Aktualitet

​Talat Xhaferi i mbijeton mocionit të mosbesimit

Deputetët e BDI-së dhe të Lidhjes Social Demokrate mbrojtën Xhaferin dhe akuzuan opozitën

Published

on

Mocioni i mosbesimit ndaj kreut të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i iniciuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE, nuk ka kaluar. Parlamenti i shtetit fqinj zhvilloi punimet deri pak para mesnatës me debate pozitë-opozitë për punën e Xhaferit.

43 deputetë votuan “pro” mocionit ndërsa 61 të tjerë votuan “kundër” duke bërë që mocioni të mos kalojë.

Opozita akuzoi Xhaferin se ka për sjellje të pahijshme dhe shkelje të procedurave të Rregullores së punës së Kuvendit. Mocioni ishte ngritur pas pretendimeve të opozitës se Xhaferi kishte mbyllur me çelës dyert e sallës së seancës duke i mbajtur deputetët brenda pa dëshirën e tyre.

Thoni se deshët që t’i numëroni deputetët, kjo nuk është e saktë, shërbimet i numërojnë të punësuarit sipas nenit 95 paragrafi 4 dhe kjo nuk është e kontestueshme që ta bëni dhe e bëni rregullisht. Por shërbimet e sigurisë e mbyllin derën por jo sipas kësaj procedure siç bëni ju. Kjo është vepër penal”, tha koordinatori i VMRO-DPMNE-së deklaroi Nikolla Micevski.

Xhaferi tha se një gjë të tillë e lejon ligji kur bëhet konstatimi i kuorumit.

Shërbimi e ka për detyrë ta bëjë punën e vet në mënyrë të ndërgjegjshme. Nëse i kam mbyllur dyert sipas Rregullores, le të konstatohet gjendja faktike, sepse ashtu është procedura. Për dallim prej dikujt tjetër, unë nuk i kam hapur dyert duke e ekspozuar jetën e njerëzve”, tha Xhaferi duke kujtuar incidentin e vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Më pas, Xhaferi u akuzua se ka fyer punonjësit e Kuvendit si dhe nuk ndërmori veprime për të hequr deputetin e BDI, Arbër Ademi, si kryetar i Komisionit për Çështje Evropuiane pas një momenti tensioni në një nga mbledhjet e këtij komisioni.

Por, deputetët e BDI-së dhe të Lidhjes Social Demokrate mbrojtën Xhaferin dhe akuzuan opozitën se po tenton të krijojë situata tensioni të panevojshme në vend.

Xhaferi, gjatë gjithë seancës, ishte ulur në vendin e deputetit ndërsa seanca u drejtua nga zëvendësi i tij Goran Misovski.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara