Lajmet

​Subvencioni 75 milionësh për rrymën, Murati tregon se ku do t’i marrin mjetet

Sipas tij këto para do të sigurohen nga mjetet e kontigjencës ose nga Pakoja e ringjalljes ekonomike.

Published

on

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave ende nuk ka vendosur se prej cilit kod buxhetor do t’i sigurojë mjetet e zotuara prej 75 milionë eurosh për subvencionimin e tarifave të shtrenjtuara për rrymën e shpenzuar deri në 600 kWH. 

I pyetur nga KosovaPress, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka dhënë detaje se ku do t’i gjejë Qeveria mjetet prej 75 milionë eurove për subvencionimin e rrymës për qytetarët dhe bizneset.

Ministri Murati theksoi se nuk kanë planifikuar mjete buxhetore për krizën energjetike me buxhetin e vitit 2022, mirëpo sipas tij këto para do të sigurohen nga mjetet e kontigjencës ose nga Pakoja e ringjalljes ekonomike.

“Kjo është një situatë emergjente dhe nuk është se kemi mundur ta parashohim një shumë të tillë në buxhetin të cilin e kemi dorëzuar në Kuvend në fund të tetorit. Mjetet duhet t’i sigurojmë, sepse ka linja buxhetore të kontigjencës, ka linja edhe nga Pako e ringjalljes ekonomike, sepse duhet pasur parasysh se mbështetja për të pasur furnizim të rregullt nënkupton edhe mbarëvajtje të ekonomisë në një formë. Në anën tjetër, nëse kthehen reduktimet ose çmimi shtrenjtohet në nivel të papërballueshëm kjo shkakton probleme zinxhirë edhe në ekonominë e vendit”, ka thënë Murati.

Murati, në një konferencë për media ngriti çështjen e mosmiratimit të marrëveshjes ndërkombëtare, për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në vend.

Për marrëveshjen rreth 47 milionë euro, ministri Murati theksoi se sot pasdite do të realizojnë një takim virtual me drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore për mundësinë, siç tha ai, të vazhdimit tutje të kësaj marrëveshjeje.

“Sa i përket hapave të radhës, normalisht që kjo nuk është sinjal i mirë në raport me bashkëpunëtorët tanë, sidomos me Bankën Botërore. Megjithatë unë sot kam caktuar një takim në orën 16:00 që të kemi një takim virtual me drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore për rajonin në mënyrë që të shohim se a mund të ripërsëritim apo si mund të vazhdojmë tutje për shkak se bëhet fjalë edhe për afate kohore të cilat duhet t’i respektojmë… Nëse nuk miratohet marrëveshja e tillë deri në qershor, fondet skadojnë dhe mbesin të pashfrytëzuara”, tha ai.

Ai tha se rrëzimi i marrëveshjes ndërkombëtare nga LDK-ja ishte i papritur.

“Për mua ishte një veprim i papritur, për rrëzimin e marrëveshjes financiare ndërkombëtare për reformimin e sistemit të asistencës sociale. Dhe kjo marrëveshje u rrëzua për shkak se Grupi Parlamentar i LDK-së votoi kundër. Në të kaluarën ka pasur raste që grupet parlamentare s’kanë marrë pjesë fare në votim për të mos e mundësuar formimin e kuorumit dhe kësisoj marrëveshjet janë shtyrë për seancën e radhës, por nuk ka ndodhur asnjë herë që me vota kundër një marrëveshje ndërkombëtare financiare të rrëzohet siç ndodhi sot… U tha që ne kinse i kemi kundërshtuar marrëveshjet e tilla dhe kemi vepruar ngjashëm. Po ashtu u tha që në të kulluarën nuk ka ndodhur asnjë herë që të hyhet në marrëveshje të tilla për të financuar skemat sociale, pra, që të dyja janë të pavërteta”, theksoi Murati.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputetët kanë miratuar pesë marrëveshje të tjera ndërkombëtare. 

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara