në ritmin e 3×3

Published

on

By

Kryeqyteti i Kosovës ka qenë dje në qendër të vëmendjes me një aktivitet të veçantë të basketbollit 3×3, ku u zhvilluan ndeshje 1 kundër 1, të organizuara nga Fis Juniku dhe 3×3 Prishtina.

Përveç përballjeve sportive, aktiviteti solli edhe atmosferë festive, me aktivitete të ndryshme dhe performanca nga këngëtarë, duke e kthyer ngjarjen në një spektakël për të gjithë të pranishmit.

Interesimi i madh u përqendrua te gara 1 kundër 1, ku basketbollistët patën mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre individuale. Për fituesin ishte rezervuar edhe një shpërblim prej 1,500 eurosh.

Por aktiviteti i djeshëm është vetëm një tjetër dëshmi e zhvillimit të basketbollit 3×3 në Kosovë. 3×3 Prishtina ka përfaqësuar Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare, duke marrë pjesë në FIBA 3×3 World Tour Challenger, një prej platformave të rëndësishme të basketbollit 3×3 në botë.

Organizimi i ngjarjeve të tilla në Prishtinë është një lajm i mirë për sportin kosovar. Fakti që gara të nivelit të lartë po zhvillohen në kryeqytet dhe ekipet nga Kosova më pas po përfaqësojnë vendin në garat ndërkombëtare, tregon potencialin që ka basketbolli 3×3 në Kosovë.

Me organizime të tilla, Prishtina po synon të krijojë një traditë të re sportive dhe ta afrojë edhe më shumë basketbollin 3×3 me publikun kosovar dhe skenën ndërkombëtare.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë, Kosovën e çon në medaljen e pestë

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke i siguruar Kosovës medaljen e pestë në këtë garë.

Fazliu arriti deri në finale, ku u përball me italianen Carlotta Avanzato, por u mposht në duelin për medaljen e artë dhe u desh të kënaqej me të argjendtën.

Kjo është medalja e katërt e Kosovës në xhudo dhe e pesta në total për vendin tonë.

Continue Reading

Sport

Fatjona Kasapi i sjell Kosovës medaljen e dytë në “Taranto 2026”

Published

on

By

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare ka siguruar podiumin në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë në xhudo në këtë edicion.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në “Taranto 2026”, pas medaljes së artë të fituar nga boksierja Donjeta Sadiku.

Kosova tani pret edhe paraqitjet e tjera në xhudo, ku disa garues kosovarë janë në luftë për medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova pëson tjetër humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës kanë pësuar edhe një humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të premten, në Fasano, Kosova u mposht bindshëm nga Tunizia me rezultatin 38:10.

Hendbollistet kosovare patën vështirësi të mëdha në sulm, duke realizuar vetëm tre gola gjatë 30 minutave të pjesës së parë.

As në pjesën e dytë situata nuk ndryshoi shumë, pasi Kosova, e drejtuar nga përzgjedhësi kroat Nenad Shoshtariq, nuk arriti të rivalizojë me Tunizinë.

Për Kosovën kjo ishte humbja e katërt rresht në Lojërat Mesdhetare.

Angjelina Krasniqi ishte golashënuesja më e mirë e Kosovës me katër gola. Nga dy gola shënuan Elsa Kongjeli dhe Samanda Konjuhaj, ndërsa nga një gol realizuan Vanesa Kastrati dhe Aurea Konjuvca.

Kosova në “Taranto 2026” po paraqitet me një ekip të përbërë kryesisht nga hendbolliste të reja.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, Kosova pësoi humbje 35:20 nga Algjeria. Në duelin e dytë u mposht 40:20 nga Greqia, ndërsa në ndeshjen e tretë humbi 38:21 nga Italia.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, Kosova do ta zhvillojë të dielën nga ora 17:30, kur përballet me Maqedoninë e Veriut.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara