Shëndet

​Të gjitha arsyet pse pelini është i mirë për trupin tonë

Lexoni më poshtë se për çfarë është e mirë kjo pije popullore dhe kur, megjithatë, duhet ta shmangim atë.

Published

on

Menstruacionet e dhimbshme, astma, probleme me stomakun dhe gurët në veshka, dhimbje në kocka dhe muskuj për shkak të qëndrimit ulur – për të gjitha këto probleme shëndetësore, ndihma e parë mund të jetë pelini i ëmbël.

Kjo pije alkoolike e vlefshme na pëlqen më së miri me shtimin e një kubi akulli dhe një fete limoni, dhe karakterizohet nga shija e pasur natyrore e bimëve të ndryshme.

A e dini se pelini nuk ka pasur gjithmonë një reputacion të mirë? Absinthi, një pije halucinogjene me një përqindje të madhe alkooli, përmban pelin për aromën e tij.

Disa variante të kësaj pijeje përmbanin mbi 70 për qind alkool, kështu që njerëzit mund të çmendeshin lehtësisht. Ata mendohej se ishin të çmendur për shkak të pelinit, jo për shkak të përqindjes së madhe të alkoolit, kështu që në një moment të historisë u ndalua.

Edhe pse likeri tradicional është mënyra jonë e preferuar për të konsumuar pelinin, ai vjen në varietete të ndryshme – nga çaji, shurupi dhe tinktura, te vera dhe uji i shpëlarjes, e deri te rakia.

Lexoni më poshtë se për çfarë është e mirë kjo pije popullore dhe kur, megjithatë, duhet ta shmangim atë.

1. Stimulon menstruacionet

Përveçse ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, duhet të përdoret edhe nga gratë që nuk kanë perioda të rregullta.

Megjithatë, nuk duhet të përdoret nga gratë që kanë perioda të rënda, pasi nxit gjakderdhjen.

2. Ndihmon me problemet e stomakut

Shija e hidhur e pelinit përmirëson tretjen dhe përshpejton metabolizmin dhe kur na kapin këto probleme, më së miri do të ishte të përgatisim çaj pelini. Është hidhërimi i kësaj bime që ka përfitimet më të mira shëndetësore sepse stimulon punën e gjëndrave të zorrëve.

3. Ndihmon në humbjen e peshës

Pikërisht për shkak se përmirëson tretjen dhe funksionimin e zorrëve, pelini është një suplement i shkëlqyer për njerëzit që po humbin peshë. Detoksifikimi me çaj pelini ndihmon në trajtimin e obezitetit dhe diabetit, sepse pastron trupin tonë.

4. Ndihmon në dhimbje dhe ënjtje

Ziejeni çajin, lagni garzën me të dhe vendoseni direkt në zonën e dhimbshme.

5. Kundër parazitëve të zorrëve

Një nga përdorimet më të zakonshme të pelinit është heqja e parazitëve të zorrëve. Hulumtimet kanë treguar se ky është një nga ilaçet më të mira kundër krimbave shirit. Për rezultate më të mira, përzieni me arra.

6. Kundër frymëmarrjes së pakëndshme

Pelini është i shkëlqyer për sëmundjet e stomakut, të cilat janë shkaku më i zakonshëm i erës së keqe të gojës. Holloni vajin e pelinit dhe vendoseni në furçën tuaj të dhëmbëve. Pas disa larjeve, pelini duhet të largojë erën e keqe të gojës. Pelini është gjithashtu i shkëlqyeshëm për heqjen e pllakave në gjuhë.

7. Ndihmon me dhimbjen e fytit

Për të lehtësuar dhimbjen e shkaktuar nga dhimbja e fytit, pini çaj pelini dhe bëni gargarë. Përsëriteni procedurën disa herë në ditë dhe do të vini re lehtësim.

Shëndet

Ndërrimi i natës rrit rrezikun e kancerit tek gratë

Published

on

Puna gjatë natës ka qenë prej kohësh e lidhur me shëndetin e dobët. Tani një studim i ri sugjeron se për gratë, puna gjatë kësaj kohe mund të rris rrezikun e kancerit.

Hulumtuesit kanë zbuluar se gratë që punojnë në turnin e natës janë pothuajse pesë herë më të rrezikuara nga kanceri në krahasim me gratë që punojnë gjatë ditës.

Në këtë studim ekspertët kanë gjetur se gratë që punonin gjatë natës ishin më shumë të rrezikuara nga kanceri i gjirit, kanceri i lëkurës dhe kanceri i mushkërive, shkruan Medicalnewstoday,

Bashkautori i hulumtimit, Xuelei Ma, nga Qendra Mjekësore e Kinës Perëndimore dhe kolegët e tij kanë publikuar gjetjet e tyre në revistën “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention”.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se puna gjatë ndërrimit të natës mund të pengojë rëndë ritmin tuaj të qarkullimit.

Ky është orari kur rregullohen proceset fiziologjike të trupit gjatë një cikli 24 orësh. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A janë ëmbëlsuesit “natyralë” më të shëndetshëm se sheqeri i bardhë?

Published

on

Shumë njerëz përpiqen të kufizojnë konsumin e sheqerit, por heqja dorë nga ëmbëlsirat nuk është e lehtë.

Një pyetje e shpeshtë që shtrohet është nëse ëmbëlsuesit e ashtuquajtur “natyralë” – si mjalti, shurupi i panjës apo ai i agaves – janë më të mirë për shëndetin sesa sheqeri i bardhë.

Sipas ekspertëve të ushqyerjes, përgjigjja është “jo plotësisht”, shkruan The New York Times.

“Trupi nuk e dallon nëse sheqeri vjen nga mjalti, sheqeri i tryezës apo shurupi i agaves. Ai e shpërbën në të njëjtat molekula”, shpjegon Karen Della Corte, profesoreshë e shkencës ushqimore në Universitetin Brigham Young në Utah.

Pse sheqeri i tepërt është i dëmshëm?

Sheqeri në mollë dhe ai në një çokollatë përbëhen nga glukozë dhe fruktozë, por trupi i përpunon ndryshe, në varësi të mënyrës si janë “paketuar” në ushqim.

“Kur hani fruta ose perime të plota, fibrat që ato përmbajnë ngadalësojnë tretjen dhe ndihmojnë në parandalimin e ngritjeve të menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak,” shpjegon Kimber Stanhope, hulumtuese në Universitetin e Kalifornisë.

Por në rastin e sheqernave të shtuara, si sheqeri i rafinuar apo shurupi me përmbajtje të lartë fruktoze, përbërësit hyjnë menjëherë në gjak, duke shkaktuar rritje të shpejtë të nivelit të glukozës.

“E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me lëngjet e frutave, edhe kur nuk kanë sheqer të shtuar, gjatë përpunimit humbet fibra mbrojtëse,” shton Della Corte.

Këto ngritje të përsëritura të sheqerit çon në rezistencë ndaj insulinës, e cila zhvillohet në diabet të tipit 2. Sipas Robert Lustig, endokrinolog në Universitetin e Kalifornisë “sheqeri i tepërt shndërrohet në yndyrë nga mëlçia, duke rritur rrezikun për sëmundje kronike të mëlçisë dhe për atak në zemër”.

Autoritetet shëndetësore amerikane rekomandojnë jo më shumë se 50 gramë sheqer të shtuar në ditë, ndërsa Shoqata Amerikane e Zemrës vendos kufij edhe më të rreptë: 36 gramë për burrat dhe 25 gramë për gratë.

A janë ëmbëlsuesit “natyralë” më të mirë?

Megjithëse mjalti, shurupi i panjës apo ai i agaves promovohen si alternativa “më të shëndetshme”, në thelb ato janë sheqerna të shtuar dhe mund të jenë po aq të dëmshëm kur konsumohen në sasi të mëdha.

“Shumica e studimeve që pretendojnë se këto ëmbëlsues janë më të mirë janë të financuara nga vetë industria,” thekson Stanhope.

Më 2024, një studim i financuar nga industria e shurupit të panjës pretendonte se kishte përfitime për shëndetin e zemrës e kontrollin e sheqerit në gjak – por rezultatet u kritikuan për ekzagjerim. Një studim tjetër i vitit 2015, megjithëse i financuar nga industria e mjaltit, përfshiu 55 të rritur që konsumuan për dy javë pije me 50 gramë sheqer në forma të ndryshme: mjaltë, sheqer të bardhë dhe shurup fruktoze.

Rezultatet treguan asnjë ndryshim të dukshëm në nivelet e sheqerit në gjak, yndyrave apo inflamacionit. “Ky studim sugjeron se mjalti nuk është as më i mirë, as më i keq se sheqeri i zakonshëm,” përfundon Stanhope.

Po ëmbëltuesit artificialë?

Nëse mendoni të kaloni te ëmbëltuesit pa kalori, si aspartami, sukraloza (Splenda) apo stevia dhe monk fruit, ekspertët theksojnë se studimet janë ende të paqarta. Shkencëtarët shqyrtojnë nëse këto produkte ndikojnë negativisht në metabolizëm dhe mikrobet e zorrëve, por përfundimet mbeten të paqarta.

Kur ju kap dëshira për diçka të ëmbël, zgjidhni fruta natyrale – si boronicat, mollët apo patatet e ëmbla të pjekura.

“Nëse kjo nuk ju mjafton, pak ëmbëlsi – për shembull, pak mjaltë mbi copa molle – është në rregull,” këshillojnë specialistët.

Edhe çokollata e zezë mund të jetë një zgjedhje më e mirë, pasi zakonisht përmban më pak sheqer të shtuar se çokollata e qumështit. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Tension i lartë? Ja metodat natyrale që ndihmojnë

Published

on

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.

Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem shqetësues duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente që shoqërohen me efekte anësore.

Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.

Lëng Limoni

Ujë

Një limon

Shtrydheni lëngun e limonit në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes para se të hani ushqim. Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Hudhër

Përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut e largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi. Ato stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët. Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes para se të hani ushqim.

Uthull Molle dhe Sodë Buke

Ujë

Një majë luge çaji me sodë buke

Një lugë gjelle me uthull molle

Uthulla e mollës përmban sminerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalciumi. Ato janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.

Përzieni një lugë gjelle me uthull, majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë. Konsumoni dy herë në ditë për rezultate më të mira. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Dy filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun e Parkinsonit

Published

on

Deri më sot janë kryer të paktën 19 studime që kanë hetuar rolin e kafesë në sëmundjen e Parkinsonit. Rezultatet tregojnë se konsumimi i rregullt i kafesë mund të ulë rrezikun për zhvillimin e Parkinsonit me rreth një të tretën.

Përbërësi që bën ndryshimin është kafeina. Kjo shpjegon pse edhe çaji, që përmban kafeinë, ka efekte mbrojtëse, ndërsa kafeja pa kafeinë nuk ka treguar të njëjtat përfitime.

Ashtu si fitoushqyesit që gjenden në frutat e pyllit, edhe kafeina ka veti neuro-mbrojtëse. Ajo ndihmon në mbrojtjen e qelizave nervore nga dëmtimet që shkaktohen nga pesticidet dhe neurotoksinat e tjera.

Si ndikon kafeja te pacientët me Parkinson?

Në një studim, pacientëve me Parkinson iu dha kafeinë në sasi të barabartë me dy filxhanë kafe në ditë (ose 4 filxhanë çaji të zi a 8 filxhanë çaji jeshil).

Pas vetëm tre javësh, u vunë re përmirësime të dukshme në gjendjen e tyre. Duke qenë se një filxhan kafeje është i lirë dhe i lehtë për t’u konsumuar, kompanitë farmaceutike kanë tentuar ta shndërrojnë kafeinën në ilaçe eksperimentale, si preladenanti dhe istradefilina.

Megjithatë, këto barna nuk kanë dhënë rezultate më të mira se vetë kafeja, e cila mbetet zgjidhje më natyrale, më e lirë dhe më e sigurt. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara