Lajmet

​Tahiri: Vushtrria nuk mund të kthehet prapa, kur udhëhiqej nga disa persona

Xhafer Tahiri në garën e balotazhit kësaj të diele do të garojë me Ferit Idrizin e PDK-së.

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka premtuar zhvillim dhe punësim për të rinjtë dhe gratë në katërvjeçarin e ardhshëm në krye të Vushtrrisë.

Në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Tahiri, i cili është kryetar aktual i Vushtrrisë, tha se ky qytet nuk mund të kthehet prapa.

“Kemi sjell në katër vjet ujin, kemi i larguar mbeturinat, kemi ndërtuar çerdhe dhe shkolla. Kemi ndërtuar sheshin, kemi ndërtuar rrugë dhe kanalizime. Mbi të gjitha, kemi ndërtuar një qeverisje të mirë që është vlerësuar nga të gjithë. Të dashur qytetarë gjitha zotimet i kam realizuar me përkushtim… Projekti për Vushtrrinë sjell zhvillim dhe punësim për të rinjtë, gratë dhe të gjithë pa dallim. Në qendër të programit tonë kemi vendosur punësimin e grave…Vushtrria nuk mund të kthehet prapa, kur udhëhiqej nga disa persona, Vushtrria u takon juve”, tha ai.

Në tubimin elektoral në hapje të fushatës zgjedhore, Tahiri i dha mbështetje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai tha se Tahiri ka përmbushur gjitha premtimet dhe transformimi që ka nisur në vitin 2017 nuk mund të kthehet prapa.

“Përkushtim i tij është shndërruar në shembull për të gjithë, dëshmitar të punës së tij jeni ju qytetarë të Vushtrrisë. Katër vjet më parë Xhafa e filloi transformimin e Vushtrrisë, nuk ka kthim prapa… Sot LDK është partia më numrin më të madh të asamblistëve në nivel vendi”, tha ai.

Përkrahje për Tahirin shprehu edhe miku i tij, Gerti Bogdani nga PD-ja e Shqipërisë. Xhafer Tahiri në garën e balotazhit kësaj të diele do të garojë me Ferit Idrizin e PDK-së.

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fillon tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të vendit.

Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725”, tha KQZ./EO

Continue Reading

Lajmet

Caktohet prokurori i ri për rastin e fletëvotimeve në Mitrovicë

Published

on

By

Sahit Tmava nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është caktuar si prokuror përgjegjës për hetimin e rastit të fletëvotimeve në këtë qytet, shkruan Ekonomia Online.

Deri më tani, rastin e ka trajtuar prokurori Shpejtim Peci, por ai tashmë është zëvendësuar nga Sahit Tmava nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Dardanët kryejnë stërvitjen e dytë për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë si dhe Zvicrës.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me intensitet të lartë dhe përkushtim maksimal.

Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari kanë kryer rigjenerim pas angazhimeve të fundit me klubet e tyre, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka vijuar me ushtrime tekniko-taktike.

Atmosfera në kampin e Dardanëve raportohet të jetë shumë pozitive, me lojtarët që shfaqin motivim dhe besim të lartë për rezultat pozitiv në përballjet e ardhshme kualifikuese./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara