Lajmet

​Tahiri: Anulimi i seancës i qëllimshëm për t’i ikur përgjegjësisë të skandalit Zdravo

Tahiri tha se Kosova falë kësaj qeverie dhe kësaj mazhorance, është më e dobët në rrafshin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm.

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dështimin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës e konsideron si veprim të qëllimshëm nga ana e mazhorancës, vetëm për t’i ikur përgjegjësisë për skandalin Zdravo.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se Kosova falë kësaj qeverie dhe kësaj mazhorance, është më e dobët në rrafshin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm.

“Sot jeni dëshmitarë të anulimit të qëllimshëm të një seance vetëm e vetëm me i ik përgjegjësisë të skandalit Zdravo që tash e ka edhe një mbiemër zejtin, me i ik ballafaqimit dhe debatit për dështimet e një pas njëshme dhe me i ik zotimeve dhe miratimeve që i kemi pas për disa marrëveshje ndërkombëtare që kemi konfirmuar që kemi me dhënë votën…. Kosova fal kësaj qeveri e kësaj mazhorance është më e dobët në rrafshin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Në rrafshin e jashtëm kudo që e kanë prekur e kanë dëmtuar dhe dobësuar…..Ky sension në jetën parlamentare do të jetë në histori për dy veprime më të çuditshme që ekzistojnë veprimi i parë është provokimi i dhunës nuk ka ndodh një ministër apo anëtar kabineti me shkua me provua dhunën se si është provokuar na e kanë qit faqen e zezë në krejt botën. Është e vërtet është hedhë uji, por uji është hedhë edhe në komisione edhe më përpara por jo deri në atë stad. Në histori do të mbahet mend për tri seanca të jashtëzakonshme e ne në luftë nuk jemi, jemi në një konflikt në veri, por nuk kemi fol për atë kemi fol për ligjin për zyrtarë publikë se si me kap shtetin, kemi fol për kontrabandimin anti-kushtetues të ligjit për pensione dhe ligjin për tatimin në pronë”, tha ai.

Deputeti i AAK-së u shpreh se në pushim po shkojnë të brengosur për gjendjen për të cilën ndodhet vendi.

“Po shkojmë në pushim jo për të pushuar, por po shkojmë me të vërtetë në pushim të brengosur ku është sot Kosova, sot Kosova është e sanksionuar prej miqve tanë sot Kosova është me masa të rrepta në rrugën e saj për integrim euro-atlantik dhe sot Kosova është pa shpresë, dhe sot Kosova është me një qeveri që ditë për ditë ka afera politike, ka afera ligjore, ka afera kushtetuese dhe mbi të gjitha ka afera korruptive e skandale. Ballafaqimi me të vërtetën gjithmonë dhembë. Sot u pa se kjo shumicë nuk është e denjt me na udhëheqë dhe me qenë në këtë vend. Mocioni, shkarkimi i kësaj qeverie sepse nuk dorëhiqen, nuk dorëhiqet Albin Kurti se thojke me gjipa të zi e në fakt gjipave të zi nuk po i zbret hiq nuk i tregon policisë hiq vetëm iu thotë 5 minuta përpara po shkojmë”, tha ai.

Gjatë kësaj konference për medie, Besnik Tahiri nga AAK konsideron se në shtator do t’i sigurojnë numrat për rrëzim të kësaj qeverie.

“Mendoj se kjo gatishmëri do të jetësohet në shtator dhe pastaj përmes mocionit ta shkarkojmë. Unë dyshoj se Albin Kurti do të dorëhiqet sepse është duke iu pëlqyer pushteti. Janë duke u kënaqur në fuqi dhe pushtet, po iu pëlqen zyrja, veturat, air kondicioner, stafi, privilegjet, paret tona”, theksoi.

Edhe deputeti tjerë nga Aleanca, Bekë Berisha tha se skandali siç e quajti ai i “Zejtinit”, tregon vetëm mendësinë e Qeverisë Kurti.

“Rasti i zejtinit apo vajit skandali i fundit tregon mendësinë e kësaj qeverie, e dini sa është akuzuar një qeveri më përpara duke thënë se janë harxhuar rezervat shtetërore, në fakt ato janë zëvendësuar me artikuj tjerë me afat….Sa herë t’i shihni duke e zgjatur gishtin për çështjen e caktuara, hulumtoni se keni me i gjet duku vjedh bash për atë punë”, theksoi ai.

Në mungesë të kuorumit seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është mbyllur, dhe kjo ngjalli pakënaqësi tek grupet parlamentare opozitare.

Kjo ishte seanca e fundit për sesionin pranveror, nga sot Kuvendi i Kosovës shkon në pushim deri në shtator. 

lajme

FIFA flet pas triumfit të Kosovës: Një hap larg Kupës së Botës

Published

on

By

Fitorja spektakolare e Kosovës ndaj Sllovakisë me rezultat 4-3 nuk ka kaluar pa u vënë re as në skenën ndërkombëtare, teksa edhe vetë FIFA ka reaguar pas ndeshjes, duke e cilësuar Kombëtaren e Kosovës vetëm një hap larg kualifikimit për Kupën e Botës.
Në një postim zyrtar, FIFA theksoi se “është vetëm edhe një hap për Kosovën drejt Botërorit”, duke e shoqëruar mesazhin me imazhe nga festa e lojtarëve pas një ndeshjeje dramatike.

Kosova arriti këtë fitore pas një përballjeje të vështirë, ku Sllovakia e nisi më mirë dhe mori epërsinë, duke e vendosur në presion ekipin kosovar. Megjithatë, “Dardanët” reaguan me karakter, duke barazuar dhe më pas duke përmbysur rezultatin në pjesën e dytë me një lojë të organizuar dhe efikase në sulm. Edhe pse vendasit tentuan të rikthehen në fund dhe e bënë rezultatin të ngushtë, Kosova arriti ta menaxhojë avantazhin dhe të sigurojë një fitore shumë të rëndësishme.

Ky triumf jo vetëm që i mban gjallë shpresat për kualifikim, por e vendos Kosovën shumë pranë një arritjeje historike në arenën ndërkombëtare. Tashmë, gjithë vëmendja është te sfida e radhës ndaj Turqisë, një ndeshje që mund të vulosë fatin e Kosovës dhe ta dërgojë drejt Botërorit, aty ku do të ishte një moment historik për futbollin kosovar.

Continue Reading

Aktualitet

Kosova përmbys Sllovakinë në një dramë të çmendur, tani gjithçka vendoset ndaj Turqisë

Published

on

By

Kosova ka marrë një fitore të madhe dhe plot emocion ndaj Sllovakisë me rezultat 4-3, në një ndeshje ku “Dardanët” treguan karakter dhe kthyen gjithçka në favorin e tyre pas një nisjeje të vështirë.

Vendasit e filluan më mirë takimin dhe kaluan të parët në epërsi, duke goditur herët dhe duke marrë kontrollin e lojës, ndërsa para pushimit arritën ta rikthejnë avantazhin edhe një herë pas barazimit të Kosovës.

Megjithatë, pjesa e dytë foli krejtësisht për Kosovën. Ekipi reagoi fuqishëm, barazoi shpejt rezultatin dhe më pas mori kontrollin e ndeshjes duke realizuar dy gola të tjerë që e çuan drejt një epërsie të rëndësishme. Kur u duk se gjithçka po mbyllej qetë, Sllovakia ngushtoi rezultatin në fund dhe rihapi dramën, por Kosova arriti ta ruajë avantazhin dhe të dalë me një fitore të madhe.

Ky triumf i jep një shtysë të fortë Kosovës në garën për kualifikim, ndërsa tani vëmendja kalon te sfida e radhës ndaj Turqisë, një përballje që pritet të jetë vendimtare për ëndrrën e “Dardanëve” drejt Botërorit.

Continue Reading

Vendi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të moshuari që u gjet pa shenja jete në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një burri rreth 70-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në rrugën “Edit Durham” në Prizren, saktësisht pranë banesave të ish-TMK-së.

Sipas njoftimit zyrtar, mjekët ligjorë kanë konstatuar se vdekja ka ndodhur rreth 2-3 orë para mbërritjes së ekipeve në vendngjarje.

“Patrulla policore, së bashku me ekipin kujdestar të hetuesisë dhe ekipin e krim-teknikës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, i cili gjendet tek banesat e ish TMK-së. Sipas informatave fillestare viktima është mashkull i moshuar, rreth 70 vjeçar, ende i paidentifikuar. Ekipi i Urgjencës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë të paktën 2–3 orë para mbërritjes së mjekëve. Nuk janë vërejtur shenja të një vdekjeje të dhunshme”, thuhet në njoftimin policor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e krim-teknikës dhe prokurori i shtetit, i cili e ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia u bën thirrje të gjithë atyre që mund të kenë informacione mbi identitetin e viktimës të lajmërohen në stacionin më të afërt ose të telefonojnë në numrin emergjent 192.

 

Continue Reading

Lajmet

Izraeli raporton vrasjen e komandantit të marinës iraniane

Published

on

By

Izraeli thotë se ka vrarë shefin e marinës së Iranit, i cili mbikëqyrte bllokadën e Ngushticës së Hormuzit.

Alireza Tangsiri u emërua komandant i Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në vitin 2018, ndërsa më parë kishte shërbyer si zëvendëskomandant i kësaj marine që nga viti 2010.

Një llogari në rrjetin social X, që i atribuohet atij, ka qenë aktive që nga 10 marsi i këtij viti, me mediat iraniane që citonin postimet e tij. Në këto postime, ai kishte shkruar disa herë për Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se “asnjë anije e lidhur me agresorët kundër Iranit nuk ka të drejtë të kalojë”.

Tangsiri njihej si një komandant i ashpër, i cili në të kaluarën kishte bërë deklarata të shumta kundër SHBA-së dhe Izraelit. Në vitin 2019, ai kishte kërcënuar se do të mbyllte Ngushticën e Hormuzit nëse pengoheshin eksportet e naftës së Iranit. Tangsiri u sanksionua nga Thesari i SHBA-së bashkë me komandantë të tjerë të IRGC-së në vitin 2019, pasi Irani rrëzoi një dron vëzhgues amerikan pranë ngushticës./BBC/

Continue Reading

Të kërkuara