Lajmet

​Superushqimi: Hudhra rrit imunitetin, dhe pak dihet se e kuron këtë virus

Published

on

Për këtë ushqim flitet prej vitesh sepse është i paprekshëm në luftën kundër gripit dhe për forcimin e imunitetit.

Një shtesë dietike e fuqishme që është treguar të jetë veçanërisht e fortë në luftimin e infeksioneve, mbron në mënyrë efektive kundër baktereve patogjene, viruseve dhe parazitëve rezistentë ndaj ilaçeve, dhe është gjithashtu e mirë kundër infeksioneve kërpudhore.

Nutricionistët pohojnë se hudhra ka efektin e saj më të mirë në formë të freskët ose të shtypur. Në formë të gatuar, është më mirë për mbrojtjen e enëve të gjakut.

Ndërsa një erë e fortë mbetet në gojë pas konsumimit të saj, shumë ende preferojnë ta marrin në formë pluhuri. Madje përdoret në dermatologji dhe për të përmirësuar rritjen e flokëve, mund ta gjejmë në preparatet kozmetike.

Efektive dhe kundër plakjes, e kombinuar me përsosmërinë më të madhe natyrore, mjaltë. Sidoqoftë, dihet më pak se ky super ushqim është një aleat ideal në luftën kundër herpesit dhe kandidisë.

Për herpesin, pastroni një thelb hudhër, priteni përgjysmë dhe fërkojeni zonën e problemit 2 deri 3 herë në ditë. Në rast të kandidisë, do të ishte mirë të konsumoni dy thelpinj të freskët të hudhrës me ndonjë pjatë kryesore në ditë.

Lajmet

Gastroenterologjia në United Hospital, standarde moderne për diagnostikim të hershëm dhe trajtim profesional të sëmundjeve të sistemit tretës

Published

on

Diagnostikimi i hershëm mbetet çelësi i suksesit në trajtimin e sëmundjeve të sistemit tretës, ndërsa Departamenti i Gastroenterologjisë në United Hospital po ofron shërbime të avancuara diagnostike dhe terapeutike, të mbështetura në teknologjinë më bashkëkohore dhe protokollet ndërkombëtare të mjekësisë.

United Hospital, nën drejtimin e Edmond Hajrizit, një prej emrave më të njohur në fushën akademike dhe të inovacionit teknologjik në Kosovë, po konsolidohet si një nga institucionet më moderne të kujdesit shëndetësor në vend. Vizioni i tij për të ndërthurur teknologjinë më bashkëkohore me ekspertizën mjekësore ka krijuar një model të ri të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, të bazuar në cilësi, siguri dhe standarde ndërkombëtare.

Kontributi i Hajrizit në zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit është reflektuar edhe në modernizimin e infrastrukturës mjekësore të United Hospital, ku investimet në pajisje të avancuara diagnostike, trajtime moderne dhe staf të specializuar kanë ngritur ndjeshëm nivelin e shërbimeve që u ofrohen pacientëve.

Me shëndetin e qytetarëve të Kosovës si prioritet kryesor, United Hospital synon të ofrojë diagnostikim të saktë, trajtim cilësor dhe kujdes të integruar, duke krijuar kushte që gjithnjë e më shumë pacientë të gjejnë brenda vendit shërbimet mjekësore për të cilat dikur orientoheshin drejt klinikave jashtë Kosovës. Përkushtimi ndaj inovacionit, profesionalizmit dhe investimeve të vazhdueshme e pozicionon këtë institucion si një nga qendrat më perspektive të mjekësisë moderne në vend dhe në rajon.

Ndryshe nën kujdesin e Dr. Valon Hamzës, specialist i gastroenterologjisë, pacientëve u ofrohen ekzaminime të specializuara për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të stomakut, zorrëve, ezofagut dhe mëlçisë. Përmes pajisjeve moderne dhe metodave endoskopike të avancuara, realizohen kontrolle të detajuara që mundësojnë zbulimin e hershëm të patologjive dhe ndërhyrjen në kohë.

Shërbimet e departamentit përfshijnë vizita specialistike gastrohepatologjike, ekografi të abdomenit, gastroskopi dhe kolonoskopi diagnostike e terapeutike, si dhe procedura endoskopike për largimin e polipeve (polipektomi), ndalimin e gjakderdhjeve të brendshme dhe marrjen e biopsisë për analiza histopatologjike.

Sipas specialistëve të këtij departamenti, simptoma si dhimbjet e vazhdueshme të barkut, urthi, fryrja, çrregullimet e tretjes, gjakderdhjet ose ndryshimet në funksionimin e zorrëve nuk duhet të neglizhohen, pasi diagnostikimi i hershëm rrit ndjeshëm mundësitë për trajtim të suksesshëm dhe parandalon komplikimet serioze.

Përveç shërbimeve diagnostike dhe terapeutike, United Hospital ka përgatitur edhe pako të veçanta gastroenterologjike, duke përfshirë paketën e kontrollit me analiza laboratorike, paketën e kontrollit specialistik, si dhe gastroskopinë dhe kolonoskopinë me sedacion, me qëllim që pacientët të kenë qasje më të lehtë në kontrollet parandaluese.

Me staf të specializuar, pajisje të teknologjisë së fundit dhe përkushtim ndaj standardeve më të larta të kujdesit shëndetësor, Departamenti i Gastroenterologjisë në United Hospital synon të ofrojë diagnostikim të saktë, trajtim profesional dhe kujdes të vazhdueshëm për shëndetin e sistemit tretës, duke e vendosur pacientin në qendër të çdo shërbimi mjekësor./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Nis edicioni i 14-të i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë, fokusi te qytetet në kohë krizash

Published

on

Edicioni i 14-të i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë (KAF) do të nisë të hënën, më 6 korrik, duke sjellë një program të pasur me ligjërata, punëtori dhe diskutime mbi sfidat e arkitekturës dhe urbanizmit në kohë krizash globale.

Tema e sivjetme e festivalit është “The City After – Design in an Age of Crises” (“Qyteti Pas – Dizajni në Kohë të Krizës”), e cila synon të nxisë debat mbi rolin e arkitekturës dhe dizajnit në periudha të pasigurisë, konflikteve dhe transformimeve të mëdha shoqërore.

Në kuadër të programit do të organizohen 13 ligjërata publike, tri punëtori me fokus në territoret palestineze, si dhe tri turne arkitektonike.

Për herë të parë, festivali ka hapur edhe një program bursash për arkitektë të rinj nga Palestina, të cilët do t’i bashkohen aktiviteteve duke udhëhequr punëtori dhe duke mbajtur ligjërata publike.

Sipas organizatorëve, tema e këtij viti trajton ndikimin e luftërave, krizave klimatike, paqëndrueshmërisë ekonomike, migrimit të detyruar dhe trazirave politike në zhvillimin e qyteteve, duke sfiduar profesionistët dhe qytetarët të reflektojnë mbi mënyrat e rindërtimit pas krizave.

“Në vend të kësaj, rindërtimi duhet të përballet me pyetje më të thella në lidhje me drejtësinë, qëndrueshmërinë, kujtesën dhe të ardhmen e jetës kolektive”, thuhet në deklaratën programore të festivalit.

Përmes ligjëratave, punëtorive, ekspozitave dhe diskutimeve publike, KAF 2026 synon të krijojë një platformë ndërkombëtare dialogu mbi mënyrën se si arkitektura dhe dizajni mund t’u përgjigjen sfidave të kohës, duke kontribuar në ndërtimin e qyteteve më të drejta, më të qëndrueshme dhe më shpresëdhënëse./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Grabitje spektakolare në Francë, vidhen bizhuteri kristali me vlerë 4 milionë euro nga Muzeu Lalique

Published

on

Muzeu i prodhuesit të njohur francez të qelqit luksoz Lalique, në verilindje të Francës, është grabitur nga persona të maskuar, të cilët kanë vjedhur bizhuteri kristali me vlerë rreth 4 milionë euro.

Sipas raportimeve, autorët hynë me forcë në muze, thyen gjashtë vitrina ekspozimi dhe u larguan me 20 bizhuteri kristali. Pas incidentit, muzeu do të qëndrojë i mbyllur për disa ditë, derisa të përfundojnë vlerësimet e dëmeve dhe të forcohen masat e sigurisë.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, drejtuesit e muzeut konfirmuan se xhandarmëria ndërhyri menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve janë duke vazhduar.

Kryetari i bashkisë së Wingen-sur-Moder, Christian Dorschner, tha se grabitësit dukeshin të mirëinformuar, pasi iu drejtuan menjëherë koleksionit të bizhuterive. Sipas tij, sistemi i alarmit funksionoi normalisht, por kompania private e sigurisë nuk e njoftoi menjëherë policinë.

Autoritetet po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa hetimi është marrë përsipër nga njësia e hetimeve kriminale e xhandarmërisë së Bas-Rhin.

Mediat franceze raportojnë se muzeu ishte vendosur nën mbikëqyrje të shtuar pas grabitjes së bujshme në Muzeun e Luvrit në tetor 2025, ku u vodhën bizhuteri dhe objekte të çmuara me vlerë rreth 102 milionë dollarë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Operacion ndërkombëtar: Sekuestrohen asete në vlerë prej 1 milion eurosh në Prishtinë për pastrim parash

Published

on

By

Policia e Kosovës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale, ka realizuar një operacion të gjerë në Prishtinë, ku janë konfiskuar asete në vlerë prej rreth një milion eurosh. Ky aksion është ndërmarrë në kuadër të një hetimi të madh ndërkombëtar që ndërlidhet me një rrjet të pastrimit të parave të cilat rridhnin nga trafikimi i drogës.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një hetim mbi pastrimin transnacional të të ardhurave të nxjerra nga aktivitete kriminale. Ky operacion është realizuar fillimisht nga autoritetet italiane dhe franceze, i koordinuar nga agjencitë evropiane Europol dhe Eurojust, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës.

Lidhur me detajet e këtij aksioni, vlerën e saktë të pronave dhe parave të sekuestruara, si dhe për personat e përfshirë, autoritetet kanë paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sot në orën 14:30. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara