Aktualitet

​Sveçla para të diplomuarve: Duhet të jemi vigjilentë në sigurinë e vendit

Published

on

Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt ceremonia e diplomimit të gjeneratës së pestë të studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike, ku janë diplomuar 51 studentë prej të gjitha agjencioneve të sigurisë publike.

Pjesë e kësaj ngjarje ishte ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE, Edward Anderson.

Ministri Sveçla ka thënë se kjo gjeneratë diturinë e fituar do ta përdorë për të rritur vigjilencën në sigurinë e vendit pasi që Serbia është pozicionuar krah Rusisë.

Tash e katër muaj është duke ndodhur një luftë e padrejtë, por edhe e pabarabartë një agresion i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës. Ky është rast ku ne si akterë të sigurisë ballafaqohemi me situata të reja. Është edhe një dëshmi që ne duhet të jemi vigjilentë dhe të përgatitur për çdo situatë të mundshme. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka ndikuar në sigurinë tonë duke marrë parasysh që Serbia është pozicionuar përkrah agresorit dhe në vazhdimësi ka bërë përpjekje për destabilizimin e vendit tonë. Deri tash kemi qenë në nivel të lartë të detyrës”, tha Sveçla.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë para të diplomuarve se janë zotuar si ministri të punojnë më shumë për të krijuar kushte më të mira infrastrukturore në institucionet e sigurisë.

Jam e lumtur që shtetit tonë po i shtohen gjenerata të reja, me qëllim të kontributit dhe angazhimit në kuadër të rendit dhe sigurisë, por edhe sundimit të ligjit, dhe sidomos në një situatë tejet të vështirë për të cilën foli edhe ministri Xhelal Sveçla. Të gjithë bashkë jemi zotuar se do të rrisim kapacitetet tona në siguri, por edhe në drejtësi, dhe duhet të angazhohemi për kushte më të mira të punës brenda institucioneve tona. Shërbyesi korrektues i Kosovës ka një partneritet dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Akademinë për Siguri Publike dhe ne jemi të lumtur ta konfirmojmë këtë edhe sot, pra në këtë ditë të veçantë, të diplomimit të studentëve së gjeneratës së pestë”, ka thënë Haxhiu.

Samedin Mehmeti, drejtor i përgjithshëm në Policinë e Kosovës, u ka thënë të diplomuarve se kjo gjeneratë kanë rol kyç në avancimin e institucioneve të sigurisë.

Zhvillimi dhe avancimi i kuadrove të sigurisë në Institucionet e zbatimit të ligjit me kuadër profesional, ndikon në ndërtimin e Institucioneve kredibile, llogari dhënëse dhe demokratike e që është edhe vizioni ynë për të ardhmen më të mirë dhe më të sigurt. Edukimi dhe trajnimi kanë rol të rëndësishëm sidomos, me formësimin në kuadër profesional në mënyrë që të kemi zhvillim institucional, ashtu siç e përmendi edhe ministri Sveçla jemi para sfidave të mëdha të sigurisë globale, sigurisë rajonale që natyrisht kanë influencë në vendin tonë”, tha Mehmeti.

Në këtë ceremoni janë ndarë edhe certifikata për dy studentët më të dalluar gjatë periudhës katërvjeçare në të cilën kanë kaluar gjatë studimeve. Qëndresë Ramadani tha se ëndrra e saj ka qenë të bëhet police derisa i ka kujtuar momentet më të mira në Akademi.

Grupi ynë ka qenë më i miri prej vitit të parë, sepse kishte personalitete të ndryshme, përfituam e u ngritëm personalisht dhe profesionalisht, do të na mungojnë debatet në klasë, pritja para derës së bufesë dhe çaji që shkon mes miri në Vushtrri. Profesioni i ëndrrave ka qenë gjithmonë policia, dhe prej ditës së parë që kam ardhur në Akademi kam punuar fort që të jap më të mirën nga vetja për t’i shërbyer qytetarëve të vendit tonë”, tha Ramadani.

Në fund të ceremonisë janë ndarë certifikatat për të gjithë të diplomuarit e nivelit bachelor, nga udhëheqësit e institucioneve të sigurisë së vendit.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara