Automobilizëm elektrikë

​Tesla tërheq 435 mijë automjete nga Kina

Tesla tha se do të sigurojë përditësime të softuerit për të rregulluar problemin.

Publikuar

Tesla po tërheq 435 mijë automjete në Kinë pasi prodhuesi amerikan i makinave elektrike po përballet me një problem të dytë teknik brenda një jave në tregun më të madh të makinave në botë.

Tërheqja përfshin më shumë se 142 mijë sedanë Model 3 dhe pothuajse 293 mijë automjete Model Y, të cilat mund të preken nga një problem softueri që ndalon dritat e pasme të automjeteve të ndriçojnë, sipas Administratës Shtetërore të Kinës për Rregullimin e Tregut.

Tesla tha se do të sigurojë përditësime të softuerit për të rregulluar problemin, vuri në dukje mbikëqyrësi kryesor i tregut të Kinës.

Kjo shënon tërheqjen e dytë brenda një jave për Tesla në Kinë pasi kompania njoftoi tërheqjen e më shumë se 67 mijë automjeteve të premten e kaluar, e cila përfshinte automjetet Model S dhe Model X të prodhuara midis 25 shtatorit 2013 dhe 21 nëntorit 2020, pasi sistemet e menaxhimit të baterive lëshuan gabimisht paralajmërime të tilla si “kërkohet mirëmbajtje” dhe “parkim i sigurt” në ekranet e shoferëve.

Tesla gjithashtu kishte tërhequr pothuajse 128 mijë automjete të Model 3 në Kinë në prill për shkak të problemeve gjysmëpërçuese që mund të çonin në përplasje.

Në shtator, Tesla shiti 83 mijë e 135 automjete në Kinë, duke thyer rekordin mujor për fabrikën e kompanisë në Shangai, sipas Shoqatës së Makinave të Pasagjerëve të Kinës.

Automobilizëm elektrikë

Tesla do të lansojë “Robotaxi-n” e saj në muajin gusht

Musk është mburrur prej kohësh për punën që Tesla po bën në sistemet e saj që makinat elektrike të drejtohen vetë.

Publikuar

nga

Elon Musk zbuloi se Tesla do të lansojë “Robotaxi-n” e saj këtë verë. Miliarderi nuk dha më shumë detaje, porse njoftoi se data e lansimit do të jetë 8 gushti. Aksionet e Tesla-s u rritën më shumë se tre për qind në tregje pas postimit.

Musk është mburrur prej kohësh për punën që Tesla po bën në sistemet e saj që makinat elektrike të drejtohen vetë.

Modelet e Tesla-s me FSD (Full Self-Driving) “do të jenë mbinjerëzore në një shkallë të tillë sa do të duket e çuditshme në të ardhmen që njerëzit të ngasin makina, edhe kur janë të rraskapitur dhe të dehur!”, shkroi ai në një postim në X në muajin mars./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Elon Musk konfirmon një makinë të re elektrike Tesla me kosto të ulët

Ai premtoi një sistem revolucionar të prodhimit për makinën që është shumë më i avancuar se çdo sistem tjetër në botë.

Publikuar

nga

Elon Musk ka konfirmuar se një makinë elektrike me kosto të ulët e gjeneratës së ardhshme nga Tesla është në punim dhe mund të mbërrijë në gjysmën e dytë të vitit 2025. Ai premtoi një sistem revolucionar të prodhimit për makinën që është shumë më i avancuar se çdo sistem tjetër në botë.

Ditën e djeshme agjencia e lajmeve Reuters sugjeroi se një makinë e re Tesla crossover me emrin e koduar Redwood po vjen. Raportohet se Tesla ka kërkuar nga furnizuesit që të përgatiten për një volum prodhimi prej 10 mijë makinash në javë.

Në të kaluarën Musk kishte thënë se prodhuesi i makinave elektrike po punon në dy modele të reja të cilat mund të shiten në 5 milionë njësi në vit së bashku.

Makina do të prodhohet në fabrikën e Tesla në Austin dhe sipas Musk teknikat e prodhimit aplikuar mbi të do të jenë shumë të vështira për t’u kopjuar./PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Pse makinat Tesla përplasen më shumë se ato me karburant?

Kryeshefi ekzekutiv i Hertz, Stephen Scherr, vuri në dukje se kostot e riparimit të një automjeti elektrik janë gjithashtu shumë më të larta.

Publikuar

nga

Kompania Hertz kohët e fundit njoftoi se do të shesë 20 mijë makina elektrike nga flota e saj dhe do t’i zëvendësojë me automjete me benzinë. Një arsye që kompania dha ishte se shoferët vazhdonin të përplasnin makinat.

Kryeshefi ekzekutiv i Hertz, Stephen Scherr, vuri në dukje se kostot e riparimit të një automjeti elektrik janë gjithashtu shumë më të larta.

Studiuesit në ‘LexisNexis Risk Solutions’, duke parë të dhënat e sigurimit, kanë zbuluar se, me sa duket, shoferët e makinave me qira nuk janë të vetmit që kanë probleme me mbajtjen e automjeteve elektrike në një copë.

Deklaratat e Scherr u bënë jehonë gjetjeve nga analistë të sigurimeve në LexisNexis, të cilët zbuluan se, kur pronarët e automjeteve kalojnë nga makinat me benzinë në makina elektrike, ata priren të përplasen më shumë.

Drejtuesit gjithashtu priren të përplasen disi më shumë edhe kur kalojnë në automjete me karburant, por rritja është më e theksuar me automjetet elektrike. Frekuenca e dëmeve nga sigurimet rritet me rreth 14.3%, ndërsa ashpërsia e dëmeve ose shuma që duhet paguar rritet me 14.5%, sipas të dhënave.

Rritja e incidenteve është më e larta gjatë vitit të parë ose më shumë pasi drejtuesit marrin automjetin e ri elektrik, por më pas zvogëlohet, sipas LexisNexis, me sa duket pasi njerëzit mësohen të ngasin modelin e ri. Ka shumë më pak problem kur një shofer ndryshon nga një automjet me benzinë në një tjetër me karburant, zbuluan ata./CNN

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Tesla tërheq mbi 1.6 milion makina në Kinë

Modelet që do të tërhiqen janë S, X, 3 dhe Y dhe 7 mijë e 538 automjete të importuara.

Publikuar

nga

Tesla po tërheq më shumë se 1.6 milionë automjete në Kinë për shkak të problemeve me softuerin e drejtimit dhe sistemet e mbylljes së dyerve, thotë rregullatori i vendit. Modelet që do të tërhiqen janë S, X, 3 dhe Y dhe 7 mijë e 538 automjete të importuara.

Problemet do të rregullohen me përditësime në distancë të softuerit, që do të thotë se automjetet nuk do të kenë nevojë të dërgohen në shitore ose garazhe.

Vendimi erdhi më pak se një muaj pasi Tesla tërhoqi dy milionë makina në SHBA për shkak të problemeve të softuerit autopilot./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara