Lajmet

​Studimi zbulon se cigaret elektronike kanë rrezik të lartë për shëndetin

Cigaret elektonike i vënë njerëzit në një rrezik më të lartë të zhvillimit të Covid-it të rëndë, ka zbuluar një studim.

Published

on

Shumë njerëz besojnë se mënyra më e mirë për të lënë duhanin është kalimi në cigare elektronike. Megjithëse kjo ide është bërë e popullarizuar vitet e fundit, cigaret elektronike nuk janë një alternativë e sigurt. Rreziku qëndron në përbërësit e nxehtë që mund të përfshijnë një përzierje kimikatesh potencialisht të dëmshme. Gjithashtu, megjithëse e-cigaret nuk përmbajnë duhan , shumë prej tyre përfshijnë nikotinë, e cila vjen nga duhani. Nikotina është një përbërës kimik shumë i varur që mund të ndryshojë mënyrën se si funksionon truri dhe të shkaktojë varësi fizike dhe psikologjike.

Cigaret elektonike i vënë njerëzit në një rrezik më të lartë të zhvillimit të Covid-it të rëndë, ka zbuluar një studim. Përdoruesit e shëndetshëm të cigareve elektronike që u infektuan nga Covid, u zbulua se kishin inflamacion të shtuar të mushkërive, gjë që mund të shkaktonte komplikime të vazhdueshme kardio-vaskulare. Gjetjet vijnë nga një studim në SHBA me 45 jo-duhanpirës, 30 njerëz që përdornin rregullisht cigare elektronike dhe 29 duhanpirës .

Nga studimi u zbulua se personat qe konsumonin rregullisht cigare elektronike apo të tjera të këtij lloji dhe duhanpirësit kishin nivele më të larta të proteinave të plazmës së gjakut që virusit i nevojitej për të mbijetuar.

Studiuesit shtuan se: “cigaret elektronike mund të kenë në rrezik më të lartë për të zhvilluar infeksione dhe çrregullime inflamatore të mushkërive. Cigaret elektronike nuk janë të padëmshme dhe duhet të përdoren vetëm për kohë të shkurtër”.

Lajmet

IKShPK: Në Kosovë janë regjistruar 203 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 16 prill – 11 tetor 2026 janë konfirmuar 203 raste me fruth, prej të cilave 17 raste u regjistruan gjatë javës së fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 95 për qind e personave të prekur janë të pavaksinuar me vaksinën MMR. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, IKShPK ka intensifikuar fushatën e vaksinimit të vonuar (catch-up), me ç’rast gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,265 fëmijë të grupmoshës 2 deri në 5 vjeç.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve të vazhdojnë vaksinimin e rregullt të fëmijëve sipas kalendarit kombëtar, duke e vlerësuar vaksinimin si masën më të sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit publik. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet vetura e të dyshuarit për vrasjen e 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjetur veturën e të dyshuarit për vrasjen e 29-vjeçarit që ndodhi të dielën në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ndërkaq, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje gjendet ende në arrati, teksa njësitë hetimore po vazhdojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në “Warsaw Security Forum 2026”, që po mbahet më 12 dhe 13 tetor në Poloni, ku do të diskutohet për të ardhmen e NATO-s, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse evropiane dhe luftën në Ukrainë.

Gjatë këtij forumi ndërkombëtar të sigurisë, i cili bashkon liderë ushtarakë, diplomatë e përfaqësues shtetërorë, Maqedonci pritet të zhvillojë takime me homologë e partnerë ndërkombëtarë për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi mblidhet të enjten: Në rend dite zgjedhja e anëtarëve të BQK-së dhe Bordit të RTK-së

Published

on

By

Seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor, me fillim nga ora 10:00.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetarja Albulena Haxhiu.

Në rend të ditës të kësaj seance, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, përfshihen një sërë pikash me rëndësi:

  • Bordi i BQK-së: Zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
  • Bordi i RTK-së: Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera joshumicë).
  • Projektligje dhe komisione: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Përveç caktimit të seancës, Kryesia mori vendim edhe për shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

 

Continue Reading

Të kërkuara